Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka dënuar mos-certifikimin e Listës Serbe, për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Duke e fajësuar LVV-në për bllokim të certifikimit, Ambasada amerikane thotë se këto përpjekje janë “dritëshkurtra dhe përçarëse”, shkruan IndeksOnline.
“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës” thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Gjatë ditës së djeshme, në KQZ u mbajt mbledhja për shqyrtimin dhe certifikimin e partive garuese në zgjedhjet për Kuvend.
LVV-ja ishte ajo që votoi kundër certifikimit të Listës Serbe, teksa pesë parti të tjera abstenuan./IndeksOnline/













