Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Restorante, kafene”, Gjykata Supreme refuzon ankesën të VV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës

08/12/2025 - 21:00
në Kryesore, Lajme
A A
“Restorante, kafene”, Gjykata Supreme refuzon ankesën të VV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me caktimin e qendrave të votimit jashtë Kosovës, duke vërtetuar në plotësi vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZP.Anr.3/2025, të datës 30 nëntor 2025.

PZAP kishte pranuar ankesën e parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe kishte ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të 26 nëntorit, i cili përcaktonte qendrat e votimit jashtë vendit. Me këtë vendim, PZAP përcaktoi që për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025, qendrat e votimit jashtë Kosovës të jenë vetëm në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës ose në hapësirat e tyre.

LVV kishte kontestuar këtë vendim në Gjykatën Supreme, duke pretenduar shkelje të dispozitave ligjore dhe duke kërkuar që vendimi i PZAP-së të anulohej. Por pas shqyrtimit të dokumentacionit, Gjykata Supreme konstatoi se ankesa e LVV-së ishte e pabazuar dhe se vendimi i PZAP-së ishte i drejtë dhe në përputhje me ligjin.

Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme thekson se vendosja e qendrave të votimit vetëm brenda përfaqësive diplomatike përbën një masë të nevojshme mbrojtëse për garantimin e integritetit të procesit zgjedhor. Sipas vlerësimit të PZAP-së, të cilin e mbështet edhe Gjykata Supreme, kjo masë nuk paraqet pengesë për ushtrimin e të drejtës së votës nga shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, por është në përputhje me kushtet ligjore të përcaktuara nga vetë Republika e Kosovës.

Kështu, vendimi i PZAP-së mbetet në fuqi, ndërsa votimi jashtë Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit do të zhvillohet vetëm në misionet diplomatike të vendit.

JU REKOMANDOJMË

“Pushteti ‘kriminal’ i Kurtit i vërsulet qumështores ‘Vita”, Kajtazi: 25 inspektorë kanë zbarkuar në Istog – po tentohet mbyllja

“Pushteti ‘kriminal’ i Kurtit i vërsulet qumështores ‘Vita”, Kajtazi: 25 inspektorë kanë zbarkuar në Istog – po tentohet mbyllja
02/07/2026 - 17:51

Gazetari Vehbi Kajtazi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ngritur alarmin se si pushteti “kriminal” i Albin Kurtit i është vërsulur qumështores “Vita” dhe se, siç ka...

Më shumëDetails

Kurti takon delegacionin e iniciativës ‘‘America250’’: Biseduam për bashkëpunimin në energji, mbrojtje e siguri

Kurti takon delegacionin e iniciativës ‘‘America250’’: Biseduam për bashkëpunimin në energji, mbrojtje e siguri
02/07/2026 - 17:36

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur sot në takim delegacionin e iniciativës America250, ku mes tyre ishin edhe Daniel Serwer, dhe, Edward Joseph. Kurti, në postimin e...

Më shumëDetails

“Zoti ju vraftë”, “thirre ndihmën e shpejtë”, dalin pamjet kur shkrep arma në sheshin e Podujevës, njëri nga personat rrëzohet

“Zoti ju vraftë”, “thirre ndihmën e shpejtë”, dalin pamjet kur shkrep arma në sheshin e Podujevës, njëri nga personat rrëzohet
02/07/2026 - 17:20

Kanë dalë edhe pamje të reja nga përleshja e sotme që ka ndodhur më armë zjarri në sheshin e Podujevës e ku kanë mbetur të plagosur katër persona....

Më shumëDetails

Kurti: IPK ka forcuar sundimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve

Kurti: IPK ka forcuar sundimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve
02/07/2026 - 16:52

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), vlerësoi se ky institucion ka luajtur rol kyç në forcimin e...

Më shumëDetails

Katër të plagosur nga përleshja me armë në mes të sheshit të Podujevës- çka dihet deri tani

Katër të plagosur nga përleshja me armë në mes të sheshit të Podujevës- çka dihet deri tani
02/07/2026 - 16:45

Katër persona kanë mbetur të plagosur sot pas një përplasjeje me armë zjarri në sheshin kryesor të Podujevës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 kur në shesh ka...

Më shumëDetails

Haxhiu ngrit pikëpyetje për rinumërimin e votave: KQZ, institucion transparent apo “sekret”?

Haxhiu: Ligji për çmimin e barnave nuk po implementohet, mund të ketë rritje të kontrabandës
02/07/2026 - 16:26

Bekim Haxhiu nga PDK ka ngritur pikëpyetje me procesin e votimit nga KQZ duke thënë se a është ky institucion transparent apo “sekret”, transmeton Gazeta Online Veriu.info. “Deputetët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Dallavere me çmime të naftës në kohë krize: Shteti e dërgon në gjykatë “Benita Corporation” të Nexhat Kalludrës

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Skender Kelmendi i Eurokos Petrol është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftarëve, para një muaji drejtori i kompanisë deklaronte se po ndikojnë uljen e çmimit

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • “Zoti ju vraftë”, “thirre ndihmën e shpejtë”, dalin pamjet kur shkrep arma në sheshin e Podujevës, njëri nga personat rrëzohet

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Babë e birë në pranga në aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal (Emrat)

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë