Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Provat e reja për sulmin në Ibër-Lepenc lidhin të akuzuarit me strukturat ilegale serbe

10/12/2025 - 23:12
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti: Provat e reja për sulmin në Ibër-Lepenc lidhin të akuzuarit me strukturat ilegale serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas ngritjes së aktakuzës ndaj tre personave të dyshuar për shpërthimin ë Ibër-Lepenc, e ka cilësuar ketë si dëshmi të një hetimi të suksesshëm dhe bashkëpunimi të shkëlqyer mes institucioneve vendore të sigurisë dhe partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë FBI-në.

Ai rikujtoi se që në orët e para pas sulmit kishte deklaruar se sulmi kishte origjinë nga Serbia, bazuar në informacionet e inteligjencës, dhe tani hetimet kanë siguruar prova që tre të akuzuarit kanë qenë në vendngjarje dhe të lidhur me struktura ilegale serbe.

Ai kritikoi Beogradin zyrtar për mohimin e përgjegjësisë dhe përpjekjet për dezinformim, duke theksuar se aktakuza e ngritur do të konfirmojë vlerësimet e institucioneve kosovare të bëra publike në konferencat dhe adresimet e tij të mëparshme. Sipas Kurtit, rasti dëshmon se terrorizmi në Kosovë nuk mbetet pa ndëshkim dhe se dezinformimi nuk mund të kalojë pa u zbuluar.

Postimi i plotë:

Pas një bashkëpunimi të shkëlqyer, hetimi të suksesshëm të kryer nga institucionet relevante të inteligjencës dhe sigurisë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me datë 8 dhjetor 2025, ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave lidhur me shpërthimin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit të datës 29 nëntor 2024.

Siç e kam thënë në konferencën e jashtëzakonshme, pak orë pas shpërthimit të kanalit, në bazë të informacioneve që kam marrë nga institucionet e sigurisë, sulmi ka ardhur nga Serbia, fqinji ynë verior, agresiv e armiqësor.

Tashmë është në rrugë të mbarë hetimi i këtij rasti, ku janë siguruar prova se pikërisht tre serbët e akuzuar ishin në vendin e ngjarjes natën kritike, për ç’gjë falënderoj institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe FBI-në nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për punën profesionale të kryer në këtë rast.

Mund t’ju siguroj se, në bazë të informacioneve të inteligjencës, të akuzuarit kanë qenë pjesë e strukturave ilegale të Serbisë dhe janë në mesin e të përfshirëve në realizim të sulmit.

Procesi gjyqësor do ta dëshmojë se të akuzuarit ishin pjesë e strukturave ilegale të Serbisë, të lidhur ngushtë me mikun e Vuçiqit, terroristin Millan Radoiçiq, dhe strukturat tjera shtetërore të Serbisë që planifikuan dhe urdhëruan sulmin terrorist.

Përkundër faktit se Beogradi zyrtar mohonte përgjegjësinë dhe u angazhua fuqishëm përmes veprimeve hibride në dezinformimin e opinionit, duke ngritur dyshime nga më të ndryshmet për përgjegjësit apo motivet e aktit terrorist, aktakuza e ngritur dhe epilogu i rastit, pa fije dyshimi, do të konfirmojnë të dhënat dhe vlerësimet e institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat me siguri të plotë i kam thënë edhe më parë në dy konferenca për medie (më 29.11.2024: https://kryeministri.rks-gov.net/news/adresimi-i-kryeministrit-kurti-ne-konferencen-e-jashtezakonshme-per-media/ dhe më 24.12.2024: https://kryeministri.rks-gov.net/news/adresimi-i-plote-i-kryeministrit-kurti-ne-konferencen-per-media-me-teme-terrorizmi-i-sponzorizuar-nga-serbia-dhe-pergjegjesia-per-sulmet-ne-kosove/) si dhe gjatë vizitës në Varagë të nesërmen (https://www.facebook.com/share/p/1AaYQ1whaq/?mibextid=wwXIfr).

Integriteti territorial, sovraniteti i shtetit tonë, sundimi i rendit dhe ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim, janë vlera jetike për të cilat angazhohemi ditë e natë dhe për të cilat nuk do të ndalemi asnjëherë. Rasti i fundit dëshmon që në Kosovë nuk kalon pa ndëshkim terrorizmi, sado perfid të jetë, dhe nuk mund të kalojë pa u vërejtur dhe dekonstruktuar dezinformimi.

Falënderojmë institucionet e sigurisë, partnerët ndërkombëtarë në krye me ShBA-të, institucionet, aktorët tjerë dhe qytetarët, për kontributin që po ofrojnë për një Kosovë gjithnjë e më të sigurt e paqësore, më të fuqishme në aspektin ekonomik, ligjor, integrues dhe demokratik.

JU REKOMANDOJMË

Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës

Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
08/05/2026 - 01:15

Gjatë një survejimi në fshatin Binxhë të Klinës, arkeologu Berat Ademi ka hasur në një lapidar të panjohur, i cili dyshohet se i përkiste Zonës Operative të Drenicës...

Më shumëDetails

Kandidati i AAK-së për kryeministër mundet të faktorizohet duke u marrë me Kurtin: “Mos e votoni se po na merrni në qafë”

Kandidati i AAK-së për kryeministër mundet të faktorizohet duke u marrë me Kurtin: “Mos e votoni se po na merrni në qafë”
08/05/2026 - 01:12

Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, i ka bërë një thirrje të hapur dhe të drejtpërdrejtë mërgatës kosovare lidhur me zgjedhjet...

Më shumëDetails

“Erdhi gjysëm i pirë”, Agim Bahtiri i reagon Jehona Lushakut: Kërko falje ose shihemi në gjykatë për shpifjen

Bahtiri: Albin Kurti nuk rrëzohet, kot e ka opozita
08/05/2026 - 01:07

Agim Bahtiri ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetes së Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila tha se ai kishte qenë “gjysmë i pirë” në natën kur...

Më shumëDetails

“Djali yt ma bleu motorin” – 21-vjeçari ia merr 500 euro qytetarit në Mitrovicë dhe përfundon në ndalim

“Djali yt ma bleu motorin” – 21-vjeçari ia merr 500 euro qytetarit në Mitrovicë dhe përfundon në ndalim
07/05/2026 - 22:59

Një mashtrim që dyshohet se u organizua me pretekstin e shitjes së një motori ka përfunduar me arrestim në Mitrovicën e Veriut, mëson Sinjali nga burime të afërta...

Më shumëDetails

Fatmir Limaj shprehet i gatshëm t’i bashkohet PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit

Limaj: Duhet të mblidhen dy apo tre grupime të fuqishme opozitare për ta bërë ndryshimin
07/05/2026 - 22:50

Kreu i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se ekziston ende vullneti politik për bashkëpunim dhe ndërtim të një liste të përbashkët për zgjedhjet e 7 qershorit, duke...

Më shumëDetails

“A po mi jep nënshkrimet?”, Lushaku e ashpër me Bahtirin: Erdhi gjysmë i pirë

“A po mi jep nënshkrimet?”, Lushaku e ashpër me Bahtirin: Erdhi gjysmë i pirë
07/05/2026 - 22:37

Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me veprimin e ish-deputetit të VV-së, Agim Bahtiri, i cili pak kohë para...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua në aksionin e sotëm

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Arrestohet ish-kandidati për kryetar të Prishtinës

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë të arrestuarit në aksionit e sotëm të Krimeve Ekonomike, raportohet se katër prej tyre janë policë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë