Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vendoset standard për privatësinë në Kosovë: Gjykata vendos se qasja në telefon pa urdhër gjyqësor është kundërkushtetuese

06/12/2025 - 01:42
në Kryesore, Lajme
A A
Vendoset standard për privatësinë në Kosovë: Gjykata vendos se qasja në telefon pa urdhër gjyqësor është kundërkushtetuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka marrë vendim  se ekzaminimi i telefonave pa urdhër të gjykatës shkel të drejtën kushtetuese për privatësi. Vendimi shënon një kthesë vendimtare në mbrojtjen e të drejtës kushtetuese dhe vendos një standard të ri për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.

Avokati Faton Fetahu,  i cili njoftoj për një rast ku po e përfaqësonte një klient të tij, ka thënë se ky vendim ky vendim ndalon praktikën e gabuar dhe të dëmshme të prokurorëve që për më shumë se dy dekada urdhëronin hapjen e telefonave pa leje gjyqësore, në kundërshtim me nenin 36 (3) të Kushtetutës.

“Një normë e shkruar qartë në Kushtetutë, nga sot (fatkeqësisht vetëm pas 17 vitesh nga miratimi i saj) merr jetë në kuptimin mbi thelbin e saj. E Drejta e Privatësisë, duke qenë njëra prej të drejtave themelore të njeriut, është e pacenueshme dhe mund të kufizohet përkohësisht, dhe atë vetëm me vendim gjyqësor.”, ka shkruar Fetahu.

Ai theksoi se vendimi është edhe fitore për qytetarët, duke vendosur një precedent që ndalon përdorimin e provave të marra në mënyrë të kundërligjshme dhe nxit korrigjimin e padrejtësive të mëparshme, përfshirë rastin e klientit të tij, i cili qëndroi mbi dy vite në paraburgim mbi bazën e provave që tani u shpallën të paligjshme.

“Ky vendim prek secilin prej nesh, sepse nga sot telefoni i çdo qytetari është i mbrojtur nga ndërhyrjet arbitrare. Siguria juridike rritet, shteti i së drejtës forcohet dhe qytetarët marrin garanci reale se privatësia e tyre nuk mund të shkelet sipas dëshirës së një prokurori, i cili në mënyrë kundërkushtetuese jo vetëm ka shkelur të drejtën e privatësisë së personit që ka hetuar, duke i zbuluar të dhëna dhe prova të papranueshme, duke ndërtuar aktakuza mbi bazën e tyre, por mbi të gjitha, ka ushtruar një kompetencë të gjykatës – një tagër që Kushtetuta ia ka njohur vetëm gjykatës dhe jo institucionit të prokurorit.,”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, Gjykata në përbërje të kryetarit Lutfi Shala dhe anëtarëve Vesel Ismaili dhe Rrahman Beqiri ka theksuar se fshehtësia e komunikimeve, mesazheve dhe të dhënave personale është e pacenueshme dhe mund të kufizohet vetëm me vendim gjyqësor, në përputhje me proporcionalitetin e qëllimit të hetimit.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë