Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në gjykimin për tentim-vrasje, Kryeinspektori Fazliu përshkruan identifikimin e tre të akuzuarve: Mentor Beqiri, Behar Halili, Shpëtim Tahiri

12/12/2025 - 21:37
në Kryesore, Lajme
A A
Në gjykimin për tentim-vrasje, Kryeinspektori Fazliu përshkruan identifikimin e tre të akuzuarve: Mentor Beqiri, Behar Halili, Shpëtim Tahiri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në seancën e shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën Themelore të Prishtinës, kundër të akuzuarve Behar Halili, Shpëtim Tahiri dhe Mentor Beqiri për tentim vrasje të rëndë dhe dëmtim të pasurisë ndaj kryeinspektorit të Punës, Nexhat Fazliu, i dëmtuari dha dëshminë e tij për sulmin e ndodhur.

Seanca vazhdoi aty ku kishte mbetur në seancën e kaluar, me pyetje ndaj dëshmitarit të dëmtuarit Nexhat Fazliu. I akuzuari Behar Halili e pyeti Fazliun nëse ishte i sigurt se ai ishte një nga kryesit e veprës. Dëshmitari u përgjigj shkurt: “Po, 100%.”

Mbrojtësi i Shpëtim Tahirit, avokati Asdren Hoxha, tha se ishte munduar të mos përsëriste pyetjet e seancave të kaluara, por parashtroi disa që lidhen me identifikimin dhe ekzistencën e veprës penale.

“Zotëri Fazliu, a mund të na përshkruani edhe njëherë rrethanat e identifikimit të sulmuesve? Ju thatë se ata mbanin maska dhe ju ishit në gjendje tronditjeje. Sa i sigurt jeni se personat që i keni identifikuar më vonë janë pikërisht ata që ju sulmuan, kur gjatë sulmit fytyrat e tyre ishin të mbuluara?”, pyeti avokati.

Fazliu u përgjigj: “Këto pyetje i kam dhënë edhe herën e kaluar, por po e përsëris: jam i sigurt 100%.”

Avokati Hoxha iu referua deklaratës së parë të dëshmitarit në polici më 29.04.2020:
“Ju keni thënë se njërit sulmues i ra maska për një moment dhe e njohët si Mehmet Kurtishi. A nënkupton kjo se personat e tjerë i kishin maskat gjatë gjithë kohës?”

Dëshmitari tha se nuk i kujtohen detajet e çdo pjese të deklaratës së dhënë para pesë vitesh, por shtoi: “Fillimisht personi që më ndaloi e kishte maskën në mjekër, ndërsa dy të tjerët, Shpëtimi dhe Mehmeti, i kishin maskat të vendosura. Gjatë goditjes, Mehmet Kurtishit i ra maska nga hunda te mjekra. Pas shfaqjes së 10–15 fotografive, i identifikova të tre.”

Në vijim, avokati Hoxha pyeti për qartësinë e shikimit gjatë sulmit. Fazliu tha se fokusi i tij në atë moment ishte mbrojtja e kokës dhe fytyrës.
“Behari ma kapi dorën, ma largoi që të mos mbrohem, në mënyrë që Shpëtimi dhe Mehmeti të më godisnin në fytyrë, mjekër dhe trup.”

I pyetur nëse e kishte njohur Shpëtim Tahirin para sulmit, Fazliu tha: “Jo, deri në ditën e sulmit nuk e kisha parë kurrë.”

Ai tregoi se gjatë sulmit nuk kishte komunikim me emra mes sulmuesve, përveç momentit kur, sipas tij, Behar Halili kishte thënë: “Bollni me,” pas së cilës ai mori goditjen e fundit para se të humbiste ndjenjat.

Fazliu deklaroi se arsyeja e sulmit lidhej me një gjobë ndaj kompanisë “MAB Shpk”, që ishte ekzekutuar përmes përmbarimit. Ai shtoi se kishte qenë i kanosur edhe më parë nga i pandehuri Mentor Beqiri gjatë një inspektimi në lokalin “Proper Pizza” në Mitrovicë.

Pjesa nga aktakuza (përmbledhje e rregulluar):

Sipas aktakuzës së ngritur më 29.04.2021, të pandehurit Behar Halili dhe Shpëtim Tahiri, të nxitur nga Mentor Beqiri, dyshohet se më 29.04.2020, rreth orës 09:05, në udhëkryqin e fshatit Godanc, Gllogoc, kanë sulmuar kryeinspektorin Nexhat Fazliu me qëllim ta privojnë nga jeta. Ata dyshohet se e kanë ndalur me veturë, e kanë nxjerrë jashtë automjetit dhe e kanë goditur me shkopinj bejsbolli, duke e ndjekur edhe pasi ai tentoi të ikte.

Fazliu ka pësuar lëndime të shumta në kokë, mjekër dhe trup. Po ashtu, të pandehurit akuzohen edhe për dëmtimin e veturës zyrtare të Inspektoratit të Punës.

Mentor Beqiri akuzohet se i ka shtyrë të pandehurit të tjerë të kryejnë veprën penale, në shenjë hakmarrjeje për një gjobë prej 10,000 euro që kompania e tij kishte marrë nga Inspektorati./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse fajësia e tyre vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Endrit Thaçi pjesëmarrës në ceremoninë për 250-vjetorin e pavarësisë së ShBA-së

Endrit Thaçi pjesëmarrës në ceremoninë për 250-vjetorin e pavarësisë së ShBA-së
01/07/2026 - 02:43

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi, ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me rastin e shënimit...

Më shumëDetails

Sot mot i paqëndrueshëm, priten reshje shiu e shkarkime rrufesh

Sot mot i paqëndrueshëm, priten reshje shiu e shkarkime rrufesh
01/07/2026 - 02:41

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm. Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu,...

Më shumëDetails

Digjet një shtëpi në Vushtrri, dëmi arrin mbi 84 mijë euro – dyshohet se zjarri u shkaktua nga rryma

Digjet një shtëpi në Vushtrri, dëmi arrin mbi 84 mijë euro – dyshohet se zjarri u shkaktua nga rryma
01/07/2026 - 02:30

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e së martës në fshatin Liqej të Vushtrrisë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të...

Më shumëDetails

Servwer: Kurti po sillet si kryeministër i një shteti sovran që s’pajtohet

Servwer: Kurti po sillet si kryeministër i një shteti sovran që s’pajtohet
30/06/2026 - 22:39

Profesori i Johns Hopkins University, Daniel Serwer, ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po vepron ndryshe nga udhëheqësit e mëparshëm të Kosovës në raport me SHBA-të....

Më shumëDetails

Qeveria në detyrë themelon “Fondin e Konfiskimit”

Qeveria merr vendim që të jap prona publike me qira ose në shfrytëzim për ndërtimin e kapaciteteve për energji të ripërtëritshme
30/06/2026 - 22:25

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime. Në mbledhje është miratuar Raporti i Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e...

Më shumëDetails

Tahiri: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, PDK nuk i nënshtrohet LVV-së

Tahiri: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, PDK nuk i nënshtrohet LVV-së
30/06/2026 - 22:17

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të vendit duhet të bëhet përmes një konsensusi të gjerë politik...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi i Oltës pasi doli nga “BBVA”

    Olta Gixhari shfaqet e zhveshur në jaht

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Përdorimi i dronit, njësia policore me qen” – detaje se si u arrestua vr@sësi i imamit në Dragash

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Më prit se tani do të vij të vras ty edhe familjen” – Zbardhet dëshmia e Arjeta Roshajt që dyshohet se vrau 32 vjeçarin në Ferizaj

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Deri dje nuk të ka lënë Haki Rugova në kryesi…” – Riaktivizohen përplasjet e ashpra mes taborit të Abdixhikut dhe kundërshtarëve të tij në LDK

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë