Detaje të reja zbulohen, në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan, mbrëmjen e djeshme më 30 nëntor 2025.
Klan News raporton se makina e përdorur ne atentat nga vrasësi/vrasësit, është marrë nga një subjekt, që ishte nën pronësinë e viktimës.
“Makina e përdorur në atentat rezulton në pronësi të viktimës. Mjeti është marrë në një nga bizneset e viktimës, pasi jepte dhe makina me qera. Arma që dyshohet se është përdorur në vrasje është një pistoletë, që është gjetur brenda makinës. Grupi hetimor ka përqendruar vëmendjen tek administrimi i pamjeve filmime të karburantit, ku ndodhi vrasja, por edhe te pamjet e kamerave të sigurisë, nga biznese të tjera. Janë shoqëruar disa persona, që kanë qenë dëshmitarë në këtë vrasje. Vrasja ka ndodhur në një zonë tepër të frekuentuar të Elbasanit”, tha gazetari Salliu.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, në dalje të Elbasanit, u vra me dy plumba në kokë biznesmeni Mëhalla.












