Pas 25 vitesh, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do të udhëheq komunën e Fushë Kosovës.
Nga sot, kjo komunë e rëndësishme do të udhqhet nga Valon Prebreza i Vetëvendosjes.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka faleminderit qyetarët për besimin dhe mbështetjen. “… dhe së bashku do të bëjmë shumë punë”.
Postimi i plote:
Të dashur qytetarë të Fushë-Kosovës,
Sot u betova para Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës, për të marrë zyrtarisht mandatin e Kryetarit të Komunës.
Detyra zyrtare, më obligon që t’i shërbejë secilit qytetar pa asnjë dallim. Unë zotohem se do të punoj me transparencë, ndershmëri, përkushtim dhe do të jem pranë të gjithëve.
Faleminderit për besimin tuaj, për mbështetjen dhe së bashku do të bëjmë shumë punë!
I juaji,
Valon Prebreza














