Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maliqi: S’ka shpjegim bindës që e arsyeton rritjen kaq të madhe të importit të rrymës – ku po shkojnë qindra miliona euro?

07/12/2025 - 08:01
në Kryesore, Lajme
A A
Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik Agon Maliqi ka publikuar një sërë faktesh që, sipas tij, ngrenë dyshime serioze për mënyrën si po menaxhohet importi i energjisë në Kosovë gjatë viteve të fundit. Sipas tij, s’ka shpjegim bindës që e arsyeton rritjen kaq të madhe të importit të rrymës.

Maliqi kërkon transparencë për shumat marramendëse dhe lidhjet problematike që lidhen me procesin.

Mes tjerash, Maliqi tha se faktet janë para publikut, por përgjigjet ende mungojnë.

Postimi i plotë:

Disa prej fakteve që kanë dalur në dritë deri më sot rreth importit të energjisë janë këto. Interpretimet bëjini vetë.

1) Mbi 800 milionë euro ka qenë importi i energjisë në 5 vitet e fundit, ndërkohë që në 12 vitet paraprake bashkë ka qenë rreth 650 milionë euro. Një shpjegim bindës që e arsyeton këtë rritje kaq të madhe në pesë vitet e fundit mungon.

2) Një ambasador me krahë të fortë në majat e pushtetit mori shtetësi të Kosovës me procedurë të përshpejtuar. Ai ka pranuar publikisht se para marrjes së kësaj detyre diplomatike ka punuar për tregtarë rajonalë të energjisë si këshilltar. Nga mediat është raportuar, në bazë të hetimeve nga inteligjenca financiare, se ky ambasador ndër vite i ka tërhequr rreth 1,5 milionë EUR cash nga xhirollogaritë e kompanive të tij. Nuk kam dëgjuar që këto detaje të hetimit të jenë mohuar. Qeveria asnjëherë nuk i ka kërkuar ambasadorit llogari për këto raportime por i ka dalë në mbrojtje.

3) Një ndërmarrje nga Shqipëria regjistrohet në Kosovë në vitin 2021 dhe nga hiçi papritmas krijon monopol efektiv në importin e energjisë si dhe qindra miliona euro qarkullim, duke hyrë në top 10 të kompanive me qarkullim. Mediat në Kosovë dokumentojnë lidhje familjare në mes të kësaj firme dhe përfaqësuesve të një firme tjetër në Shqipëri, e cila është tregtuesi më i madh rajonal i energjisë, e të cilën vetë kryeministri në detyrë dikur e quante pjesë të mafias serbe të energjisë.

4) Në vend të sqarimit të këtyre fakteve dhe të tjerave (si psh ato mbi kostot e pashpjegueshme milionëshe për bartje të energjisë në kufi) që flasin për abuzime monopoliste të tregtarëve të energjisë në kurriz të xhepave tanë, qeveria në detyrë u ndërsehet mediave dhe kritikëve që po e trajtojnë këtë temë me interes publik, dhe e cila zgjon shumë dyshime për atë se ku po shkojnë qindra miliona euro.

JU REKOMANDOJMË

Me pranga në duar, Dashnim Miftari – pronari i Veda 2 Petrol sillet në gjykatë

Me pranga në duar, Dashnim Miftari – pronari i Veda 2 Petrol sillet në gjykatë
03/07/2026 - 10:15

Nëntë të arrestuarit për shpëlarje parash dhe kontrabandë të naftës janë paraqitur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku do të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake....

Më shumëDetails

28 gëzhoja në vendngjarje dhe arsenal armësh në shtëpi – Çfarë zbuloi policia pas plagosjes në Podujevë?

28 gëzhoja në vendngjarje dhe arsenal armësh në shtëpi – Çfarë zbuloi policia pas plagosjes në Podujevë?
03/07/2026 - 09:59

Plagosja e katërfishtë në Podujevë, 28 gëzhoja plumbash u gjetën në vendngjarje, policia ua bastisi shtëpitë të dyshuarve Policia e Kosovës doli me njoftim të ri për plagosjen...

Më shumëDetails

Bastisen pronat e të dyshuarve për plagosjen në Podujevë, sekuestrohen armë dhe mbi 200 fishekë

Prokuroria jep detajet e para për plagosjen e trefishtë me armë në Podujevë
03/07/2026 - 09:33

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për plagosjen e katërfishtë që ndodhi të enjten në Podujevë. Sipas raportit 24-orësh, nga të shtënat me armë zjarri mbetën...

Më shumëDetails

Alarmi nga salmonela në Evropë – Mbi 100 të infektuar nga nudllës, dhjetëra në spital

Alarmi nga salmonela në Evropë – Mbi 100 të infektuar nga nudllës, dhjetëra në spital
03/07/2026 - 09:29

Një shpërthim i salmonelës i lidhur me nudlat instant me shije ka prekur të paktën 106 persona në 14 shtete evropiane, njoftuan Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA)...

Më shumëDetails

Dalin para gjykatës të dyshuarit për dallavere me naftë

Dalin para gjykatës të dyshuarit për dallavere me naftë
03/07/2026 - 09:08

Kanë dalë para gjykatës disa nga të dyshuarit që u arrestuan në aksionin e së mërkurës kundër krimit të organizuar, lidhur me realizimin e transaksioneve fiktive të derivateve...

Më shumëDetails

Dardan Krasniqi: Gjykata Speciale ka qenë tradhti

Dardan Krasniqi: Gjykata Speciale ka qenë tradhti
03/07/2026 - 01:50

Veterani i UÇK-së Dardan Krasniqi, ka thënë se Gjykata Speciale ka qenë akt tradhtie, ngase neve si shoqëri po na merr shumë kohë dhe ne në vend se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Zoti ju vraftë”, “thirre ndihmën e shpejtë”, dalin pamjet kur shkrep arma në sheshin e Podujevës, njëri nga personat rrëzohet

    “Zoti ju vraftë”, “thirre ndihmën e shpejtë”, dalin pamjet kur shkrep arma në sheshin e Podujevës, njëri nga personat rrëzohet

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Pamje dramatike nga Podujeva – i dyshuari në skenën e krimit, ndërhyn me armë polici civil

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Përleshja në Podujevë, dalin detaje të reja: Konflikti dyshohet se lidhet me një vdekje misterioze të para pesë vitesh

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë EX FIS-in e Isa Muharremit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Reagon Muja pas mbylljes së qumështores “Vita”: Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, qytetarët tanë duhet të dinë se çka hanë e çka pinë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë