Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Joseph: Kosova si model për paqen në Ukrainë

02/12/2025 - 08:17
në Kryesore, Lajme
A A
Joseph: Vuçiqi u mund nga Osmani, ishte e pritshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA dhe ekspert i menaxhimit të konflikteve, propozon një qasje strategjike për të arritur paqe në Ukrainë, duke u bazuar në modelin e Kosovës.

Ai e ka trajtuar këtë ide edhe në një analizë të publikuar në revistën akademike SAIS Review of International Affairs.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Joseph shpjegon se zbatimi i parimeve të Rezolutës 1244 në Donbas – administrimi ndërkombëtar, vendosja e trupave paqeruajtëse dhe shtyrja e çështjes së sovranitetit për më vonë – mund t’i ofrojë Ukrainës garanci sigurie pa pasur nevojë të pranojë aneksimin rus të rajonit.

“Gjëja më e rëndësishme dhe më interesante e përdorimit të modelit të Kosovës në Donbas – pra në Ukrainë – për të arritur një armëpushim, është se presidenti rus [Vladimir] Putin e mbështet atë. Kjo është pika fillestare, por jo e vetmja. Putin, për më shumë se dy dekada, ka insistuar se duhet të respektohet Rezoluta 1244. [v.j. Me këtë rezolutë të vitit 1999 është urdhëruar tërheqja e trupave të Republikës Federale të Jugosllavisë nga Kosova dhe vendosja e Kosovës nën administrimin e Kombeve të Bashkuara]. Putin, gjithashtu, ka përsëritur vazhdimisht se Kosova dhe Ukraina janë e njëjta gjë. Ideja e përdorimit të një modeli është krejtësisht e përshtatshme. Administrata amerikane po merr elemente nga plani për Gazën. Por, unë mendoj se modeli i Kosovës është shumë më relevant se ai i Gazës. Modelin e Kosovës edhe vetë Putin e di shumë mirë”, thotë mes tjerash Edward P. Joseph.

Joseph vlerëson gjithashtu përpjekjet e administratës Trump, duke theksuar se ajo ka vënë në qendër arritjen e paqes në Ukrainë dhe ka sjellë dinamikë të re në procesin e negociatave.

“Tani, gjëja pozitive – dhe presidentit Trump duhet t’i jepen merita për këtë – është se ai, ndryshe nga [paraardhësi i tij, Joe] Biden, i jep përparësi arritjes së paqes. Kjo është një gjë e mirë dhe ka sjellë një dinamikë të re. Ka krijuar ndjesinë se e gjithë kjo ka të bëjë me përfundimin e luftës. Nuk ka të bëjë me mposhtjen e Rusisë apo me dhënien e ndonjë mesazhi për rendin global…”, deklaron Joseph në intervistën e dhënë për REL.

JU REKOMANDOJMË

Konfirmohet raportimi i Veriu.info, Mërgim Lushtaku: Nuk ka filluar ende intervistimi i Sami Lushtakut, po presim ardhjen e hetuesve nga Prishtina

Konfirmohet raportimi i Veriu.info, Mërgim Lushtaku: Nuk ka filluar ende intervistimi i Sami Lushtakut, po presim ardhjen e hetuesve nga Prishtina
15/05/2026 - 17:03

Gazeta Online Veriu.info raportoi ekzkluzivisht për zhvillimet në Skenderaj, ku pritet të intervistohet kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku. Veriu.info raportoi se ky intervistim ende nuk ka nisur....

Më shumëDetails

OVL-UÇK thirrje qytetarëve para intervistimit të Lushtakut: Nisuni drejt Skenderajt

OVL-UÇK thirrje qytetarëve para intervistimit të Lushtakut: Nisuni drejt Skenderajt
15/05/2026 - 16:51

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka ftuar të gjithë veteranët dhe qytetarët, që të nisen drejt Skenderajt dhe të bashkohen pranë stacionit të Policisë, ku pritet...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Lirohen nga policia Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar mbrëmë nën dyshimin për përfshirje në sulmin ndaj Hysni Mehanit

Ekskluzive: Lirohen nga policia Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar mbrëmë nën dyshimin për përfshirje në sulmin ndaj Hysni Mehanit
15/05/2026 - 16:36

Policia e Kosovës ka liruar para pak minutash zëdhënësin e komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku, dhe Bekim Nurën, shofer i nënkryetari Fadil Nura. Kështu merr vesh Gazeta Online...

Më shumëDetails

Gjykata e Hagës refuzon sërish kërkesën e Mlladiqit për lirim të përkohshëm

Gjykata e Hagës refuzon sërish kërkesën e Mlladiqit për lirim të përkohshëm
15/05/2026 - 16:32

Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale në Hagë ka refuzuar edhe një herë kërkesën e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiq, për lirim të përkohshëm nga burgu...

Më shumëDetails

Shtyrja e vendimit final për Thaçin e të tjerët, Haga edhe në prill aprovoi pjesëmarrjen në proces të 2 familjarëve të dy viktimave

Shtyrja e vendimit final për Thaçin e të tjerët, Haga edhe në prill aprovoi pjesëmarrjen në proces të 2 familjarëve të dy viktimave
15/05/2026 - 16:18

Gjykata Speciale përmes një postimi në faqen zyrtare në “X”, ka njoftuar se Paneli i Trupit Gjykues ka aprovuar përfshirjen në proces kundër Thaçit dhe të tjerëve, edhe...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Sami Lushtaku refuzon të shkojë për intervistim në Prishtinë pasi hetuesia kërkojë një gjë të tillë

Ekskluzive: Sami Lushtaku refuzon të shkojë për intervistim në Prishtinë pasi hetuesia kërkojë një gjë të tillë
15/05/2026 - 15:59

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka refuzuar që të shkojë në Prishtinë për t’u intervistuar lidhur me rastin e djeshëm që ndodhi në Skenderaj ku u...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura

    Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është 25 vjeçari i njohur me nofkën ‘Plaku’, që u plagos sonte në Prishtinë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Krasniqi përplaset me Dibran Hoxhën rreth deklaratës “se do e rrihte Kurtin me shkelma e grushta deri në Tiranë”

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ekskluzive: Sami Lushtaku refuzon të shkojë për intervistim në Prishtinë pasi hetuesia kërkojë një gjë të tillë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ekskluzive: Lirohen nga policia Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar mbrëmë nën dyshimin për përfshirje në sulmin ndaj Hysni Mehanit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë