Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Licensimi i EFT-së së Vuk Hamoviqit nga njerëzit e Kurtit’: Bajrami kërkon aktivizimin e Prokurorisë

14/12/2025 - 10:24
në Kryesore, Lajme
A A
Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Berat Lahu, ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka ngritur akuza serioze ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe të emëruarve të tij në institucionet e energjisë. Në emisionin “Debat Plus”, Lahu ka folur për mënyrën se si, sipas tij, bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), i përzgjedhur nga qeveria Kurti, i ka dhënë licencën kompanisë EFT të biznesmenit serb Vuk Hamoviq.

“EFT, Vukhamoviçi në vitin 2015 nëse nuk gaboj e themelon një kompani në Kosovë – EFT dhe në dhjetor 2020 aplikon për licencim. Deri në atë kohë, deri në vitin 2020 kur KOST del nga konjeksioni me Serbinë, rryma ka kalu nëpër Serbi”, tha ai.

“Në momentin që KOST pavarësohet, Serbia e ndërpret mundësinë e qarkullimit të energjisë në kuptimin e ankandeve e kështu me radhë dhe Kosovës i duhet që të bashkëpunojë ose të shkëmbej rrymë nëpërmjet Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Më 1 dhjetor, Komiteti merr vendim që KOST të pavarësohet, më 1 dhjetor Vukhamoviç aplikon për licencë në ZRrE dhe më 14 dhjetor zyrtarizohet dalja e KOST nga rrjeti interkonektiv me Serbinë dhe më 2 shtator, Ymer Fejzullahu i jep licencën EFT-së. Jo vetëm Fejzullahu por gjysma e Bordit të ZRrE-së në atë kohë zgjidhet nga Vetëvendosja, zgjedhen dy anëtarë dhe kryesuesi – që janë shumica; 3 nga 5 dhe ka vendimmarrje.” – shpjegoi Lahu.

Deklaratat e Lahut kanë nxitur reagimin e kandidates për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami:

“Kur KURTI bëhet Kryeministër LICENCOHET EFT-ja e Vuk Hamoviqit, pra në vitin 2021!

LICENCOHET nga Albin Kurti përmes të përzgjedhurve të tij në ZRRE.

Vendimi i parë i Bordit të ri të ZRRE-së që do zgjedhë Qeveria e votoj Kuvendi menjëherë pas zgjedhjeve duhet të jetë heqja e licencës EFT-së së Vuk Hamoviqit.

Shikojeni dhe dëgjojini faktet e Berat Lahut për licensimin e EFT-së së Vuk Hamoviqit, jo që nuk i kemi thënë ne, por tani mund t’i dëgjoni edhe nga dikush që ka deri dje ishte në LVV.

Prokuroria Speciale e Republikës duhet sa më shpejtë, me urgjencë, t’i shkojë deri në fund ”mafisë energjetike”.”

JU REKOMANDOJMË

Sa ishte sot çmimi i naftës në Kosovë dhe vendet ku jetojnë bashkatdhetarët

Sa ishte sot çmimi i naftës në Kosovë dhe vendet ku jetojnë bashkatdhetarët
23/03/2026 - 20:59

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve të çmimeve apo situatave sikurse ajo në Iran. Por, vendet e rajonit kanë ndërmarrë masa për të përballuar rritjen...

Më shumëDetails

“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha zbulon bisedën me të vrarin në Majac

“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha zbulon bisedën me të vrarin në Majac
23/03/2026 - 20:28

Vrasja tragjike e Ilaz Brahimit, që ndodhi mbrëmjen e kaluar, ka tronditur familjarët dhe miqtë e tij. Mes shumë mesazhesh ngushëllimi, hoxhë Hasim Berisha ka ndarë një kujtim...

Më shumëDetails

Rritja e çmimit të naftës, Hoti: Marzha e fitimit nuk është politikë adekuate – ulja e akcizës po

Hoti: Ne kemi punuar ngushtë me aleatët që çështja e Kosovës të jetë sfidë për integrim euroatlantik e jo sfidë e sigurisë
23/03/2026 - 20:13

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), tregoi se inflacioni për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit është 6% për shkurtin e vitit 2026, krahasuar me shkurtin e...

Më shumëDetails

Presidentja Osmani kujton ish-sekretaren Albright në 4-vjetorin e vdekjes

Presidentja Osmani kujton ish-sekretaren Albright në 4-vjetorin e vdekjes
23/03/2026 - 19:18

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar ish-sekretaren Madeleine Albright, në katërvjetorin e vdekjes. Osmani tha se Albright, nuk është vetëm pjesë e historisë sonë, por na...

Më shumëDetails

Lekaj: Nga “patriot” në dështim politik, Kurti tradhtoi premtimet dhe vizionin

Lekaj: Nga “patriot” në dështim politik, Kurti tradhtoi premtimet dhe vizionin
23/03/2026 - 18:46

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një intervistë në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.Ai ka...

Më shumëDetails

Ambasadori gjerman takohet me Osmanin: Kishim bashkëpunim të shkëlqyeshëm, urimet më të ngrohta për angazhimet e ardhshme

Ambasadori gjerman takohet me Osmanin: Kishim bashkëpunim të shkëlqyeshëm, urimet më të ngrohta për angazhimet e ardhshme
23/03/2026 - 18:16

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph u takua me Vjosa Osmani përpara përfundimit të mandatit të presidentes. “Kosova dhe Gjermania ndajnë një përkushtim të fortë ndaj lirisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    242 Shpërndaje
    Shpërndaje 97 Tweet 61
  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    679 Shpërndaje
    Shpërndaje 272 Tweet 170
  • Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë