Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çudi kosovare: Arbër Ismajli i LDK-së humbi thellë nga VV në Gjilan, ama synon të bëhet deputet

06/12/2025 - 22:06
në Lajme
A A
Çudi kosovare: Arbër Ismajli i LDK-së humbi thellë nga VV në Gjilan, ama synon të bëhet deputet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka bërë të ditur se ka pranuar të jetë kandidat i partisë për Kuvendin e Kosovës.

Ai këtë vendim e ka marrë pasi ka pësuar një humbje të thellë nga Vetëvendosje në komunën e Gjilanit, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Pra, ai nuk arriti të bëhet kryetar komune ama synon të bëhet deputet në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i tij:

Të dashur qytetarë,

Në këtë moment të rëndësishëm për fatin e drejtimit të vendit tonë, dua t’ju njoftoj se kam pranuar të jem kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky vendim ka ardhur nga një reflektim i thellë për përgjegjësinë që kemi ndaj qytetit tonë, rajonit dhe mbarë Republikës.

Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për strukturat e LDK-së që më kanë besuar këtë detyrë, kryesinë, kryetarët e nëndegëve bashkë me strukturat e tyre. Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin e Degës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, për mbështetjen dhe partneritetin e tij të vazhdueshëm, si dhe për kryetarin e LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, për vizionin e qartë dhe besimin që ka vendosur tek unë dhe tek gjenerata që vjen.

Jam shumë vetëdijshëm se kjo rrugë kërkon seriozitet, përkushtim dhe ndershmëri. Këto janë vlerat me të cilat kam punuar deri sot dhe me të cilat do të vazhdoj, pa asnjë kompromis.

Qëllimi i kandidaturës sime është të përfaqësoj me dinjitet interesin e qytetarëve dhe të kontribuoj realisht në zhvillimin e Kosovës, në veçanti në fushat ku kam përvojë profesionale dhe përgjegjësi publike.

Para nesh është një etapë që kërkon mobilizim, angazhim dhe bashkëpunim. Është fati i kthesës historike për Republikën tonë. Prandaj, i ftoj të gjithë qytetarët, familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e shumë viteve, të qëndrojmë të bashkuar për një proces të drejtë, të qetë dhe të përkushtuar, ashtu siç meriton vendi ynë.

Besimin që ma keni dhënë deri sot e konsideroj obligim. Përkushtimi im ndaj jush do të jetë më i plotë dhe i pandarë.

Me konsideratë të thellë,

Arbër R. Ismajli

JU REKOMANDOJMË

Ish kryetari i Fushë Kosovës për lënien e Veliut jashtë listës për deputet: Kjo më ngjanë se e ka qëllim rrënimin nga brenda të Kalasë LDK-së
Kryesore

Ish kryetari i Fushë Kosovës për lënien e Veliut jashtë listës për deputet: Kjo më ngjanë se e ka qëllim rrënimin nga brenda të Kalasë LDK-së

06/12/2025 - 23:42
Ish kryetari i LDK-së në Vushtrri: Gabim mos kandidimi i Agim Veliut për deputet
Lajme

Ish kryetari i LDK-së në Vushtrri: Gabim mos kandidimi i Agim Veliut për deputet

06/12/2025 - 23:28
Kryeziu kritikon gjuhën fyese ndaj kundërshtarëve politikë: Duhet të jetë arsye e mjaftueshme për ndëshkim qytetar dhe politik
Lajme

Kryeziu thotë se Osmani ka dalë nga roli i saj dhe është angazhuar për ta mbështetur VV’në

06/12/2025 - 22:41
Viktor Buzhala aderon në Guxo
Lajme

Viktor Buzhala aderon në Guxo

06/12/2025 - 22:13
Grabovci: Kurti është mashtrues, qeveria e tij më e dështuara ndonjëherë
Lajme

A u frikësua? Grabovci nuk pranon të kandidojë për deputet në listën e PDK-së

06/12/2025 - 21:46
LAJMI I FUNDIT | Kërkohet shtyrja e afateve për votimin me postë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, VV-ja kundërshton
Lajme

KQZ ndryshon vendimin, tërheqja e shortit bëhet nesër

06/12/2025 - 21:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shkarkohet drejtori i Termocentralit Kosova B në KEK

    Shkarkohet drejtori i Termocentralit Kosova B në KEK

    303 Shpërndaje
    Shpërndaje 121 Tweet 76
  • Bedri Hamza konfirmon listën e PDK-së: Gjithçka është gati

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Eksperti i sigurisë: Kosova drejt NATO-s, Trump do të bëjë shpalljen në Tiranë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Vendos Kryesia e PDK-së, Fatmir Limaj nuk do të jetë pjesë e listës

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Deklarohet Inspektorati i Punës për mbylljen e Viva Fresh-it në Vushtrri pas raportimit të Veriu.info

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë