Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti shihet si pengues në DASH, përkrahja për FSK-në dhe anëtarësimi në NATO si rrugë përpara- çfarë u tha dje në Kongres

03/12/2025 - 15:31
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti shihet si pengues në DASH, përkrahja për FSK-në dhe anëtarësimi në NATO si rrugë përpara- çfarë u tha dje në Kongres
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan gjatë ditës së martë kanë dëshmuar ekspertë të politikës së jashtme dhe njohës të Ballkanit Perëndimor. Profesori amerikan, Edward Joseph, Max Primorac nga Heritage Foundation dhe Luke Cofey nga Hudson Institute janë përgjigjur për minuta me radhë në pyetjet që atyre u janë bërë nga kongresistët amerikanë, shkruan Gazeta Express.

Ka qenë kongresisti Keith Self i cili ka drejtuar këtë seancë dëgjimore, në të cilën është diskutuar për problematikat që e shqetësojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor, qasjen e shteteve të rajonit në raport me SHBA-në, Rusinë e Kinën dhe për raportet ndërmjet shteteve, në veçanti Serbisë, Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinë.

Self pjesën e pyetjeve e ka nisur me çështjen e raportit në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, duke lexuar disa paragrafë të kushtetutës së Serbisë në të cilët Beogradi zyrtar e konsideron ende Kosovën si pjesë të Serbisë dhe duke e pyetur profesorin Joseph nëse Serbia e njeh të drejtën e Kosovës për të ekzistuar si shtet i pavarur.

Joseph ka thënë se Serbia nuk e njeh të drejtën e Kosovës për të ekzistuar si shtet dhe gjithashtu as vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i cili ka konstatuar se pavarësia e Kosovës s’përbën asnjë shkelje të ndonjë ligji ndërkombëtar.

Self tutje ka pyetur profesorin amerikan për një publikim të tij të mëhershëm për qasjen e Administratës së Joe Biden në raporte me Serbinë dhe Kosovën, të cilën Josepeh e ka quajtur si “dogmatike”.

Profesori amerikan ka thënë se kur ishte vendosur në pushtet administrata e Joe Biden, në Beograd kishte pasur shumë frikë se ajo do të ishte shumë e ndryshme nga administrata e parë Trump, megjithatë thotë se një gjë e tillë s’ka ndodhur dhe se ka vazhduar qasja e njëjtë.

Sipas Joseph, ishte vazhduar me një “respekt të tepruar ndaj Serbisë”, dhe sipas tij, kjo kishte çuar më pas edhe në sulmin e ndodhur në shtatorin e vitit 2023 në Banjska.

“Dhe, në vend të kësaj, ajo që pamë ishte vazhdimësi. Pamë vazhdimësi në administratën Biden nga administrata e parë Trump, e cila, për ta përmbledhur, ishte një nënshtrim i tepruar. Dhe ai nënshtrim i tepruar çoi te përplasjet, pikërisht ato përplasje për të cilat flet ky dëgjim, më së shumti operacioni në Banjska, një operacion shumë serioz i paramilitarëve në veri të Kosovës, një shkelje serioze e zotimit të Beogradit ndaj NATO-s. Dhe kjo erdhi pas, siç e përmenda, kësaj qasjeje të paekuilibruar, duke mbajtur përgjegjës vetëm Prishtinën dhe jo Beogradin”, ka thënë Joseph.

Kongresmeni Self në vazhdimësi të kësaj seanca e ka pyetur ekspertin Max Primorac për atë se si ka ndikuar kriza institucionale në Kosovë në raportin e Kosovës me SHBA-në dhe për atë se çfarë mund të bëjë SHBA-ja për ta përkrahur Kosovën.

Primorac në fjalën e tij ka përmendur faktin që do të mbahen zgjedhjet në fund të këtij muaji duke vënë në pah rëndësinë dhe peshën e tyre.

Ai ka përmendur edhe gjendjen socio-ekonomike në Kosovë, duke thënë se të rinjtë po largohen masovikisht dhe sipas Primorac, SHBA duhet të mbështesë Kosovën. Primorac ka thënë se çfarëdo marrëveshje të madhe që do të bëjë SHBA në rajon, duhet të përfshijë njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Zoti Kryetar, mendoj se në fund të këtij muaji do të ketë zgjedhje të reja në Kosovë. Dhe mendoj se rreziku – apo pesha – e rezultatit të atyre zgjedhjeve është shumë i lartë. Aktualisht, të rinjtë e Kosovës po largohen në numër të madh. Është një vend që ka potencial të jashtëzakonshëm energjetik. Ky potencial mund të jetë i dobishëm për vetë vendin, për rajonin dhe gjithashtu për Shtetet e Bashkuara. Ky është një vend që ne duhet ta mbështesim. Çdo marrëveshje e madhe që bëjmë në rajon, përfshirë Serbinë, duhet të përfshijë njohjen e atij vendi [Kosovës]. Është një vend që është 100% kundër Kinës komuniste, Rusisë dhe Teheranit. Së fundmi, ata e zhvendosën ambasadën e tyre në Jerusalem nga Tel Avivi, një premtim që i kishin bërë Presidentit Trump dhe një premtim që e kanë mbajtur. Ne ende po presim për Beogradin”, ka thënë Primorac.

Kongresmeni Bill Keating në sesionin e pyetjeve i është drejtuar profesorit amerikan, Edward Jospeh, duke e pyetur për çështjen e përkrahjes amerikane sa i përket sektorit të energjisë, ndihmat nga MCC dhe në përgjithësi përkrahjen.

Joseph në fjalën e tij ka thënë se SHBA përveç aspektit ekonomik, e përkrah Kosovën edhe në aspektin ushtarak dhe se një gjë e tillë është në interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Joseph gjithashtu kur ka folur për stabilitetin e rajonit, ka përmendur edhe nevojën për arritjen e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe sipas tij, zgjidhja është NATO dhe anëtarësimi i Kosovës në Aleancën VeriAtlantike.

Sipas Joseph, Serbisë s’do t’i mbetej rrugë tjetër dhe se bashkërendimi me Rusinë dhe Kinën në Kombe të Bashkuara do të bëhej pa kuptim, meqë anëtarësimi i Kosovës në NATO është shumë më shumë i rëndësishëm sesa anëtarësimi në Kombe të Bashkuara.

Tutje përgjatë seancës dëgjimore është folur edhe për raportin e SHBA-së me Serbinë dhe për atë nëse Uashingtoni po vepron drejt në avancimin e raporteve me Beogradin dhe nëse kjo do të bëjë që Serbia të largohet nga orbita e Rusisë dhe që të afrohet me BE-në dhe SHBA-në.

Joseph ka përsëritur edhe një herë se zgjidhja është NATO dhe që Serbia të anëtarësohet.

Në pjesën e fundit të seancës dëgjimore, kongresmeni Self ka vazhduar me një seri të pyetjeve për të cilat ka kërkuar përgjigje me PO ose JO.

Self ka pyetur tre të pranishmit nëse mendojnë që byrakoratët e karrierës në Departamentin Amerikan të Shtetit e shohin si figurë obstruktive kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Të tre, Joseph, Cofey dhe Primorac janë përgjigjur se ‘Po’.

Gjithashtu të tre janë shprehur bindshëm në favor të vazhdimit të përkrahjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Self gjithashtu i ka pyetur nëse SHBA dhe partnerët evropianë duhet të shtojnë presionin tek Serbia për të respektuar pikën e marrëveshjes për të mos lobuar kundër pavarësisë së Kosovës. Të tre kanë thënë se një gjë e tillë duhet të ndodh.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë