Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, ia rikujton Armend Mujes se Prokuroria Speciale po heton për çështjen e energjisë së importuar dhe deklaratat e tij publike mund të bëhen pjesë e këtij hetimi

03/12/2025 - 09:21
në Kryesore, Lajme
A A
Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, ia rikujton Armend Mujes se Prokuroria Speciale po heton për çështjen e energjisë së importuar dhe deklaratat e tij publike mund të bëhen pjesë e këtij hetimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, ka reaguar pas deklaratave të bëra mbrëmë në emisionin Pressing, duke ngritur një sërë shqetësimesh dhe pritjesh ndaj institucioneve dhe përfaqësuesve politikë.

Ymeri ka theksuar se pret me padurim konferencën për shtyp që, sipas saj, pritet të mbahet nga pushteti dhe të udhëhiqet nga deputeti i VV-së, Armend Muja, i cili paralajmëroi paraqitjen e disa të dhënave të reja.

Ajo ka nënvizuar se Muja duhet ta ketë të qartë se ekziston një hetim aktiv nga Prokuroria Speciale për çështjen e energjisë së importuar, duke shtuar se deklaratat e tij publike mund të bëhen pjesë e këtij procesi hetimor.

Në vijim, Ymeri ka shprehur shqetësimin për “defektin” në uebsajtin e Doganës së Kosovës, i cili prej dy ditësh ka pamundësuar qasjen në të dhënat e këmbimeve tregtare. Ajo ka shpresuar që kjo pengesë të jetë thjesht një problem teknik dhe jo pjesë e një skeme të mundshme për dezinformimin e të dhënave.

Megjithatë, ekspertja ka rikujtuar se posedon të dhëna të mëhershme nga Dogana e Kosovës, të cilat dëshmojnë se vendi ka importuar energji edhe nga Serbia në periudhën 2021–2025.

Ymeri ka theksuar gjithashtu se mbetet në dorën e Armend Mujës dhe eksponentëve të tjerë të VV-së që ta përkrahin deri në fund kryeministrin Albin Kurti, i cili, sipas saj, dyshohet se është bërë pre e ndikimeve dhe lajthitjeve të mafies energjetike, duke përmendur rastin e Martin Berishajt dhe pagesat e lidhura me Beogradin.

Ajo ka bërë të ditur se kompania EFT e biznesmenit serb Vuk Hamoviq po hetohet për përfitime të dyshuara në kurriz të Kosovës përmes rezervimit të kapaciteteve ndërkufitare, si dhe përmes marrëdhënies me kompaninë NOA, me të cilën ka lidhje familjare. Sipas saj, skema dyshohet të ketë funksionuar në dy mënyra: duke stërshitur kapacitete me çmime të larta deri në 798 euro për MWh dhe duke monopolizuar importin përmes partneritetit me NOA.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë