Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pagesa dëmesh edhe pa raport policor, këta janë përfituesit në aferën mbi 1 milionë euro në Byron Kosovare të Sigurimit

01/12/2025 - 18:42
në Lajme
A A
Pagesa dëmesh edhe pa raport policor, këta janë përfituesit në aferën mbi 1 milionë euro në Byron Kosovare të Sigurimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një raport tronditës i Auditimit të Brendshëm në Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), që është deponuar nga vet organet e saj në Prokurori ka ekspozuar një rrjet masiv parregullsish financiare, ku janë shpenzuar mbi 1 milion euro nga llogaritë e institucionit në mënyrë të pajustifikuar. Baza e gjetjes më të rëndë të auditimit është se këto pagesa shpërblejnë dëme, për të cilat BKS-së i mungon dokumenti bazë: raporti i aksidentit nga Policia e Kosovës. 

Një auditim i brendshëm i kryer nga Krenare Pirana Kiseri, që tash është Drejtoreshë e këtij institucioni, ka zbuluar një aferë që shkon në mbi 1 milion euro e që vet organet e tjera të BKS-së rekomanduan që të dërgohet për hetim penal në Prokurori.

Rasti ishte nisur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, për të kaluar tutje në atë të Prizrenit, e që pastaj pati një ankesë në Prokurorinë e Apelit, dhe në publik më nuk dihet se kujt do ti ndahet për hetim.

Pavarësisht se si do të merren vesh në organin e akuzës se kush do të hetoi mbi këtë rast, raporti siç raporton Insajderi, zbulon se tek kompensimet e dëmeve nga 2019 e deri më 2024 pati një problem thelbësor: BKS ka bërë pagesa ashtë kontrollit.

Raporti i Auditimit e klasifikon gjetjen kryesore si “Rrezik të Lartë” dhe e titullon si “shpenzime të Pajustifikuara nga Llogaria Bankare e Sigurimit Kufitar (SK) dhe MOU”.

Sipas auditimit, shuma e shpenzuar në mënyrë të pajustifikuar arrin në 1,043,284 euro.

“Në vitin 2022, janë realizuar 59 pagesa në vlerë prej 354,580 € dhe në vitin 2023 janë realizuar 107 pagesa në vlerë prej 688,704 €”, konstaton raporti, që ishte lëshuar në analizim të dokumenteve nga viti 2019.

Auditorja thekson se ky rrezik është i lartë sepse pagesat “nuk ishin të regjistruara në databazën e dëmeve të BKS-së” dhe, më e rëndësishmja, mungon dokumentacioni bazë si raporti policor, vendimi i komisionit të dëmeve, apo raportet e ekspertizës.

Në analizën e tij, auditori shprehet me tonin më të rëndë: “Nuk mund të përcaktohet nëse këto fonde janë përdorur për kompensim të dëmeve reale apo për qëllime të tjera, që rrit rrezikun e pastrimit të parave dhe shpenzimeve të pambuluara”, thuhet në raport.

Kjo ka ngritur dyshimin që BKS ka derdhur mbi një milion euro pa pasur dëshmi zyrtare si raporti policor i aksidentit, që është baza e pagesës, dhe nëse vërtetë ai aksidentë të ketë ndodhur.

Gjetjet e auditimit tregojnë se këto pagesa u shpërndanë tek 43 individë dhe 1 subjekte juridike. Këta persona dhe kompani figuronin si përfitues, megjithëse pagesat u kryen jashtë sistemit të rregullt.

Lista e plotë e emrave të përfituesve që auditorja, tash Drejtoreshë e BKS-së, Krenare Pirana Kiseri, i ka përfshirë në dokument janë:

A.Collaku, Y.Collaku, M.Collaku, N.Collaku, N.Biri, J.Biri, R. Biri, B.Hoti, M.Kosumi, A.Bardhi, H.Meleqi, A.Krasniqi, T.Azemi, , L.Ahmetaj, K.Demolli, M.Demolli, E.Gashi, L.Osmani, R.Hasani, P.Starabanja, F.Sylejmani, K.Kuliqi, F. Bajrami, B.Mujaj, F.Hajdari, H.Rastavica, V.Hoxha, N.Mucaj, M.Zabeli, L.Berishaj, Sh.Mjeku, L.Rexhaj, B.Osmani, D.Kabashi, E.Osmani, B. Murati, A.Peci, V.Duraj, S.Haliti, A.Nasufi, A.Mehmeti, H.Ullak, M.Rexhepi, dhe subjekti juridik Reforma SHPK.

“Kompania jonë ka pranuar pagesa në lidhje me riparimin e automjeteve të aksidentuara. Këto pagesa janë kryer në përputhje me faturat e lëshuara dhe të regjistruara ligjërisht nga “Reforma SHPK”. Dokumentacioni ynë përfshin faturat përkatëse, deklaratat e pranimit të riparimit dhe dorëzimit të mjeteve, të cilat janë firmosur nga klientët përkatës”, thuhet në një përgjigje të kësaj kompanie për Insajderin.

Kompania tutje ka shtuar se “në përputhje me detyrimet tona ligjore dhe kontraktuale, “Reforma SHPK” ka siguruar një evidencë të plotë për të gjitha transaksionet e saj, duke përfshirë dokumentacionin përkatës të çdo rasti. Kompania jonë ka operuar gjithmonë në përputhje me ligjin dhe ka pasur një bashkëpunim korrekt dhe transparent me Byronë Kosovare të Sigurimeve”.

Menaxhmenti i BKS-së, në përgjigjen e tyre zyrtare ndaj gjetjeve, pranoi se ishte jashtë kontrollit të duhur mënyra e këtyre pagesave.

“Departamenti i Financave dhe Kontabilitetit nuk ka pranuar ndonjë Urdhërpagesë për ekzekutimin e ndonjë dëmi ndaj personave të lartcekur… dhe këto dëshmi nuk kanë arritur të argumentohen me prova mbështetëse se si janë realizuar përderisa nuk ka pasur ndonjë dëm të raportuar. Përfituesit e lartcekur nuk figurojnë në sistemin e dëmeve se kanë paraqitur ndonjëherë kërkesë”, tuhet në faqe 21 të raporti, tek komentet e menaxhmentit.

Ky pranim zyrtar ngre dyshime serioze se pagesat ishin të paautorizuara, u kryen në mënyrë të fshehtë dhe pa procedurë standarde.

Përveç vrimës financiare prej mbi 1 milion eurosh, raporti i auditimit detajon shkelje të tjera sistematike që përshkruajnë një kaos në menaxhimin e dëmeve.

Auditorja zbuloi raste të kompensimit të dyfishtë të dëmeve. Në disa raste, BKS ka paguar palën e dëmtuar dhe më pas ka paguar përsëri edhe kompaninë e huaj të sigurimit për të njëjtin aksident, duke rënduar buxhetin e saj.

“BKS ka bërë kompensimin e dyfishtë të dëmeve, duke paguar në disa raste palën e dëmtuar dhe kompaninë e huaj të sigurimit për të njëjtën veturë”, thuhet në faqe 11 të këtij raporti.

Auditori identifikoi 14 raste ku pagesat janë bërë pa pasur raportin origjinal të policisë.

“Në dosjet e trajtuara, në 14 raste, mungon raporti origjinal i policisë, çfarë pengon verifikimin e plotë të dëmit dhe rrit rrezikun e pagesës së kompensimit në baza të dyshimta”, thhuhet në raport dhe shtohet se “në disa raste, në dosjet e dëmeve ishte i pranishëm vetëm një kopje e raportit të aksidentit, pa vulën dhe nënshkrimin zyrtar të autoriteteve, duke e bërë dokumentin të pa verifikueshëm dhe të pasigurt për procesin e kompensimit”.

U gjetën raste ku BKS-ja, pas një vendimi fillestar për fajësi 50%, e ka ndryshuar atë në 100% pa asnjë ekspertizë shtesë, duke rritur në mënyrë artificiale dëmin që duhej paguar.

“Në disa raste, BKS ka rritur vlerën e dëmit duke ndryshuar përgjegjësinë nga 50% në 100%, pa ndonjë ekspertizë shtesë apo vendim të motivuar që e justifikon këtë ndryshim”.

Raporti i auditimit mbaron me një rekomandim të drejtpërdrejtë për veprim ligjor, duke bërë konstatime që përmendin edhe mundësinë e shpërlarjes së parave.

“Mospërputhja midis pagesave bankare dhe regjistrimeve në databazën e dëmeve ngre shqetësime serioze mbi menaxhimin e fondeve të dëmeve dhe transparencën e procesit të kompensimit. Mungesa e dokumentacionit mbështetës (raportet policore, vendimet e komisionit, raportet e ekspertizës etj.) bllokon verifikimin e përdorimit të fondeve, duke ngritur dyshime mbi përdorimin e tyre për dëme reale apo për qëllime të tjera. Ky lëshim mund të ekspozojë institucionin ndaj: rrezikut të keqmenaxhimit financiar, mospërputhjeve me rregulloret dhe standardet e kontabilitetit, rrezikut të abuzimit me fondet, ndëshkimeve nga autoriteti rregullatorë. Shkeljet Ligjore të Mundshme: Ligji nr. 05/L-045 për Sigurimet; Ligji nr. 03/L-196 për Parandalimin e Shpërlarjes së Parave dhe Financimit të Terrorizmit ;Ligji nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat”, thuhet në raport.

JU REKOMANDOJMË

Valon Hajdini emërohet U.D. kryetar Gjykatës në Skenderaj
Lajme

Valon Hajdini emërohet U.D. kryetar Gjykatës në Skenderaj

01/12/2025 - 19:38
Abdixihiku me kritika për Kurtin: Kosova ka ngecur me të
Lajme

“U tallën me qeverinë e unitetit”, Abdixhiku kritikon VV-në dhe shpall gatishmërinë për kryeministër

01/12/2025 - 19:03
E konfirmon Daut Haradinaj, kunati i Haxhiut pjesë e listës së AAK-së
Lajme

E konfirmon Daut Haradinaj, kunati i Haxhiut pjesë e listës së AAK-së

01/12/2025 - 19:01
Prona publike e Mitrovicës në shërbim të oligarkut Afrim Durmishi: Kontrata 15-vjeçare e kundërligjshme dhe 18 ari tokë në shfrytëzim falas, dëmi mbi 500 mijë €
HULUMTIME

Prona publike e Mitrovicës në shërbim të oligarkut Afrim Durmishi: Kontrata 15-vjeçare e kundërligjshme dhe 18 ari tokë në shfrytëzim falas, dëmi mbi 500 mijë €

01/12/2025 - 18:08
Ambasadorja e Kosovës në Norvegji në tubim të VV-së, Mehmetaj: I bindur që kanë me vjedh vota edhe në ambasada
Lajme

Ambasadorja e Kosovës në Norvegji në tubim të VV-së, Mehmetaj: I bindur që kanë me vjedh vota edhe në ambasada

01/12/2025 - 17:26
Gjykata e Mitrovicës dënon me 24 vite burgin Jetmir Sinanin për vrasjen e Liridon Musliut dhe Fatos Zenunit, rasti kishte ndodhur te shtëpia e dorasit në Vushtrri
Kryesore

Gjykata e Mitrovicës dënon me 24 vite burgin Jetmir Sinanin për vrasjen e Liridon Musliut dhe Fatos Zenunit, rasti kishte ndodhur te shtëpia e dorasit në Vushtrri

01/12/2025 - 16:59

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prona publike e Mitrovicës në shërbim të oligarkut Afrim Durmishi: Kontrata 15-vjeçare e kundërligjshme dhe 18 ari tokë në shfrytëzim falas, dëmi mbi 500 mijë €

    Prona publike e Mitrovicës në shërbim të oligarkut Afrim Durmishi: Kontrata 15-vjeçare e kundërligjshme dhe 18 ari tokë në shfrytëzim falas, dëmi mbi 500 mijë €

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Prognozat paralajmërojnë rënie për VV-në më 28 dhjetor

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Gjykata e Mitrovicës dënon me 24 vite burgin Jetmir Sinanin për vrasjen e Liridon Musliut dhe Fatos Zenunit, rasti kishte ndodhur te shtëpia e dorasit në Vushtrri

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • E la muzikën iu kthye fesë, por çka ndodhi prapë? Ferki Shala duket se u bë pishman dhe po vjen me një projekt muzikor

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Abdixhiku prezanton aderimin e radhës, është një Gjeneral Major

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë