Ambasadori i ri i Gjermanisë, Rainer Rudolph, ka vizituar Mitrovicën e Veriut, duke takuar personalitete dhe parë vende të ndryshme atje.
“Këtë javë, ambasadori ynë kaloi një ditë të tërë në Mitrovicën e Veriut, duke u takuar me përfaqësues të shoqërisë civile, kulturës dhe shtypit. Duke filluar me një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias, Rainer Rudolph mësoi rreth sfidave politike dhe shoqërore me të cilat përballet komuniteti”, njofton ambasada.
Ambasadori është njoftuar edhe me skenën kulturore duke qenë në qendrën “Acquarius” dhe shkollën “Rock” të Mitrovicaës
“Ne e mbështesim Kosovën si një shtet shumetnik dhe mezi presim të vazhdojmë bisedën”, vazhdon ambasada.














