Gazetari i Veriu.info sonte ka kaluar kufirin e Merdares, ku ka parë kolonë disa kilometërshe të kosovareve që po maltretohen nga kufitarët serbë me procedura burokratike.
Pra, kosovarët sonte po presin edhe më gjatë se herave tjera, pasi që kufitarët serbë po i vonojnë jashtëzakonisht shumë, duke bërë të presim me 5 deri 7 orë në kufi, raporton gazetari i Veriu.info nga kufiri i Merdares, përkatësisht territori i Serbisë.
Ndryshe, serbë ekstremist me maska sot kanë vendosur barrikada në veri të Republikës së Kosovës, menjëherë pas lëshimit të alarmit në Mitrovicën e veriut./Veriu.info/Merdare – 02:55/
Video KËTU













