Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë u tha mirë e çfarë jo në seancën e Kongresit ku Kurti u përshkrua si pengues për DASH’in- Serwer del me analizë

03/12/2025 - 17:56
në Kryesore, Lajme
A A
Serwer: Vuçiq s’nënshkruan marrëveshje me Kosovën para zgjedhjeve, mbase as pas tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori amerikan, Daniel Serwer, i ka bërë një analizë dëshmisë se djeshme në Kongres të Edëard Joseph, Luke Cofey the Max Primorac, të cilët kanë folur për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosovën, Serbinë dhe janë përgjigjur pyetjve specifike të anëtarëve të Nënkomitetit të Evropës në Dhomën e Përfaqësuesve, shkruan Gazeta Express.

Serwer ka thënë se dyshon që rajoni është vërtetë në një pikë të nxehtë, megjithatë s’ka përjashtuar mundësinë që të ketë përshkallzim. Profesori amerikan ka thënë se dyshon që nevoja kryesore e rajonit është stabilitet, derisa dëshmitë dhe pyetjet e bëra gjatë seancës i ka cilësuar të arsyeshme më shumë sesa jo.

Sipas njohësit të rajonit, tre dëshmitarët e kanë pasur mirë kur kanë konstatuar se Serbia është burim i shumë problemeve në Ballkan.

“Korrupsioni i saj, qeveria gjithnjë e më autokratike, lidhjet tregtare dhe ushtarake me Kinën, si dhe lidhjet politike dhe ekonomike me Rusinë janë probleme të mëdha”, ka shkruar Serwer.

Gjithashtu ai e ka vlerësuar si pozitive qëndrimin e Joseph, Coefy e Primorac, të cilët njëzëri kanë kërkuar përkrahje të SHBA-së për Kosovën, pavarësisht faktit se kanë deklaruar se nga DASH, Kurti shihet si pengues.

“Ata donin të shihnin mbështetje të fortë për Kosovën dhe për shqiptarët në Serbinë jugore, pavarësisht mospëlqimit të burokracisë së Departamentit të Shtetit për Kryeministrin e Kosovës Kurti”, ka shkruar tutje.

Tutje Serwer ka përmendur edhe diskutimet rreth Bosnje e Hercegovinës dhe heqjen e sanksioneve ndaj Millorad Dodik.

“Dëshmitarët dhe anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve vunë në pikëpyetje mençurinë e Administratës Trump në lehtësimin e sanksioneve ndaj Milorad Dodik, ish-presidentit të entitetit serb (Republika Srpska) në Bosnjë, dhe miqve të tij. Askush nuk mundi të identifikonte një përfitim të qartë për SHBA-në. Të gjithë pyesnin veten nëse kjo ishte bërë me urdhër të lobistëve të njohur të Uashingtonit pranë Administratës Trump. Dhe ndoshta në ndjekje të interesave private të familjes Trump. Disa mbështetën rivendosjen e sanksioneve”, ka shtuar Serwer.

Profesori amerikan Serwer megjithatë s’është pajtuar me optimizmin e treguar nga dëshmitarët në Kongres, për afrimin e Serbisë drejt Perëndimit. Sipas tij, Vuçiq s’ka interes që të rrezikojë pushtetin e tij duke e frenuar korrupsionin dhe duke këputur lidhjet me Kinën dhe Rusinë.

“Ai nuk ka interes që Serbia ose Bosnja të bashkohen me NATO-n. Vuçiç është shumë më i interesuar të ndihmojë Trumpin të ndërtojë një projekt hoteli në Beograd. Ai mendon, me arsye të mira, se kjo do të mjaftojë për t’i blerë kredi në Uashington”, shprehet Serwer.

Në shkrimin e tij, Serwer del edhe kundër idesë së heqjes së pozitës së Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje, meqë thotë se rrezikohen Marrëveshjet e Dejtonit.

“Max Primorac i Fondacionit Heritage mbështeti eliminimin e “Përfaqësuesit të Lartë” të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë. Ai gjithashtu donte një “entitet të tretë” për kroatët. Këto dy lëvizje do të rrëzonin marrëveshjet e Dejtonit dhe do të çonin në shkëputjen e të dy entiteteve, serbe dhe kroate, duke filluar luftë me një entitet boshnjak të papërcaktuar mirë në Bosnjën qendrore. Kjo është padyshim një ide e keqe. Me mençuri, Luke Coffey dhe Ed Joseph mbështetën mbështetjen e marrëveshjeve të Dejtonit për Bosnjën”, shton ai.

Në fund Serwer thotë se rajoni është më i qëndrueshëm sot dhe se ka nevojë për ndryshime politike.

“Ajo që i duhet rajonit sot është ndryshimi politik, jo stabiliteti. Por duhet të jetë një ndryshim i menduar mirë në një drejtim demokratik, evropian dhe perëndimor. Rusët dhe kinezët po ushqehen me tensione etnike, status të pasigurt dhe autokratë të korruptuar. Braktisja e Dejtonit do të ishte një dhuratë për ta.Ndryshimi duhet të nënkuptojë më shumë të drejta individuale në Bosnjë, më shumë sovranitet në Kosovë dhe më pak autokraci në Serbi. SHBA-të mund të inkurajojnë demokratizimin dhe të ndihmojnë ata që duan ta arrijnë atë, por u takon boshnjakëve, kosovarëve dhe serbëve të marrin përgjegjësi. Pasi ta bëjnë këtë, përparimi drejt anëtarësimit në BE dhe NATO do të jetë i lehtë, jo i vështirë.”, ka përfunduar Serwer./Express/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë