Ministri për komunitete dhe kthim në Qeverinë Kurti, Goran Rakiq, është parë në orët e vona në Rudarë, aty ku sonte u vënë barrikada që bllokuan rrugën.
Rakiq, kryetar i Listës Serbe, shihej duke u ruajtur nga banorët serbë atje.
Kjo derisa aty shiheshin edhe pjesëtarë të KFOR-it.
Ai nuk deshi të deklarohej për ekipin e Klan Kosova. “Jo sonte”, tha shkurtimisht Rakiq.












