Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maliqi: Koalicionet parazgjedhore pragmatike dhe të natyrshme, LVV-ja pritet të bie edhe për 5%!

06/12/2025 - 16:30
në Lajme
A A
Shkëlzen Maliqi: Ura e Ibrit do të hapet, por jo tani/ Ndërkombëtarët nuk i besojnë më fjalës së Kurtit!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Publicisti, Shkëlzen Maliqi, ka folur në lidhje me koalicionet parazgjedhore që janë krijuar për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Maliqi në një intervistë dhënë për dokumentarin ‘Expose’ tha se këto koalicione i sheh si pragmatike dhe të natyrshme.

Ai bëri edhe një parashikim për rezultatin ku tha se pritet që Vetëvendosja të bie edhe për 5%.

“Koalicionet parazgjedhore i kam pa si pragmatike, të natyrshme, s’e këto partitë e vogla që zakonisht nuk e kalojnë pragun, kanë provu gati të gjitha me u rehatu pos Nismës Socialdemokrate që ka mbet ‘vjerr’, nuk di a mundet me u kyç ende në ndonjë formacion. Disa parti kanë provu me pas prurje, ka edhe kapërcime prej një subjekti në të tjera. Përshtypja është se Vetëvendosja me grupacionin e tij është në defanzivë, e kanë marrë një grup të vogël demokristianët, s’di a kanë ndonjë peshë. Këto të tjerat po koncentrohen, ish-opozita, mund të ketë ndonjë ndryshim të rezultatit. Unë po supozoj se Vetëvendosja do të bie edhe për 5%, nuk do të ketë më 48 deputetë por më pak…diku rreth 40. Ketë vit të gjithë vitin e kemi humbur kot, është dashur më herët të kryhet ky proces. Tre zgjedhje i kemi patur sivjet së bashku me lokalet ndërkaq me gjasë do t’i kemi edhe një palë zgjedhje në pranverë edhe s’di a do të dalim lehtë nga kjo krizë” deklaroi Maliqi.

Maliqi tha se Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti po presin tek vota e diasporës por se diaspora sipas tij nuk pritet të votojnë të gjithë për të.

Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës ka struktura shumë të organizuara në diasporë.

“Kurti po llagarit tek diaspora sepse e ka vetëm një rezervë ku në zgjedhjet e sivjetshme e ka bë njëfarë përparësie në krahasim me partitë e tjera por ajo nuk qon shumë peshë, nuk është diçka vendimtare por e rrit pak votën e tij. Ai po pret se ndoshta për Vitin e Ri vijnë ato masivisht e votojnë këtu por nuk votojnë krejt për atë. Ne që jemi marr me statistika e dimë që këto statistikat në të vërtetë gjithmonë nuk duhet me pa në total. Psh tek diaspora LDK-ja e riorganizume që i ka pas strukturat më të forta më herët, në zgjedhjet lokale por edhe në zgjedhjet më herët është tregu që ka pas përparësi. Nuk është që shkojnë krejt ato vota tek Vetëvendosja por Kurti dhe Vetëvendosja e kanë shpresën tek vota e tyre sepse me populizëm, me atë propagandën se e kanë çliru Kosovën, Veriun, kanë patur efekt tek një pjesë e elektoratit” tha Maliqi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë