Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Faton Peci, ka thirru mbledhjen inauguruese të Kuvendit të komunës për datën 12 dhjetor, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kjo mbledhje mbahet nga ora 12:00.
Njoftimi i plotë nga Peci:
🇽🇰Mirëmëngjes qytetarë të Mitrovicës!
✍️Sot kam nënshkruar ftesën për thirrjen e mbledhjes inauguruese të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, e cila do të mbahet më 12.12.2025, në ora 12:00.
Kjo mbledhje shënon fillimin e realizimit të mandatit të dhënë nga vullneti i qytetarëve.
Na priftë e mbara!














