Hysen Durmishi i Vetëvendosjes ka vazhduar polemikën ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtres për të anuluar vendimin e Vetëvendosjes të sponzorizuar në KQZ-së për të lejauar votime në restaurane dhe ambiente fetare në vende perëndimore më 28 dhjetor kur mbahen zgjedhjet parlamentare.
“LDK-ja, mërgatës ia ka dashur vetëm fondet e 3%-shit. Sa për t’i marrë fondet, po. Për t’i dëgjuar, kurrë. Mërgata e ka kuptuar moti kush e sheh si partner në ndërtim të shtetit dhe kush vetëm si bankomat”, ka shkruar Durmishi.











