Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nuk e votova Dimal Bashën”, Kosovare Murseli rikandidon në listën e PDK-së për deputete

02/12/2025 - 23:56
në Lajme
A A
“Nuk e votova Dimal Bashën”, Kosovare Murseli rikandidon në listën e PDK-së për deputete
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosovare Murseli, ish-deputete e legjislaturës së kaluar dhe një prej emrave të respektuar brenda Partisë Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur publikisht se nuk e ka votuar Dimal Bashën për Kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ajo do të jetë sërish pjesë e garës për deputete në listën e PDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Zgjedhja e Bashës në krye të legjislativit u mundësua nga votat vendimtare të PDK-së, megjithatë brenda grupit pati qëndrime të ndryshme.

Në një reagim të qartë dhe të prerë, Murseli ka shpjeguar arsyet e votës së saj kundër, duke theksuar se për të, posti i Kryetarit të Kuvendit kërkon maturi, përgjegjësi dhe respekt të plotë ndaj historisë së vendit.

“Unë nuk e kam votuar Dimal Bashën sepse nuk mund t’i jap votën time një njeriu që me fjalët dhe veprimet e tij ka treguar mungesë maturie, mungesë respekti dhe mungesë merite për një post kaq të lartë të shtetit”, ka deklaruar ajo.

Murseli ka kujtuar se Basha në të kaluarën ka nënçmuar krerët e luftës së UÇK-së, duke theksuar se “një njeri që nuk respekton historinë e Kosovës dhe sakrificën e luftës çlirimtare, nuk mund të jetë prijës i Kuvendit të Republikës”.

Ajo ka theksuar se vota e saj është votë parimi, duke nënvizuar se përfaqësuesit e shtetit duhet të mishërojnë dinjitetin dhe vlerat e popullit.

“Votoj për profesionalizëm, për atdhedashuri, për dinjitet, për njerëz që e duan këtë vend dhe e respektojnë historinë e tij. Kuvendi është tempulli i demokracisë, jo vend për përçarje e fyerje”, ka shtuar Murseli.

Me rikandidimin e saj në listën e PDK-së, Kosovare Murseli pritet të jetë sërish një zë i rëndësishëm në skenën politike, duke sjellë qëndrime të qarta dhe të argumentuara mbi zhvillimet kyçe të vendit.

JU REKOMANDOJMË

Joseph, Coffey, Primorac njëzëri në Senatin Amerikan: Po, Kurti është bllokues i proceseve
Kryesore

Joseph, Coffey, Primorac njëzëri në Senatin Amerikan: Po, Kurti është bllokues i proceseve

02/12/2025 - 23:03
Tahiri nuk habitet nga arrestimi i Mogherinit: Ajo hapi derën për ndarjen e veriut të Kosovës
Kryesore

Tahiri nuk habitet nga arrestimi i Mogherinit: Ajo hapi derën për ndarjen e veriut të Kosovës

02/12/2025 - 22:49
“Baba i tre fëmijëve”, ish ushtari i UÇK-së kërkon ndihmë financiare për shërim
Lajme

“Baba i tre fëmijëve”, ish ushtari i UÇK-së kërkon ndihmë financiare për shërim

02/12/2025 - 22:38
KFOR njofton se Komandanti Ulutas i ka pritur në Film City krerët e Listës Srpska
Lajme

KFOR njofton se Komandanti Ulutas i ka pritur në Film City krerët e Listës Srpska

02/12/2025 - 22:35
Kryetari i PD-së: Nuk kemi koalicion me LDK-në, vetëm kandidatët tanë janë në listën e LDK-së
Lajme

Kryetari i PD-së: Nuk kemi koalicion me LDK-në, vetëm kandidatët tanë janë në listën e LDK-së

02/12/2025 - 22:30
Burim Ramadani pyet Armend Mujën: Pse katër muaj pas Banjskës, KQZ ia dha 360 mijë euro Listës Serbe?
Lajme

Burim Ramadani pyet Armend Mujën: Pse katër muaj pas Banjskës, KQZ ia dha 360 mijë euro Listës Serbe?

02/12/2025 - 22:04

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Raportimi ekskluziv i Veriu.info: Bedri Hamza bllokon qasjen në dokumente të ‘Medi Premium’, thotë se Prokuroria po e heton lëndën e mbindërtimit pa leje – disa zyrtarë nën hetim

    Raportimi ekskluziv i Veriu.info: Bedri Hamza bllokon qasjen në dokumente të ‘Medi Premium’, thotë se Prokuroria po e heton lëndën e mbindërtimit pa leje – disa zyrtarë nën hetim

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Prona publike e Mitrovicës në shërbim të oligarkut Afrim Durmishi: Kontrata 15-vjeçare e kundërligjshme dhe 18 ari tokë në shfrytëzim falas, dëmi mbi 500 mijë €

    337 Shpërndaje
    Shpërndaje 135 Tweet 84
  • “Shef, qaj që po shet lakna…”- Sekuencë interesante e luftimit të ‘bandave’ në veri nga Atiq në dokumentarin e huaj

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Zef Morina tregon pse PSHDK braktisi koalicionin me LDK-në dhe iu bashkua LVV-së

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Kemi pritë 35 minuta”, djali akuzon mjekët e Spitalit të Vushtrrisë për vonesë në trajtimin e nënës që vdiq 4 ditë më vonë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë