Antropologia amerikane, Janet Reineck, ka shkruar për ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, duke e quajtur atë “njeri të përulur dhe të qetë”.
Ajo ka shtuar se Rugova ishte një njeri me vizion, mençuri dhe guxim të jashtëzakonshëm.
“Në nderim të IBRAHIM RUGOVËS – 2 dhjetor 1944 deri më 21 janar 2006. Për amerikanët që nuk e njohin atë, si President i Kosovës nga viti 1992 deri në vitin 2006, ky njeri i përulur dhe i qetë udhëhoqi luftën e suksesshme të shqiptarëve për pavarësi, duke mbrojtur rezistencën paqësore ndaj dominimit serb dhe duke siguruar mbështetjen e Amerikës. Pata nderin ta njihja Ibrahimin gjatë viteve 1980, kur ai ishte studiues dhe kritik letrar. Ai ishte vërtet një njeri me vizion, mençuri dhe guxim të jashtëzakonshëm.”












