Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

30 metra kub dhe 26 tonë armaturë më shumë| Kurti lavdëronte publikisht kompaninë, këto janë parregullsitë që u gjetën në ndërtimin e dy klinikave të QKUK’së

10/12/2025 - 14:37
në Lajme
A A
30 metra kub dhe 26 tonë armaturë më shumë| Kurti lavdëronte publikisht kompaninë, këto janë parregullsitë që u gjetën në ndërtimin e dy klinikave të QKUK’së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar një raport me një sërë parregullsish dhe mospërputhjesh të konstatuara në procesin e planifikimit, prokurimit dhe menaxhimit të projektit “Ndërtimi i Objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji” në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, tenderin për të cilën e ka fituar Ego Elsa SHPK në konsercium me AAG PROJEKT, TOP PROJEKT dhe Euro-Services.

Sipas ZKA-së, edhe pse që nga viti 2019 është projektuar ndërtimi i dy klinikave në një objekt të vetëm, buxhetimi për vitet 2024 dhe 2025 ka vazhduar të bëhet ndaras për secilën klinikë, duke u trajtuar si dy projekte të veçanta. Kjo ka ndodhur pavarësisht faktit që projektimi, leja e ndërtimit dhe kontrata parashikojnë vetëm një objekt të unifikuar.

“Për vitin 2025, buxheti për ndërtimin e Klinikës së Nefrologjisë është 3,750,000€, ndërsa për Klinikën e Hemato-Onkologjisë gjithashtu 3,750,000€, duke krijuar rrezik të mbivlerësimit të fondeve dhe mosshfrytëzimit të mjeteve të mbetura. Po ashtu, trajtimi ndaras i këtyre projekteve ndikon në pasqyrimin jo të drejtë të numrit të projekteve kapitale të realizuara dhe dëmton besueshmërinë financiare”, thuhet në gjetjen e ZKA’së.

Raporti i ZKADownload

Auditori ka identifikuar se në dokumentacionin e tenderit është përdorur qasje e dyfishtë në hartimin e specifikimeve teknike, duke përfshirë termat “karakteristika të ngjashme” dhe “ekuivalente”, pa përcaktuar kufizime të qarta teknike. ZKA thekson se kjo krijon hapësirë për interpretime subjektive dhe mund të ndikojë në konkurrencën dhe transparencën e procesit të prokurimit.

Raporti evidenton dallime në shtresën e betonit dhe sasitë e materialeve ndërtimore midis projektit dhe paramasës së tenderuar. Për shembull, projekti parasheh beton të klasës C30/37, në paramasë kërkohet C25/30. Po ashtu, janë identifikuar diferenca prej dhjetëra tonësh në sasinë e armaturës dhe dhjetëra metra kub beton shtesë.

“Në projektin teknik është paraparë betoni C30/37 për pllakat, shtyllat, muret dhe rampat, ndërsa në paramasë është kërkuar C25/30 për të njëjtat pozicione. Po ashtu, sasia e betonit dhe armaturës në paramasë ndryshon nga ajo e projektuar (p.sh. 30 m³ beton më shumë dhe 26 ton armaturë më shumë)”, vijojnë gjetjet.

Kjo, sipas auditorit, rrit koston e projektit.

Pos tjerash, janë gjetur mangësi të mëdha në procesin e vlerësimit të ofertës fituese, sikurse janë mungesa e dokumentacionit për përvojën e punës së operatorit ekonomik, mungesa e dëshmive për kualifikimet profesionale të stafit të propozuar dhe mungesa e katalogëve dhe dokumentacionit teknik për pajisjet e ofertuara.

Në analizën e shpenzimeve, ZKA ka identifikuar pagesa të kryera gabimisht nga një projekt në tjetrin, pagesa për vendime gjyqësore që nuk lidhen me projektin, si dhe raportime jo të sakta të progresit financiar përmes PIP.

“Janë shpenzuar 134,765€ nga projekti i Hemato-Onkologjisë për vendime gjyqësore që nuk kanë lidhje me projektin“, vijon ndër të tjera ky raport.

Për realizim të punëve shtesë në këtë objekt, QKUK’ja kishte ndarë edhe 372,371 euro më 6 tetor të këtij viti.

Kurti lavdëroi publikisht kompaninë që fitoi tenderin

Kurti në maj të këtij viti shprehte mirënjohje të veçantë për “Ego Elsa”, kompani që është angazhuar edhe më herët në renovimin e klinikave të QKUK-së.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se “ajo çfarë ju ka bërë përshtypje të gjithëve është që nga jashtë njihet Klinika e Onkologjisë ndonëse operatori ekonomik e ka gëlqerosur edhe përjashtë, ndonëse kjo nuk ka qenë në kontratë”.

Po ashtu thoshte se nga brenda klinika ka ndryshuar aq shumë sa nuk do ta kishte njohur.

“Brenda ajo që e bën dallim kryesor dhe unë po të mos kisha hy në këtë derë nuk e kisha ditur se në cilën klinikë jam, është fakti se është thyer tavani dhe është ngritur për 30 centimetra e jo vetëm kaq, por ka pastrim të ajrit me filtrim e klimatizim”, thoshte Kurti.

Kryeministri falënderonte kompaninë që thoshte se i ka kryer punët një muaj e gjysmë para kohe.

“Krejt në fund operatori ekonomik “Ego Elsa” e ka pasur kontratën për përfundimin e punimeve në javën e parë të korrikut, e ka përfunduar një muaj e gjysmë më herët, për çfarë i falënderojmë publikisht”, thoshte ai.

Telashet e “Ego Elsa” me tenderin me targa në MPB

Operatori ekonomik “Ego Elsa” po ashtu kishte pasur telashe të mëdha për të fituar tenderin prej 2.6 milionë eurosh për targa nga Ministria e Punëve të Brendshme e udhëhequr nga Xhelal Sveçla.

Më shumë se një vit zvarritje, OSHP ka vendosur që të lë në fuqi vendimin e MPB’së për t’i dhënë tenderin milionësh koncorciumin “Ego Elsa” sh.p.k me partnerin maqedonas “Rade Koncar” nga Shkupi me një ofertë prej mbi 2.3 milionë eurosh.

Download

MPB kishte eliminuar nga gara 9 kompani ku prej tyre ka konsideruar të suksesshëm vetëm koncorciumin “Ego Elsa” sh.p.k me partnerin maqedonas “Rade Koncar”.

Ky tender milionësh, që u nis me qëllim të përzgjedhjes së një kompanie që të furnizonte me targa për mjetet motorike në vend, kishte kaluar në aq shumë procedura sa që vetëm në Organin Shqyrtues të Prokurimit ishin deponuar shtatë ankesa.

Njëra nga ankesat e bëra me 19 tetor 2023 në OSHP ishin të fokusuara tek çmimi i ofruar.

“Me vendimin e tillë të AK (MPB-së) dëmtohet buxheti i Kosovës për më shumë se 200,000.00 Euro dhe rrjedhimisht shkelet haptazi dhe me dashje kjo dispozitë ligjore”, thuhej në këtë ankesë.

Sipas ankuesit, UD i Zyrtarit Përgjegjës i Prokurimit në MPB, “Agim Islami ka marrë vendim për dhënie të kontratës në kundërshtim flagrant të procedurave”.

Kjo sipas ankuesit është pasi që ai vetë, personalisht, ka vlerësuar tenderin “dhe duke nxjerr vendim arbitrar për të shpallur fitues një OE për të cilin është e faktuar se është i papërgjegjshëm dhe gjithashtu është me i shtrenjtë se oferta jonë për mbi 200,000.00 euro”.

“I njëjti (Agim Islami) de-facto ka shërbyer si anëtar i komisionit vlerësues dhe atë si “anëtar i vetëm”, duke injoruar rekomandimin e Komisionit Vlerësues ashtu që ka bërë vlerësim dhe ekzaminim të ofertave të Operatorëve Ekonomik në kundërshtim me kompetencat që ka me Rregullore… dhe dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik”, theksohej në ankesë.

“Ky tejkalim i kompetencave nga ana e zyrtarit përgjegjës përbën vepër penale të Keqpërdorimit të Detyrës Zyrtare, sepse ka tejkaluar kompetencat e tij për qëllim te caktuar qe t’i sjell përfitim të paligjshëm një operatori ekonomik i cili është i papërgjegjshëm dhe në anën tjetër ka për qëllim të na dëmtoj neve si Operator Ekonomik të përgjegjshëm dhe buxhetin e Republikës së Kosovës për një shumë prej mbi 200,000.00 Euro”, vijonte ankesa.

JU REKOMANDOJMË

Shala: Pushtetit i leverdisë dënimi i djemve tanë në Hagë
Lajme

Shala: Koncepti i Kurtit është komunist, ai i do qytetarët e varfër e të nënshtruar

11/12/2025 - 23:02
“A na shet energji Vuk Hamoviç?”, Janina Ymeri e Hykmete Bajrami sqarojnë mënyrën si shkojnë paratë te Hamoviç
Lajme

“A na shet energji Vuk Hamoviç?”, Janina Ymeri e Hykmete Bajrami sqarojnë mënyrën si shkojnë paratë te Hamoviç

11/12/2025 - 22:51
Kurti: Kam ofruar garancitë e mia që ish-krerët e UÇK-së të mbahen në Kosovë – le të jenë pranë familjarëve
Kryesore

Kurti: Kam ofruar garancitë e mia që ish-krerët e UÇK-së të mbahen në Kosovë – le të jenë pranë familjarëve

11/12/2025 - 22:36
Ymeri krahason çmimin e rrymës me veriun: Ne e paguajmë importin e nacionalizmat e Kurtit, ata veç energjinë
Kryesore

Janina Ymeri: Albin Kurti është kukull i mafias energjetike

11/12/2025 - 22:24
Dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet serbi në Leposaviq
Lajme

Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare

11/12/2025 - 22:12
Limaj për Haradinajn: Është në interes të Kosovës që ai të jetë në parlament
Kryesore

Limaj për Haradinajn: Është në interes të Kosovës që ai të jetë në parlament

11/12/2025 - 22:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Bedri Hamza, Bujar Shabani dhe Meriton Shabani

    Hamza i dha tender 1.4 milion në fushatë “Bagerit”, banorët po ankohen se në vend zallit rruga po shtrohet me dhe (Dokument/foto)

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Skandal/Kajtazi publikon e-mailet: Ja “sekretet” shtetërore të Rozeta Hajdarit

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Fadil Geci merr mbështetje në Mitrovicë nga veprimtarë e aktivistë të LDK-së

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • E akuzuan se i “përdori” lotët e nënës për fushatë – kundërpërgjigjet ashpër Ramush Haradinaj

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Haradinaj qau teksa pa videon e nënës Rukë të vajtoj vëllezërit e tij, Krasniqi thotë se këta lot “e mallkojnë” atë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë