Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku sheh “patriotizëm fals” te VV-ja: Vuk Hamoviqi i merr nga 300 deri në 400 mijë euro në ditë nga Kosova

30/11/2025 - 17:53
në Kryesore, Lajme
A A
Abdixihiku me kritika për Kurtin: Kosova ka ngecur me të
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar për gjashtë vite rezultate “katastrofike”, rritje të çmimeve dhe fatura gjithnjë e më të shtrenjta të energjisë.

Në një deklarim publik, Abdixhiku tha se qytetarët po përballen me çmime të larta, të cilat sipas tij, po shkaktohen nga përfitimet milionëshe të biznesmenit Vuk Hamoviq nga importi i energjisë elektrike.

“Atje Vuk Hamoviçi po përfiton miliona pare të Kosovës prej importit të energjisë elektrike, të cilën këta tentojnë me e fshehë. Edhe dje, edhe sot nga 300 deri në 400 mijë euro në ditë po fitohen. Ky është patriotizmi i tyre fals”, deklaroi ai.

Kreu i LDK-së theksoi se fatin e Kosovës nuk duhet t’u lihet, siç tha ai, atyre që kërkojnë të rrënojnë shtyllat identitare të shtetit. Sipas tij, qytetarët dhe partitë e tjera politike po presin një drejtim të ri nga LDK-ja.

“Populli pret prej LDK-së. Partitë tjera po presin prej LDK-së. Nuk ka parti në Kosovë që s’thotë ‘duam me LDK-në’. Edhe elektorati i tyre po thotë të njëjtën gjë. Nëse po doni kaq shumë me LDK-në, votojeni LDK-në”, tha Abdixhiku.

Duke iu referuar Vetëvendosjes, ai u shpreh se VV përdor fyerje për propagandë, por në prapaskenë, sipas tij, kërkon marrëveshje politike me LDK-në.

“Në publik na akuzojnë se po duam me kthy Serbinë në Kosovë. Kjo është gjuha e tyre e vetme për vitet 2025-2026. Por posa mbaron dita e propagandës, në mbrëmje thonë: ‘hajde LDK-ja me u bë me neve bashkë’”, tha ai.

Abdixhiku i bëri thirrje qytetarëve të votojnë LDK-në në zgjedhjet e 28 dhjetorit, për siç tha, “t’i dhënë fund kësaj qeverisjeje”.

JU REKOMANDOJMË

Netanyahu pas sulmeve iraniane në dy qytete izraelite: Një mbrëmje shumë e vështirë

Netanyahu pas sulmeve iraniane në dy qytete izraelite: Një mbrëmje shumë e vështirë
22/03/2026 - 01:09

Benjamin Netanyahu ka thënë se vendi i tij ka kaluar “një mbrëmje shumë të vështirë” pas sulmeve iraniane ndaj qyteteve Arad dhe Dimona. Dhjetëra persona u plagosën në...

Më shumëDetails

Ambasadori Malaj: Nuk ka asnjë vendim që Gërvalla është shpallur non grata në Shqipëri

Ambasadori Malaj: Nuk ka asnjë vendim që Gërvalla është shpallur non grata në Shqipëri
22/03/2026 - 01:06

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka reaguar për një lajm të qarkulluar së fundmi se ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla është shpallur “non-grata” nga...

Më shumëDetails

‘‘Si me jetu pa ty’’, i vr’ari në Klinë ishte i afërm i ish-deputetes

‘‘Si me jetu pa ty’’, i vr’ari në Klinë ishte i afërm i ish-deputetes
21/03/2026 - 22:47

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Teuta Haxhiu, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Klinë, ku si pasojë e të shtënave me armë...

Më shumëDetails

Orav: Nuk pres refuzim nga Kurti dhe Vuçiq për ftesën e Kaja Kallas – pa dialog s’ka zgjidhje

Orav: Nuk pres refuzim nga Kurti dhe Vuçiq për ftesën e Kaja Kallas – pa dialog s’ka zgjidhje
21/03/2026 - 22:31

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka komentuar edhe dialogun Kosovë – Serbi gjatë një takimi me një grup gazetarësh në Prishtinë në përfundim të misionit...

Më shumëDetails

Gazetari i FAZ nuk i ndahet Kosovës për Bordin e Paqes, kërkon të largohet nga aty si Bullgaria, e quan budallaki anëtarësimin

Gazetari i FAZ nuk i ndahet Kosovës për Bordin e Paqes, kërkon të largohet nga aty si Bullgaria, e quan budallaki anëtarësimin
21/03/2026 - 22:14

Bullgaria është tërhequr nga anëtarësia e Bordit të Paqes, që u themelua pak javë më parë. Rreth kësaj çështjeje, ka reaguar gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens, i...

Më shumëDetails

Tragjedi në Gjakovë, vdes një grua pasi ra në ujë nga Ura e Mogolicës

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
21/03/2026 - 22:00

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte në Gjakovë, ku një grua ka ndërruar jetë pasi që e njëjta, kishte rënë në ujë nga Ura e Mogolicës.Kështu është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    341 Shpërndaje
    Shpërndaje 136 Tweet 85
  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    371 Shpërndaje
    Shpërndaje 148 Tweet 93
  • 3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë