Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova shpallet zyrtarisht vend i sigurt për azil nga BE-ja

08/12/2025 - 14:09
në Kryesore, Lajme
A A
Eurobarometri 2025: Shqiptarët më entuziastët për anëtarësim në BE, serbët më skeptikët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian ka vendosur që Kosova dhe shtatë vende të tjera të konsiderohen si “të sigurta” për azil. Ky vendim është bërë i ditur përmes një komunikate të Këshillit Evropian.

“Sot, Këshilli ka miratuar qëndrimin e tij mbi dy aktet ligjore të BE-së, të cilat do të forcojnë zbatimin praktik të koncepteve kryesore mbi vendet e sigurta në rregullat e azilit të BE-së. Këto ligje të reja për migracionin synojnë të vendosin procedura më të shpejta dhe më efektive të azilit për ata që nuk duhet të marrin mbrojtje brenda BE-së.”, thuhet nëkomunikatë.

Sipas vendimit të Këshillit, Kosova është përfshirë në listën e vendeve të sigurta të origjinës. Kjo do të thotë se aplikimet për azil nga qytetarët kosovarë mund të trajtohen më shpejt. Përfshirja e Kosovës bazohet në vlerësimin se vendi ofron mbrojtje të mjaftueshme kundër persekutimit dhe shkeljeve të rënda të të drejtave themelore.

Megjithatë, vendosja e Kosovës në këtë listë nuk do të thotë se çdo kërkesë azili do të refuzohet automatikisht. Çdo aplikim individual mund të shqyrtohet nëse ekzistojnë arsye specifike për mbrojtje.

Sipas komunikatës, rregullorja e re që rishikon konceptin e “vendit të sigurt të tretë” do të zgjasë rrethanat në të cilat një kërkesë për azil mund të refuzohet si e papranueshme. Këshilli ka miratuar gjithashtu për herë të parë listën e përbashkët të BE-së të vendeve të sigurta të origjinës, duke mundësuar që shtetet anëtare të përpunojnë kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare në mënyrë të përshpejtuar.

Përveç Kosovës, si vende zyrtarisht të sigurta janë caktuar edhe Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia. Për qytetarët që vijnë nga këto shtete do të aplikohen procedura të përshpejtuara, që në shumicën e rasteve pritet të përfundojnë me refuzim të kërkesës për azil ose me zhvendosjen e shqyrtimit në një vend të tretë të sigurt, nga i cili kanë kaluar.

Koncepti i “vendit të sigurt të tretë” i mundëson shteteve anëtare të refuzojnë kërkesat për azil kur aplikantët mund të kenë kërkuar mbrojtje në një vend jo-BE të konsideruar të sigurt. Rregullorja e re zgjeron rrethanat në të cilat një kërkesë mund të refuzohet si e papranueshme dhe parashikon që shqyrtimi i kërkesave të mund të kryhet edhe në vende të treta të sigurta.

JU REKOMANDOJMË

Kelmendi: Vita ia dha vulën “Duaje tënden”, pushteti ia qet drynin “mbylle tënden”

“Vota kushton 110 euro”/ Kelmendi: Kjo veç rritje rrogash nuk është, transaksion i dobët biznesor
02/07/2026 - 21:54

Gazetari dhe moderatori, Adriatik Kelmendi ka reaguar ndaj mbylljes së qumështores “Vita”. Ai ka thënë se ishte qumështorja “Vita” që ia dha vulën “Duaje tënden”, fushatës së Vetëvendosjes...

Më shumëDetails

Rezultati i 7 qershorit – Hamza: E kemi lexuar si mesazh të elektoratit

Hamza: Në qeverisjen time do të rriten edhe pagat edhe pensionet
02/07/2026 - 21:45

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve të 7 qershorit në intervistë ekskluzive në emisionin Rubikon të Klan Kosovës,...

Më shumëDetails

Pasi PZAP ia refuzoi ankesën, Bekim Haxhiu do i drejtohet Supremes për zgjedhjet e 7 qershorit, flasin edhe nga Gjykata

Pasi PZAP ia refuzoi ankesën, Bekim Haxhiu do i drejtohet Supremes për zgjedhjet e 7 qershorit, flasin edhe nga Gjykata
02/07/2026 - 21:33

Ditën e djeshme, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se, ka vendosur për refuzimin e pesë ankesave të deponuara lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 7...

Më shumëDetails

Ferizajasi voziti edhe pse kishte ndalesë – i konfiskohet vetura, 500 euro gjobë dhe pikë negative

Ferizajasi voziti edhe pse kishte ndalesë – i konfiskohet vetura, 500 euro gjobë dhe pikë negative
02/07/2026 - 21:24

Rreth orës 19:50, njësia policore  e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën magjistrale në fshatin Gërlicë, ka ndaluar një automjet të tipit BMW 118 me targa vendore “Gjatë...

Më shumëDetails

Nga ‘Duaje tënden’ te ‘Mbylle tënden’, lufta e çoroditur e pushtetit ndaj prodhuesve

Nga ‘Duaje tënden’ te ‘Mbylle tënden’, lufta e çoroditur e pushtetit ndaj prodhuesve
02/07/2026 - 21:18

Pas më shumë se një dekade, nga “Duaje tënden!” në “Mbylle tënden”, duket se ngjan me një luftë të çoroditur të pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj prodhuesve vendorë....

Më shumëDetails

Shtyrja e aktgjykimit në kohën e formimit të institucioneve, Hoxhaj sheh kalkulime nga Haga: Hashim Thaçi u mor si President

Shtyrja e aktgjykimit në kohën e formimit të institucioneve, Hoxhaj sheh kalkulime nga Haga: Hashim Thaçi u mor si President
02/07/2026 - 21:03

Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, e ka parë si ‘’vendimmarrje politike’’, shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Zoti ju vraftë”, “thirre ndihmën e shpejtë”, dalin pamjet kur shkrep arma në sheshin e Podujevës, njëri nga personat rrëzohet

    “Zoti ju vraftë”, “thirre ndihmën e shpejtë”, dalin pamjet kur shkrep arma në sheshin e Podujevës, njëri nga personat rrëzohet

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Pamje dramatike nga Podujeva – i dyshuari në skenën e krimit, ndërhyn me armë polici civil

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë EX FIS-in e Isa Muharremit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Përleshja në Podujevë, dalin detaje të reja: Konflikti dyshohet se lidhet me një vdekje misterioze të para pesë vitesh

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë