Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vendimi i PZAP-së dhe reagimet e VV’së, reagon Hoti: Këta përbuzës të shtetit duhet larguar me votë nga qeverisja

01/12/2025 - 11:12
në Lajme
A A
Hoti: Kushtetuesja t’i zgjidhë problemet që i ka krijuar vetë- e drejta për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar të kufizohet në kohë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen katërvjeçare të VV-së, duke thënë se LDK-ja është detyruar të fokusohet në parandalimin e dëmeve në ekonomi, shoqëri dhe integritetin shtetëror, të shkaktuara nga vendime arbitrare dhe ligje jokushtetuese.

Ai theksoi se shumë ligje janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese dhe se ankesa e LDK-së në PZAP për votimin e diasporës jashtë përfaqësive diplomatike, synon mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

Hoti kritikoi reagimin e qeverisë ndaj vendimit të PZAP-së dhe tha se ata “nuk kuptojnë esencën e integritetit shtetëror”, duke bërë thirrje që qeveria aktuale të largohet me votë.

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës, në aktivitetin opozitar të katër viteve të qeverisjes së VV-së dhe aleatëve të saj, detyrimisht është fokusuar në kontrollin dhe parandalimin e dëmeve në ekonomi, në shoqëri e në integritetin shtetëror të Kosovës, të shkaktuara në vazhdimësi nga vendimet arbitrare të kryeministrit dhe ministrave, nga ligjet jokushtetuese të miratuara në Kuvendin e Kosovës dhe nga vendimet joligjore të agjencive të pavarura.

Sikur të kishim një situatë të qeverisjes normale, progresive, demokratike e proevropiane, atëherë aktiviteti opozitar i LDK-së do të ishte fokusuar në dhënien e rekomandimeve për të avancuar politikat qeverisëse me qëllim të maksimizimit të përfitimeve për qytetarët dhe bizneset. Në një qeverisje të tillë, aktiviteti opozitar do të fokusohej kryesisht në mbikëqyrjen opozitare të zbatimit të politikave qeveritare, si dhe në aktivitete llogaridhënëse të qeverisë ndaj opozitës, që është një detyrim kushtetues i qeverisë në sistemin demokratik.

Por qeverisja e katër viteve të fundit ka qenë larg këtij modeli. Prandaj, LDK-ja ka qenë e detyruar të dërgojë shumë ligje në Gjykatën Kushtetuese, si asnjëherë më parë në historinë e jetës parlamentare në Kosovë. Shumica e atyre ligjeve janë shpallur jokushtetuese.

Në këtë kuptim duhet parë edhe ankesën e LDK-së në PZAP, lidhur me vendimin e KQZ-së për votimin e diasporës jashtë përfaqësive diplomatike të Republikës së Kosovës.

Është naive të mendohet se mund të sigurohet integriteti i procesit të votimit në objekte private në shtete të huaja. Në këtë drejtim, ankesa e LDK-së duhet kuptuar si veprim për ruajtjen e integritetit të procesit të votimit, e rrjedhimisht edhe të integritetit të përgjithshëm shtetëror të Kosovës.

Në vend se të pranohet vendimi i PZAP-së me përulësi e respekt ndaj këtij institucion, këta dalin e shajnë LDK-në.

Është e qartë se këta nuk kuptojnë esencën e termit ‘integritet shtetëror’. Çdo debat me ta në këtë aspekt është i kotë. Këta përbuzës të shtetit të Kosovës duhet larguar me votë nga qeverisja.

JU REKOMANDOJMË

Këmbëngulin protestuesit, s’ka qarkullim të autobusëve në Prishtinë pa u alokuar paratë
Lajme

Këmbëngulin protestuesit, s’ka qarkullim të autobusëve në Prishtinë pa u alokuar paratë

01/12/2025 - 12:00
Ymeri zbulon shifrat: Mbi 220 milionë euro i shkuan Kosovës për import të rrymës për një vit
Kryesore

Çmimi i rrymës në veri dhe në pjesën tjetër të vendit, Janina Ymeri kërkon fatura: Diskutohet që ka dallime

01/12/2025 - 11:48
Kryeziu kritikon gjuhën fyese ndaj kundërshtarëve politikë: Duhet të jetë arsye e mjaftueshme për ndëshkim qytetar dhe politik
Lajme

Kryeziu: Nuk mund të trajtohet mërgata sikur të jetë popull tjetër, e as pronë e një partie politike

01/12/2025 - 11:41
Ofertimi i Kurtit për ta shkruar Draftin pas intervistës së Lajçak, Abdixhiku: Vonë, shumë vonë, e pranove autonominë
Kryesore

Abdixhiku e quan VV’në “sekt”: Provuan të votojnë në depo mallrash, salla dasmash e restorante

01/12/2025 - 10:57
Ish-kryenegociatorja Tahiri: BE-ja duhet ta shpallë dialogun e vdekur, Kurti e dështoi Kosovën duke mos arritur marrëveshje për njohje reciproke
Kryesore

Tahiri: Na duhet një shtet funksional – qytetarët së pari të fokusohen në zgjedhje, pastaj në Vitin e Ri

01/12/2025 - 10:40
“Më duhet me shku në Viti”, Kurti serish u shmanget pyetjeve reth zhvillimeve politike
Kryesore

Prognozat paralajmërojnë rënie për VV-në më 28 dhjetor

01/12/2025 - 09:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E la muzikën iu kthye fesë, por çka ndodhi prapë? Ferki Shala duket se u bë pishman dhe po vjen me një projekt muzikor

    E la muzikën iu kthye fesë, por çka ndodhi prapë? Ferki Shala duket se u bë pishman dhe po vjen me një projekt muzikor

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Naimi e çeli xhamin, unë qëllova”, dëshmia tronditëse e Granit Plavës për vrasjen e Liridonës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Prognozat paralajmërojnë rënie për VV-në më 28 dhjetor

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shefi i sektorit të mbeturinave në Drejtorin e Mjedisit: Kontrata për fshirje dhe larje të rrugëve me “Unitetin” ka skaduar, është punë e Drejtorisë së Shërbimeve Publike

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • UÇK-ja- Ftesë për Respekt dhe Kujtesë: kush ishte (dhe mbetet) UÇK?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë