Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Ata duhet ta publikojnë”: Kurti e publikoi marrëveshjen ‘sekrete’ Thaçi–NATO, por s’guxon ta publikojë letrën e Trendafilovës”

12/12/2025 - 12:17
në Kryesore, Lajme
A A
“Ata duhet ta publikojnë”: Kurti e publikoi marrëveshjen ‘sekrete’ Thaçi–NATO, por s’guxon ta publikojë letrën e Trendafilovës”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 5 nëntor, kryeministri në detyrë Albin Kurti bëri publike letrën që në vitin 2022 ia kishte dërguar kryetares së Dhomave të Specializuar, Ekaterina Trendafilova, por jo edhe përgjigjen e saj.

Ndonëse në momentin e publikimit të letrës së tij e kishte edhe përgjigjen e shefes së Gjykatës Speciale, ai zgjodhi të mbante të fshehur një gjë të tillë.

Vetëm mbrëmë, Kurti tregoi se shefja e Gjykatës Speciales i ka kthyer përgjigje.

Gjatë një interviste në Kanal 10, në vija të trasha ai tregoi përmbajtjen e përgjigjes së Trendafilove.

“Kam kërkuar dy gjëra nga kryetarja e Dhomave të Specializuara. E para: kam ofruar garancitë e mia që ata të vijnë në Kosovë dhe të qëndrojnë në Kosovë në burg. Të jenë pranë familjeve, që do të ishte një lehtësim i madh. Në rregull, ata po konsiderojnë që duhet të qëndrojnë në paraburgim, pse të qëndrojnë në Holandë, kur mund të jenë në Kosovë. Ai burg është”, ka thënë Kurti.

Ani pse nuk u pyet fare se pse nuk është publikuar deri me tani kjo përgjigje, Kurti bëri me dije se ai nuk mund ta bëj një gjë të tillë.

Sipas tij, këtë letër duhet të publikon Gjykata Speciale.

“E dyta që e kam kërkuar, është pyetja ime se a është e mundshme që Dhomat e Specializuara t’i trajtojnë edhe rastet e krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Për çështjen e parë, kryetarja e gjykatës pati thënë, pak a shumë, se nuk bën kthimi i tyre në Kosovë, ndërkaq për çështjen e dytë, ka qenë më shumë po se jo. Unë besoj se ata duhet ta publikojnë përgjigjen e tyre. Nuk është e mundshme kjo nga ana ime. Por, unë mund të tregoj se ata kanë qenë më shumë po se jo, ndërkaq për të paren kanë qenë më shumë jo se po”, ka deklaruar Kurti.

Kaq i sjelljen kryeministri Kurti nuk ishte treguar me shkëmbimin e letrave që ish-kryeministrit Hashim Thaçi në vitin 2013 kishte bërë me ish-sekretarin e NATO-s, Anders Fogh Rasmussenme, e cila njihet si marrëveshja e Thaçit me NATO-në për mosdërgimin e FSK-së në veri pa lejen e KFOR-it.

Ndonëse palët ishin zotuar që kjo marrëveshje të mos publikohej, me t`u bërë kryeministra, Albin Kurti e kishte bërë publike këtë marrëveshje, duke drejtuar akuza të ashpra ndaj Hashim Thaçit, i cili në momentin e publikimit të kësaj letre ishte president i Kosovës.

Më 5 nëntor të këtij viti, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka publikuar një letër të vitit 2022 që i kishte drejtuar kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në lidhje me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në profilin e tij në Facebook, ai e kishte publikuar letrën në gjuhen angleze, duke pretenduar se ka punuar më heshtje për këtë çështje.

“Kështu kam menduar që nga dita e parë. Kemi punuar gjatë dhe me përkushtim për këtë çështje, në heshtje, sepse shpesh puna e mirë bëhet pa zhurmë. Por ndonjëherë puna që nuk shihet, nuk dihet”, kishte shkruar Kurti.

Ndër të tjera, ai ka thënë se vazhdimisht ka kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“E si Kryeministër, zyra ime dhe unë kemi kërkuar lirimin e tyre që nga fillimi. Në vijim po bashkëngjes letrën që i është dërguar drejtpërdrejt znj. Trandafilova në lidhje me këtë çështje në shtator të vitit 2022. E bëj publike sot për një arsye të vetme: sepse besoj se është e drejtë që ata të kthehen në shtëpitë e tyre, të jenë pranë familjeve të tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës. Përgjigja e znj. Trandafilova pas dy javësh që mori letrën nga unë nuk ndryshoi gjë. Kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje”, kishte shkruar Kurti.

Megjithatë, në statusin e tij të gjatë që ia kishte bashkangjitur letrës, Kurti nuk kishte treguar se ka marrë ndonjë përgjigje nga kryetares së Dhomave të Specializuar, Ekaterina Trendafilova.

Publikimin e kësaj letre Kurti kishte zgjedhur të bënte publike në 5-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së.

JU REKOMANDOJMË

Endrit Thaçi pjesëmarrës në ceremoninë për 250-vjetorin e pavarësisë së ShBA-së

Endrit Thaçi pjesëmarrës në ceremoninë për 250-vjetorin e pavarësisë së ShBA-së
01/07/2026 - 02:43

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi, ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me rastin e shënimit...

Më shumëDetails

Sot mot i paqëndrueshëm, priten reshje shiu e shkarkime rrufesh

Sot mot i paqëndrueshëm, priten reshje shiu e shkarkime rrufesh
01/07/2026 - 02:41

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm. Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu,...

Më shumëDetails

Digjet një shtëpi në Vushtrri, dëmi arrin mbi 84 mijë euro – dyshohet se zjarri u shkaktua nga rryma

Digjet një shtëpi në Vushtrri, dëmi arrin mbi 84 mijë euro – dyshohet se zjarri u shkaktua nga rryma
01/07/2026 - 02:30

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e së martës në fshatin Liqej të Vushtrrisë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të...

Më shumëDetails

Servwer: Kurti po sillet si kryeministër i një shteti sovran që s’pajtohet

Servwer: Kurti po sillet si kryeministër i një shteti sovran që s’pajtohet
30/06/2026 - 22:39

Profesori i Johns Hopkins University, Daniel Serwer, ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po vepron ndryshe nga udhëheqësit e mëparshëm të Kosovës në raport me SHBA-të....

Më shumëDetails

Qeveria në detyrë themelon “Fondin e Konfiskimit”

Qeveria merr vendim që të jap prona publike me qira ose në shfrytëzim për ndërtimin e kapaciteteve për energji të ripërtëritshme
30/06/2026 - 22:25

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime. Në mbledhje është miratuar Raporti i Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e...

Më shumëDetails

Tahiri: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, PDK nuk i nënshtrohet LVV-së

Tahiri: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, PDK nuk i nënshtrohet LVV-së
30/06/2026 - 22:17

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të vendit duhet të bëhet përmes një konsensusi të gjerë politik...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi i Oltës pasi doli nga “BBVA”

    Olta Gixhari shfaqet e zhveshur në jaht

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Përdorimi i dronit, njësia policore me qen” – detaje se si u arrestua vr@sësi i imamit në Dragash

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Më prit se tani do të vij të vras ty edhe familjen” – Zbardhet dëshmia e Arjeta Roshajt që dyshohet se vrau 32 vjeçarin në Ferizaj

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Deri dje nuk të ka lënë Haki Rugova në kryesi…” – Riaktivizohen përplasjet e ashpra mes taborit të Abdixhikut dhe kundërshtarëve të tij në LDK

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë