Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Detaje nga rrëzimi i avionit në Mavrovë, dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqedoni të Veriut

12/12/2025 - 16:20
në Lajme
A A
Detaje nga rrëzimi i avionit në Mavrovë, dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqedoni të Veriut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një avion i vogël është rrëzuar në Liqenin e Mavrovës gjatë ditës së sotme. Në avion kanë qenë dy persona, prej të cilëve njëri është i lënduar, informuna nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

“Incidenti është raportuar në numrin 112, ndërsa informacioni menjëherë është përcjellë nga QMK te SPB-Tetovë, Ndihma e Shpejtë dhe Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK-Tetovë) për ndërhyrje të menjëhershme”, njoftoi QMK, raporton Tetovasot.

Avioni, siç theksojnë, është i markës “Piper” me regjistrim N5005W dhe është i destinuar për transport të katër personave. Dy udhëtarët në avion janë shtetas të Kosovës.

Avioni rezulton se është i prodhuar në vitin 1961, ndërsa është i regjistruar në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Sipas, aircraft-data.com, pronari i avionit është Dukagjin Manxhuka, ndërsa theksohet se vendi është Ridgefield Park, New Jersey, SHBA.

Ndërsa avioni ka status valid dhe certifikatë të vlefshme deri në vitin 2028.

Sipas të dhënave, avioni ka qarkulluar edhe më herët në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, është shfaqur edhe në evente aviacioni, për shembull në një shfaqje ajrore në Shkup/Stenkovec, Maqedoni, më 16 shtator 2023 .

Përndryshe, Piper Cherokee PA-28 është një avion i projektuar fillimisht në vitet 1960 si avion i thjeshtë për trajnim dhe fluturime rekreative.

Në profilin e tij në rrjetet social, Dukagjin Manxhuka shkruan se jeton në Londër, ndërsa është pilot privat në “The Pilot Centre Denham UK”, ndërsa gjatë ditës së djeshme ka publikuar fotografi duke fluturuar mbi Tetovë.

Ndërkaq, edhe nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se në bord ka qenë Manxhuka, i cili ka deklaruar se ka pasur problem me motorin e avionit.

“Sot (12.12.2025) në ora 12:35 në SPB Tetovë – DPB Gostivar është raportuar se një avion i vogël sportiv ka rënë në Liqenin e Mavrovës, në afërsi të digës “Kanali i Beliçit”. Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore. Punonjës policie nga Departamenti i Policisë Mavrovë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe gjatë bisedës me ta, D.M. ka deklaruar se për shkak të një problemi me motorin ka aterruar në liqen”, thonë nga SPB-Tetovë.

JU REKOMANDOJMË

Endrit Thaçi pjesëmarrës në ceremoninë për 250-vjetorin e pavarësisë së ShBA-së

Endrit Thaçi pjesëmarrës në ceremoninë për 250-vjetorin e pavarësisë së ShBA-së
01/07/2026 - 02:43

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi, ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me rastin e shënimit...

Më shumëDetails

Sot mot i paqëndrueshëm, priten reshje shiu e shkarkime rrufesh

Sot mot i paqëndrueshëm, priten reshje shiu e shkarkime rrufesh
01/07/2026 - 02:41

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm. Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu,...

Më shumëDetails

Digjet një shtëpi në Vushtrri, dëmi arrin mbi 84 mijë euro – dyshohet se zjarri u shkaktua nga rryma

Digjet një shtëpi në Vushtrri, dëmi arrin mbi 84 mijë euro – dyshohet se zjarri u shkaktua nga rryma
01/07/2026 - 02:30

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e së martës në fshatin Liqej të Vushtrrisë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të...

Më shumëDetails

Servwer: Kurti po sillet si kryeministër i një shteti sovran që s’pajtohet

Servwer: Kurti po sillet si kryeministër i një shteti sovran që s’pajtohet
30/06/2026 - 22:39

Profesori i Johns Hopkins University, Daniel Serwer, ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po vepron ndryshe nga udhëheqësit e mëparshëm të Kosovës në raport me SHBA-të....

Më shumëDetails

Qeveria në detyrë themelon “Fondin e Konfiskimit”

Qeveria merr vendim që të jap prona publike me qira ose në shfrytëzim për ndërtimin e kapaciteteve për energji të ripërtëritshme
30/06/2026 - 22:25

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime. Në mbledhje është miratuar Raporti i Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e...

Më shumëDetails

Tahiri: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, PDK nuk i nënshtrohet LVV-së

Tahiri: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, PDK nuk i nënshtrohet LVV-së
30/06/2026 - 22:17

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të vendit duhet të bëhet përmes një konsensusi të gjerë politik...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi i Oltës pasi doli nga “BBVA”

    Olta Gixhari shfaqet e zhveshur në jaht

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Përdorimi i dronit, njësia policore me qen” – detaje se si u arrestua vr@sësi i imamit në Dragash

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Më prit se tani do të vij të vras ty edhe familjen” – Zbardhet dëshmia e Arjeta Roshajt që dyshohet se vrau 32 vjeçarin në Ferizaj

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Deri dje nuk të ka lënë Haki Rugova në kryesi…” – Riaktivizohen përplasjet e ashpra mes taborit të Abdixhikut dhe kundërshtarëve të tij në LDK

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë