Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-drejtori i Emergjencave në Leposaviq, Valton Peci i ‘padëshiruar’ në garë, Kurti ia refuzon kandidaturën për deputet

08/12/2025 - 10:13
në Lajme
A A
Ish-drejtori i Emergjencave në Leposaviq, Valton Peci i ‘padëshiruar’ në garë, Kurti ia refuzon kandidaturën për deputet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Valton Peci, zyrtar i stafit politik i zv. Ministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla, njëherit ish-drejtori i Emergjencave në Leposaviq dhe aktivisti i kahershëm i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ka mbetur jashtë listës së Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë, njofton Mitropol.

Ai nuk arriti të bëhet i dëshiruar për liderin e partisë, Albin Kurtin, sa për ta futur në listën për deputetë, përkundër entuziazmit të madh që pati ditëve të fundit me shpresën se do i futej garës, pasi mori “aminin” e degës në Mitrovicë.

Peci nuk është krejt i panjohur për publikun. Ai është protagonist i njërës prej videove të skandaleve brenda Komunës së Leposaviqit të publikuara nga Gazeta Nacionale gjatë vitit të kaluar. Aty ai shihet teksa i tregon punëtorëve shqiptarë e serbë se Hetemi atë ditë kishte njoftuar se s’kanë mbledhje, andaj mund të largoheshin nga puna edhe pa e përfunduar orarin zyrtar e zyrtarët shihen teksa po pinin raki.

Në videot e tjera nga Komuna, shiheshin sjellje të çuditshme të punëtorëve të komunës së Leposaviqit, e cila udhëhiqej nga kryetari Lulzim Hetemi. Punonjësit kapeshin me njëri-tjetrin, bënin lëvizje të çuditshme, e krejt kjo nëpër zyrat e komunës. Ata zgjedhnin mënyra të tjera për të kaluar kohën e lirë, dikush madje luante edhe Counter Strike.

Në videot e publikuara, në momentet e relaksit ku pihej raki, në zyre shihej i pranishëm edhe drejtori Peci, gjersa shefja e kabinetit të eprorit të tyre, cakronte gotat.

Valton Peci në zgjedhjet lokale të vitit 2021 ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për anëtar të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, por për shkak të numrit të pamjaftueshëm të votave nuk kishte arritur të zgjedhet, por megjithatë, ky rezultat dëshpërues nuk ia trembi syrin Pecit që të kërkonte nga Kurti t’i futej garës për deputet.

Por, duket se rezultati i vitit 2021 kishte rëndësi për Kurtin dhe udhëheqësinë e VV-së, andaj e lanë Pecin jashtë listës që u publikua mbrëmë pas mesnate./Mitropol/

JU REKOMANDOJMË

Dardan Krasniqi: Gjykata Speciale ka qenë tradhti

Dardan Krasniqi: Gjykata Speciale ka qenë tradhti
03/07/2026 - 01:50

Veterani i UÇK-së Dardan Krasniqi, ka thënë se Gjykata Speciale ka qenë akt tradhtie, ngase neve si shoqëri po na merr shumë kohë dhe ne në vend se...

Më shumëDetails

Gjenerata e re e kadetëve i bashkohet nesër FSK-së, tjetër hap drejt forcimit të mbrojtjes së Kosovës

Gjenerata e re e kadetëve i bashkohet nesër FSK-së, tjetër hap drejt forcimit të mbrojtjes së Kosovës
03/07/2026 - 01:47

Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbajë sot ceremoninë solemne të diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2026. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të...

Më shumëDetails

Rrebeshe shiu e rënie temperaturash të premten, çfarë moti na pret në fundjavë?

Rrebeshe shiu e rënie temperaturash të premten, çfarë moti na pret në fundjavë?
03/07/2026 - 01:45

Sot, në Kosovë pritet të kemi mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat pritet të gjenerojnë reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me...

Më shumëDetails

Vetëvendosje dikur e përkrahte “Vitën”, sot pushteti i tyre iu vërsul (Video)

Vetëvendosje dikur e përkrahte “Vitën”, sot pushteti i tyre iu vërsul (Video)
02/07/2026 - 23:52

Lëvizja Vetëvendosje si parti opozitare në vitin 2011 kishte nisur fushatën “Duaje tënden” në përkrahje të prodhimeve vendore. Me një aksion kishte vulosur me “Duaje tënden” edhe paketimet...

Më shumëDetails

Rama pyetet a jeni me Abdixhikun apo me Hotin: Kjo është përgjigjja e tij!

Rama pyetet a jeni me Abdixhikun apo me Hotin: Kjo është përgjigjja e tij!
02/07/2026 - 23:00

Festa në ambasaden amerikane për 250 vjetorin e ShBA-së, vuri në pah ndarjen brenda LDK-së. Derisa festohej, deputetë e anëtarë të LDK-së, ishin ndarë në disa tavolina. Lumir...

Më shumëDetails

Bedri Hamza, Albin Kurtit : Nuk të përgjigjem në Whatsapp, ftesat duhet të jenë zyrtare

Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë
02/07/2026 - 22:48

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se nuk do t’i përgjigjej një ftese për takim nga Albin Kurti nëse ajo dërgohet përmes aplikacionit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Zoti ju vraftë”, “thirre ndihmën e shpejtë”, dalin pamjet kur shkrep arma në sheshin e Podujevës, njëri nga personat rrëzohet

    “Zoti ju vraftë”, “thirre ndihmën e shpejtë”, dalin pamjet kur shkrep arma në sheshin e Podujevës, njëri nga personat rrëzohet

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • Pamje dramatike nga Podujeva – i dyshuari në skenën e krimit, ndërhyn me armë polici civil

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Përleshja në Podujevë, dalin detaje të reja: Konflikti dyshohet se lidhet me një vdekje misterioze të para pesë vitesh

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë EX FIS-in e Isa Muharremit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Reagon Muja pas mbylljes së qumështores “Vita”: Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, qytetarët tanë duhet të dinë se çka hanë e çka pinë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë