Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, thotë se vendimi për të garuar të vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit erdhi nga kërkesa e elektoratit të tyre.
Ai për GazetaBlic shprehu bindjen se Aleanca do të marrë rreth 10% të votave dhe mund të jetë një surprizë pozitive në këto zgjedhje, duke marrë parasysh rezultatet e arritura në zgjedhjet lokale.
“Meqenëse ne kaluam një palë zgjedhje lokale dhe pothuajse nuk ka pasur aktivist apo votues që nuk e kemi takuar fizikisht, në bazë të kontakteve e dimë se ka qenë kërkesë e elektoratit që në zgjedhjet e 28 dhjetorit të garojmë të vetëm, pa koalicion.Duke marrë parasysh edhe rezultatin që kemi arritur në zgjedhjet lokale, kemi ardhur në përfundim të garojmë si të vetëm dhe jam shumë i bindur që Aleanca do të jetë rreth 10%”, tha Brahimaj.
“Jemi të bindur që Aleanca do të jetë një surprizë e mirë në këto zgjedhje”, shtoi ai.













