Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mali i Zi shumë afër BE-së, Shqipëria shpejton me hapa rekord, Kosova me aplikacion në fiok të Brukselit dhe nën sanksione

10/12/2025 - 16:37
në Kryesore, Lajme
A A
Mali i Zi shumë afër BE-së, Shqipëria shpejton me hapa rekord, Kosova me aplikacion në fiok të Brukselit dhe nën sanksione
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Askush në Ballkanin Perëndimor s’është më afër anëtarësimit në Bashkimin Europian sesa Mali i Zi dhe Shqipëria. Ndërsa malazezët tani janë vërtetë shumë afër, Shqipëria po përparon rrugës me hapa rekord. Kosova s’është askund në këtë proces, duke parë sanksione ende në fuqi dhe një aplikim të pashqyrtuar për anëtarësim edhe pas tre vjetësh. S’i është dhënë as statusi i kandidatit, ndërkohë që krerët aktualë të shtetit të vogël ballkanik thonë se vendi është shembull në Europë dhe botë për reforma, por se procesi “nuk është i bazuar në merita”.

Mali i Zi është me të vërtetë afër anëtarësimit në Bashkimin Europian, sipas një drafti të avancuar të konkluzioneve të Komisionit Europian për zgjerimin, të cilin Radio Evropa e Lirë raportoi sot se e ka parë.

Sipas këtij dokumenti, Shqipëria qëndron gjithashtu në rendin e parë të shteteve që janë më së afërmi anëtarësimit në BE.

Mali i Zi dhe Shqipëria konsiderohen në Bruksel se kanë bërë më së shumti përparim në rrugën e tyre drejt anëtarësimit. BE-ja po shikon ta anëtarësojë të paktën edhe një shtet para fundit të dekadës dhe dy vendet ballkanike shpresojnë se do të jenë atje deri në vitin 2030.

27 shtetet anëtare të bllokut pritet që t’i miratojnë këto konkluzione të zgjerimit më 16 dhjetor.

BE-ja po e shqyrton themelimin e një grupi të punës për hartimin e traktatit të anëtarësimit me Malin e Zi këtë vit, raportoi REL, duke shpjeguar se kjo është “shenjë se gjërat po bëhen serioze”.

Hartimi i këtyre traktateve pason mbylljen e të gjithë kapitujve negociues dhe është akti i fundit politik para anëtarësimit.

Shqipëria së fundmi i ka hapur të gjithë 33 kapitujt e anëtarësimit brenda 13 muajsh, një rekord për një shtet kandidat për t’u anëtarësuar në BE. Vendi udhëzohet ta luftojë korrupsionin dhe ta përmirësojë peizazhin mediatik në vend, duke e rritur transparencën e pronësisë së mediave, duke siguruar dekriminalizimin e shpifjes dhe duke forcuar shoqërinë civile në përgjithësi.

Para një viti Shqipëria shënoi një moment historik, kur hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE. 15 tetorin 2024, kryeministri i vendit, Edi Rama e konsideroi të paharrueshme, ndërsa shprehu bindjen se deri në vitin 2030 qytetarëve do t’u japë pasaporta të BE-së.

Metodologjia e re e zgjerimit përcakton fillimisht hapjen e grupit të parë të kapitujve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe progresi këtu do ta diktojë procesin e mëtejshëm negociator. Hapat e tjerë, përfshijnë mbylljen e kapitullit të fundit në negociatat për anëtarësim, marrjen e pëlqimit nga Komisioni Europian për anëtarësimin; më pas Këshilli Europian duhet ta miratojë vendimin, BE-ja dhe Shqipëria duhet ta nënshkruajnë traktatin për anëtarësim dhe secili vend anëtar ta ratifikojë atë.

Kosova e sanksionuar as nuk merret parasysh, BE-ja kërkon që vendi të kthehet në rrugën e duhur

Aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian, Kosova e ka dorëzuar më 15 dhjetor 2022. Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së e pati pranuar aplikimin, por më askush nuk e ka shqyrtuar atë. Ndërkohë që Shqipëria ka shënuar përparim të madh drejt BE-së, Kosova është i vetmi vend nga rajoni që ende s’e ka as statusin e vendit kandidat për anëtarësim.

Kosovës i kërkohet të përqendrohet në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si rrugë e pashmangshme për t’u përshkuar drejt BE-së. Ndërkohë, vendi aktualisht është nën sanksione nga BE-ja, të cilat u vendosën në vitin 2023 pasi s’po i përfillte aleatët për disa veprime në veri të vendit.

Transferimi i pushtetit lokal në komunat veriore të vendit duket se nuk e ka ndryshuar disponimin e BE-së.

Një zëdhënëse e BE-së i tha të hënën Gazetës Express se Brukseli synon t’i heq masat, dhe se do të punojnë me autoritetet e reja të vendit.

“Ne presim që Kosova të kthehet në rrugën e duhur për reformat shumë të nevojshme që lidhen me BE-në, në të mirë të popullsisë së saj dhe në përparimin në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në përgjigje.

Kurti mbeti pa përgjigje për anëtarësim, Osmani beson se po bëhet padrejtësi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përsëritur vazhdimisht kërkesën që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për t’u anëtarësuar në BE.

Gjatë një vizite në Gjermani për samitin Procesit të Berlinit vitin e kaluar, presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i tha se “ka ardhur koha që Kosova të marrë statusin zyrtar të kandidatit”. Tha se vendi ka shënuar “rritje të jashtëzakonshme ekonomike” në vitet e fundit.

“Ndërsa ne deklarojmë se zgjerimi është përsëri në agjendë, ka ardhur koha që Kosova të marrë statusin zyrtar të kandidatit. Në këto tre vite e gjysmë të fundit, kemi shënuar rritje të jashtëzakonshme ekonomike, progres demokratik dhe stabilitet institucional, duke menaxhuar suksesshëm disa kërcënime serioze të sigurisë”, thoshte Kurti.

Brukseli, theksonte ai, “duhet të bëjë hapa konkretë” dhe të “marrë vendime të rëndësishme në lidhje me rrugën europiane të Kosovës”.

Kur shkoi për ta dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE para tre vjetësh, Kurti vlerësonte se koha reale që do t’i duhej vendit për t’u anëtarësuar ishte “një mesatare prej nëntë vjetësh”.

Presidentja Vjosa Osmani tha më 6 tetor se procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian “nuk është i bazuar në merita”.

Pas samitit të procesit të Bërdo-Brionit në Durrës, ajo tha për televizionin publik shqiptar se BE-ja s’po i heq sanksionet ndaj Kosovës “përkundër të gjitha reformave”. Tha se “askush nga shtetet anëtare nuk është i gatshëm të japë një arsye se pse janë ende në fuqi”.

Përmendi edhe se aplikimi i Kosovës nuk po shqyrtohet fare.

“Deri tani, për shkak të disa shteteve anëtare, as nuk është mandatuar Komisioni Europian për t’u marrë me çështjen e statusit të kandidatit për Kosovën”, tha ajo.

Kësisoj, sipas saj, Kosovës po i bëhet padrejtësi. Osmani madje tha se vendi tani do të ishte “shumë afër anëtarësimit”, sikur procesi “të ishte i bazuar në merita”.

“Kjo na sjell te konkluzioni se procesi nuk është i bazuar në merita, por ka zhvillime politike, konsiderata vetanake që shtetet anëtare nganjëherë i marrin parasysh për të shtyrë përpara apo për ta përkrahur një shtet apo jo. Sepse sikur të ishte e bazuar në merita, Kosova – si reformatorja numër 1 jo vetëm në këtë rajon, por sipas Gallup International, në sundimin e ligjit jemi numër 1 në Evropë dhe numër 3 në botë – do të ecte shumë përpara dhe tani do të ishim shumë afër anëtarësimit, por fatkeqësisht zhvillimet politike në disa shtete anëtare po e bllokojnë këtë”, tha ajo.

Osmani e priti sot në Prishtinë presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili tha pas takimit se “momentumi historik i Shqipërisë drejt BE forcon edhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës”.

Por që Kosova të arrijë deri aty ku është Shqipëria tash, ka para vetes shumë hapa/procese, veç çështjes komplekse të dialogut me Serbinë. Komisioni Europian fillimisht duhet ta japë pëlqimin për aplikimin për anëtarësim. Këshilli Evropian duhet ta konfirmojë unanimisht statusin e Kosovës si vend kandidat. Këshilli Europian duhet ta caktojë datën për nisjen e negociatave, duhet të nisë harmonizimi i ligjeve të Kosovës me ato të BE-së e tek më pas të hapet kapitulli i parë në negociatat për anëtarësim.

Kosovës mund t’i duhen vite të tëra vetëm për ta fituar statusin e vendit kandidat, marrë parasysh edhe përvojat e vendeve të rajonit. Për t’u përmendur këtu është fakti që Shqipërisë iu deshën 5 vjet që ta merrte statusin e vendit kandidat për anëtarësim (2009-2014).

Ky status i jepet një vendi me vendim unanim të Këshillit Europian. Mosnjohja e Kosovës nga pesë prej 27 shteteve anëtare të BE-së, e ndërlikon edhe më shumë këtë proces.

Kosova është shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që s’e ka marrë as statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Përveç, Shqipërisë, negociatat për anëtarësim në BE i kanë të hapura edhe Mali i Zi dhe Serbia. Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina e kanë statusin e vendit kandidat./Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Amerika kërkon hapa konkret nga Kurti për uljen e tensioneve
Kryesore

Amerika kërkon hapa konkret nga Kurti për uljen e tensioneve

11/12/2025 - 15:57
Vendoset gurthemeli për ndërtimin e tribunave të lindjes në Stadiumin “Zahir Pajaziti”
Lajme

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e tribunave të lindjes në Stadiumin “Zahir Pajaziti”

11/12/2025 - 15:32
Sveçla s’i përfill ligjet gjermane, zhvillon fushatë tek mërgata atje përkundër paralajmërimit të ambasadës
Kryesore

Sveçla s’i përfill ligjet gjermane, zhvillon fushatë tek mërgata atje përkundër paralajmërimit të ambasadës

11/12/2025 - 15:22
REL: Parisi kundër heqjes së masave ndaj Kosovës meqë të tjerët po bllokojnë që Beogradi t’i hapë kapitujt e anëtarësimit
Kryesore

REL: Parisi kundër heqjes së masave ndaj Kosovës meqë të tjerët po bllokojnë që Beogradi t’i hapë kapitujt e anëtarësimit

11/12/2025 - 15:00
Gjykimi për të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc nis me 24 dhjetor
Kryesore

Gjykimi për të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc nis me 24 dhjetor

11/12/2025 - 14:55
Kamera në ambientet e Policisë ku zhvillohen konsulta mes avokatëve dhe palëve – alarmon Oda
Lajme

Kamera në ambientet e Policisë ku zhvillohen konsulta mes avokatëve dhe palëve – alarmon Oda

11/12/2025 - 14:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal/Kajtazi publikon e-mailet: Ja “sekretet” shtetërore të Rozeta Hajdarit

    Skandal/Kajtazi publikon e-mailet: Ja “sekretet” shtetërore të Rozeta Hajdarit

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Ekskluzive: Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

    457 Shpërndaje
    Shpërndaje 183 Tweet 114
  • Reagon me plotë mllef Hekuran Murati, thotë se paga e 13-të është paraparë vetëm për vitin e ardhshëm

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • Fadil Geci merr mbështetje në Mitrovicë nga veprimtarë e aktivistë të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Analfabetizmi në aksion: Asamblistja e LDK-së në Prishtinë, Jeta Rafuna Hasani, nuk di ta shkruajë as emrin e vet pa gabime – synon të bëhet deputete

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë