Kur jemi në prag të hyrjen në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, politikanët që do të kandidojnë për deputetë zakonisht nisin të bëjnë vizita simbolike, që në esencë janë para-fushatë zgjedhore, madje edhe vizita te kategoritë e veçanta shoqërore.
Një veprim të tillë e ka bërë edhe ish deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, i cili i ka bërë pak promovim vetes duke shfrytëzuar personat me nevoja të veçanta.
Hoxhaj ka vizituar qendrën Hendikos në Gjilan, me ç’rast ka bërë pak ‘filma’ duke publikuar edhe një video nga kjo vizitë, për ta paraqitur veten shumë të afërt me anëtarët e kësaj shoqate.
Veriu.info ka bërë një kërkim në rrjetet sociale të Hoxhaj dhe në google, ku nuk ka gjetur vizita paraprake të tij në Hendikos.













