Dragisha Miloviq është betuar si kryetar i ri i Zveçanit. Ceremonia u zhvillua pas dorëzimit zyrtar të detyrës nga Ilir Peci i PDK-së, duke shënuar rikthimin e Listës Serbe në krye të komunës.
Në fjalën e tij pas betimit, Miloviq u zotua për bashkëpunim me të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë dhe institucionet që veprojnë në Kosovë.
“Do të bashkëpunoj edhe me përfaqësuesit e misioneve me KFOR, me EULEX, me OSBE, me të gjitha institucionet në Prishtinë, MAPL dhe me ju, mediat. Duhet të kuptojmë që qeverisja lokale duhet të jetë e fokusuar tek qytetarët. Kushdo që vjen këtu të mirëpritet… për të mirë të qytetarëve tanë”, tha Miloviq.
Sipas transmetimit të Dukagjinit, kur u pyet nga gazetarët nëse i respekton simbolet e Kosovës, Miloviq u përgjigj shkurt:
“Do ta shihni ditëve në vazhdim, sot nuk flas”, është përgjigjur ai.














