Shpend Zenuni, 22 vjeç nga Kaçaniku, ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve shëndetësore që, sipas familjarëve, lidhen me një ndërhyrje kirurgjikale në lukth të kryer para rreth dy javësh në Turqi për trajtimin e mbipeshës.
Për këtë rasti gazetari Bujar Vitijan një postim në Facebook ka sqaruar se Zenuni nuk ka vdekur në spitalin turk, megjithëse, sipas tij, trajtimi i ofruar atje nuk ka qenë adekuat.
Pas kthimit në Kosovë, i riu fillimisht është paraqitur në Emergjencën e QKUK-së, ku më vonë është dërguar në repartin e Mjekimit Intensiv. Ditën pasuese ai është trajtuar edhe në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.
Pavarësisht angazhimit të stafit mjekësor dhe trajtimit intensiv, 22-vjeçari nuk ka arritur t’i përballojë komplikimet dhe ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, familjarët kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Duraj.












