Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Punëtori rrezikon jetën duke punuar pa pajisje mbrojtëse në lartësinë e objektit banesor të Sherreti Group

03/12/2025 - 10:52
në Lajme
A A
Punëtori rrezikon jetën duke punuar pa pajisje mbrojtëse në lartësinë e objektit banesor të Sherreti Group
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një punëtor ndërtimi që po punonte në projektin banesor në lagjen Lakrishte në Prishtinë, të realizuar nga “Sherreti Group”, është incizuar duke kryer punime në kundërshtim me Ligjin për Siguri në Punë. Në videon e siguruar nga Gazeta Insajderi, punëtori shihet duke punuar në katet e larta të objektit, pa asnjë pajisje mbrojtëse.

Videoja me përmbajtje shqetësuese, e cila ka arritur në adresë të Gazetës Insajderi, tregon punëtorin teksa ngjitet në skelat e jashtme të objektit dhe vazhdon punimet pa helmetë, pa litarë sigurie dhe pa pajisjet tjera mbrojtëse që kërkohen me ligj. Kjo situatë përbën rrezik serioz për jetën e tij.

Gazeta Insajderi ka hetuar mbi projektin dhe ka konstatuar se ai po realizohet nga kompania “Sherreti Group”, përmes kompanisë së ndërtimit “Cullinan LLC”. Përmes një njoftimi në Facebook, Sherreti Group e ka prezantuar publikisht kompaninë “Cullinan LLC” si realizuese të punimeve.

Sipas të dhënave të ARBK-së, kjo kompani figuron në pronësi të vëllezërve Avdiu nga Ferizaj, të cilët janë edhe pronarë të “Auto Sallonit Sherreti”. Në regjistër figurojnë si pronarë Diamand Avdiu dhe Fehat Zeqiri.

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje zyrtare tek kompania “Cullinan LLC” lidhur me përmbajtjen alarmuese të videos ku rrezikohej jeta e punëtorit, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, kompania nuk ka kthyer përgjigje.

Videoja është adresuar gjithashtu edhe tek Inspektorati i Punës për marrjen e masave urgjente, mirëpo as ky institucion nuk ka konfirmuar nëse ka nisur hetimet në terren.

Pamjet:

Kujtojmë se në Kosovë vazhdimisht raportohen raste tragjike ku punëtorët humbin jetën në vendin e punës si pasojë e mungesës së pajisjeve mbrojtëse dhe kushteve elementare të sigurisë. Vetëm muajin e kaluar, dy ngjarje të rënda në Ferizaj dhe Gjilan rezultuan me vdekjen e dy të rinjve, të cilët u rrëzuan nga lartësia e objekteve ku punonin.

JU REKOMANDOJMË

Njësia Speciale në Skenderaj pas incidentit mes Lushtakut e Mehanit, reagon Hamza: Skenarë të rrezikshëm përçarës, ndalu Albin

Njësia Speciale në Skenderaj pas incidentit mes Lushtakut e Mehanit, reagon Hamza: Skenarë të rrezikshëm përçarës, ndalu Albin
15/05/2026 - 09:31

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pas zhvillimeve të djeshme, që pasuan pasi kryetari i komunës S]kënderajt, Sami Lushtaku, dhe zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani janë përfshirë...

Më shumëDetails

I jepet lamtumira e fundit 55-vjeçares që u gjet e vdekur dje në Lumbardh

I jepet lamtumira e fundit 55-vjeçares që u gjet e vdekur dje në Lumbardh
15/05/2026 - 09:23

55-vjeçarja Shyhretë Pajaziti Malaj, trupi i pajetë i së cilës u gjet dje në rrjedhën e lumit Lumbardh në Deçan, do të varroset sot në fshatin Gllogjan. Lajmin...

Më shumëDetails

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit nga Prizreni

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit nga Prizreni
15/05/2026 - 09:21

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e një personi në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11 maj 1989 në Prizren....

Më shumëDetails

Eskalon burri i Albulena Haxhiut: Ti japim grushtin e fundit bandave dhe kriminelëve me 7 qershor

Eskalon burri i Albulena Haxhiut: Ti japim grushtin e fundit bandave dhe kriminelëve me 7 qershor
15/05/2026 - 09:07

Pas incidentit fizik të ndodhur në Skenderaj, ku është rrahur Hysni Mehani i VV-së, që akuzon për këtë veprim Sami Lushtakun dhe njerëzit e tij, ka reaguar edhe...

Më shumëDetails

“Polici private e Albin Kurtit”, Mërgim Lushtaku reagon ashpër për aksionin e Njësisë Speciale në Skënderaj

“Polici private e Albin Kurtit”, Mërgim Lushtaku reagon ashpër për aksionin e Njësisë Speciale në Skënderaj
15/05/2026 - 08:43

Ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar lidhur me praninë e Njësisë Speciale në Skënderaj. Sipas tij, ajo çfarë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në këtë qytet...

Më shumëDetails

Thaçi nga paraburgimi mesazh për politikanët: Egoja në politikë të fundos

Thaçi nga paraburgimi mesazh për politikanët: Egoja në politikë të fundos
15/05/2026 - 08:19

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për rolin e ambicies në politikë dhe fusha të tjera të jetës, duke theksuar se pa ambicie nuk mund të arrihen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • U tha se ishte prezent në sulmin ndaj Hysni Mehanit, reagon Arjeta Fejza

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • “Prej 1500 eurove tash paguj 8000”, përgjigja e Pandurit e lë pa koment Kojufcën kur e kritikoi për shpenzimet e rrymës

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është 25 vjeçari i njohur me nofkën ‘Plaku’, që u plagos sonte në Prishtinë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë