Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidentja Osmani kritikohet për punën pesëvjeçare: S’ishte unifikuese, u bë vartëse e Kurtit

01/12/2025 - 09:12
në Kryesore, Lajme
A A
Maliqi: Që kur Kurti dhe Osmani kanë ardh në pushtet, marëdhëniet me Amerikën nuk janë të mira, skandal!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ambasadorë e politikanë në vend kanë rritur së fundmi tonet kritike ndaj punës pesëvjeçare të Presidentes Vjosa Osmani, duke vlerësuar se mandati i saj nuk ka arritur pritshmëritë për të qenë një figurë unifikuese e skenës politike.

Kritikat theksojnë se, ndonëse Presidentja formalisht duhet të përfaqësojë unitetin e popullit dhe të qëndrojë mbi zhvillimet partiake, në praktikë ajo është parë shpesh në harmoni të plotë politike me kryeministrin Albin Kurti dhe strukturat drejtuese të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas këtyre zërave kritikë, lidhja e ngushtë me qeverinë aktuale ka kufizuar pavarësinë institucionale të Presidencës dhe ka krijuar perceptimin se Osmani ka vepruar më shumë si aleate politike e Kurtit sesa si balancuese e raporteve mes institucioneve dhe forcave politike.

Këto vlerësime po ringjallin debatin publik për rolin kushtetues të Presidentit dhe nevojën që kjo zyrë të funksionojë si faktor i paanshëm dhe gjithëpërfshirës në jetën politike të vendit.

Zyrtari i PDK-së dhe ish-deputeti me shumë mandate, Xhavit Haliti, për FrontOnline, ka shprehur një sërë kritikash për punën pesëvjeçare të Presidentes Vjosa Osmani, duke vënë theksin te transparenca, raportet institucionale dhe roli i saj në arenën ndërkombëtare.

Haliti tha se angazhimet e presidentes duhet të jenë të lidhura ngushtë me kornizën ligjore dhe kushtetuese.

“Angazhimi i Presidentit të Kosovës, duhet të bëhet në përputhje me kompetencat që ia jep Kushtetuta e ligji”, deklaroi ai.

Ai shtoi se mungesa e transparencës financiare mbetet shqetësim.

“Çdo vit buxhetorë, në procesin e votimit të buxhetit, Kuvendi miraton edhe buxhetin vjetorë të shpenzimeve të Presidentit. Nuk kam parë as lexuar raportin e shpenzimeve të Presidentes”, u shpreh Haliti.

Ish-deputeti, thotë se Presidenti ka pak kompetenca, por ato duhet zbatohen në formë transparente.

“Presidenti ka pak kompetenca por ato që i ka dhe i zbaton duhet të jenë transparente”, vazhdoi Haliti.

Ndër kritikat e tij ishte edhe mënyra e përfaqësimit në vizitat jashtë vendit.

“Në asnjë udhëtim të saj nuk e kemi parë të shoqëruar nga përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Në asnjë vizitë se kemi parë të shoqëruar nga biznesmeni siç e praktikojnë presidentët e vendeve tjera”, tha ai.

Haliti, potencoi se përfshirja e biznesit në diplomacinë presidenciale është kyçe.

“Ndihmimi i bizneseve të Kosovës përmes diplomacisë së Presidentit është shumë i rëndësishëm”.

Haliti u shpreh skeptik edhe për efektet e udhëtimeve ndërkombëtare të presidentes.

“Ka bërë udhëtime shumë, por nuk jam i sigurtë në sukseset e saj edhe për faktin që informimi ka qenë gjithnjë i njëanshëm”.

Ai komentoi gjithashtu përplasje të brendshme politike brenda subjektit Guxo.

“Duke pasur plasaritje në kuadër të Partisë Guxo, ka qenë e angazhuar që edhe kompetencat e Ministres së Punëve të Jashtme t’i kufizojë”, deklaroi ai.

Sipas Halitit, është vërejtur edhe një lloj rivaliteti institucional.

“Ajo që ka rënë në sy është edhe konkurrenca e presidentes në raport me Kryeministrin sa i përket raporteve me SHBA. Dukshëm është vlerësuar më shumë se Kryeministri në raportet me SHBA”, tha ai.

Haliti përfundoi se Osmani “ka shkuar nëpër konferenca të ndryshme të të gjitha niveleve”, por mbetet e paqartë, sipas tij, se sa efektive kanë qenë këto angazhime për Kosovën.

Ish-ambasadori i Kosovës në Londër dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, për FrontOnline, ka kritikuar ashpër punën pesëvjeçare të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se ajo nuk ka arritur ta ushtrojë rolin e saj kushtetues si unifikuese e vendit dhe si garantuese e funksionimit të institucioneve.

“Presidentja është kreu i shtetit dhe duhet ta përfaqësojë unitetin e popullit të Republikës së Kosovës. Mua s’më duket se e ka bërë këtë. Ajo duhej të kishte qëndruar mbi palët, të mos bëhej pjesë e përplasjeve Qeveri–opozitë, shumëkush e sheh Presidenten Osmani të rreshtuar me Qeverinë e Vetëvendosjes. Njerëzit e VV-së këtë e shohin pozitivisht. Të tjerët jo, natyrisht’’, tha ai.

Hamiti akuzoi Presidenten se nuk ka garantuar funksionimin kushtetues të institucioneve.

“Presidentja Vjosa Osmani nuk ia ka dalë, ndoshta s’ka mundur për arsyet që i di ajo, ta ‘garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve’, por kjo është detyra e kreut të shtetit,” u shpreh ai, duke theksuar se Kuvendi “praktikisht nuk ka funksionuar sivjet, pos për konstituim të vetin, që i mori nja një gjysmë viti”, tha ish-ambasadori.

Ai kritikoi edhe vendimin e Presidentes për të mandatuar dy herë VV-në për formimin e Qeverisë.

“Presidentja s’duhej t’ia jepte mandatin VV-së së dyti, mbasi u pa se nuk i kishte votat së pari, ndonëse kishte thënë me muaj se i kishte. Thjesht u zgjat agonia institucionale edhe për 15 ditë” ,deklaroi Hamiti.

Ai e quajti këtë periudhë një nga më të rëndat për shkelje kushtetuese.

“Kushtetuta është shkelur në këto 5 vjet më shpesh se kurrë në historinë e saj. Nuk e kemi dëgjuar Presidenten të flasë për këto shkelje”, u shpreh ai për FrontOnline.

Hamiti u ndal edhe te politika e jashtme, për të cilën tha se ka pasur “më shumë dështime se suksese”.

Ai e quajti marrëveshjen për vetëmenaxhim të komunave me shumicë serbe “dështimin më të madh”.

“Më i madhi dështim, me pasoja potencialisht largvajtëse, është Marrëveshja më e keqe në procesin e Dialogut me Serbinë… për vetëmenaxhim të serbëve, domethënë autonomi politiko-territoriale për serbët, në kundërshtim me Kushtetutën”, deklaroi ai.

Hamiti përmendi edhe sanksionet e BE-së ndaj Kosovës.

“Për shkak të politikave të kësaj Qeverie të Vetëvendosjes, jemi nën sanksione të ashpra ekonomike dhe të tjera nga BE-ja prej qershorit të vitit 2023… Kosovës i janë pezulluar qindra milionë euro (600–700 milionë, më saktë)”, tha ai.

Ai shtoi se Kosova humbi shansin për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës dhe se vetëm sivjet ka marrë tri njohje të reja nga Sudani, Kenia dhe Siria, duke e quajtur këtë i vetmi rezultat në shumësinë e dështimeve.

Hamiti përmendi edhe pezullimin e Dialogut Strategjik nga SHBA-ja në shtator.

“Nuk e di nëse Presidentja ka mundur të bëjë diçka që kjo të mos ndodhte. Kosova është nën sanksione të BE-së tash e dy vjet e gjysmë. Po ashtu, më larg, jo më afër, integrimeve euro-atlantike se më parë”, tha ai.

Ish-deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, për FrontOnline, ka komentuar punën e Presidentes Vjosa Osmani gjatë mandatit të saj, duke ngritur kritika për rolin e saj institucional dhe ndikimin në politikën e jashtme.

Brahimaj fillimisht përfoli mënyrën se si, sipas tij, presidentja ka ushtruar detyrën, duke e identifikuar si të varur nga qeveria.

“Presidentja Osmani më shumë e ka luajtur rolin si notere apo zëdhënëse e kryeministrit atëherë, siç i dini me ato fërkimet e Listës Guxo, që ndodhën vite më parë, me Pecin dhe Gërvallën, atëherë filloj të ishte vetvetja, por u kthye prap”, tha ai.

Ai vazhdoi duke potencuar se ajo nuk i ka kryer detyrat.

“Ajo më shumë e luan rolin e një zëdhënëse se sa si i ka detyrat”, shtoi brahimaj.

Brahimaj përmendi edhe çështjen e politikës së jashtme dhe pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Sot për sot jemi i vetmi vend që kemi embargo dhe pjesë e politikave të jashtme është edhe Presidentja dhe s’ka mundur të ndikoj që të ndodhë në Kosovë dhe kjo është për shkak e keqqeverisjes së ish-Qeverisë”, përfundoi ai. /Frontonline

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë