Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Odat me armë”, Peci: Kurti e gjeti gati ushtrinë, ka pak respekt për shtetndërtimin!

15/12/2025 - 11:07
në Kryesore, Lajme
A A
Peci i reagon Osmanit: Po të ishte zbatuar marrëveshja e Trump do të kishim gazin, hekurudhat…Qeveria Kurti e hodhi në shportë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ambasadori Lulzim Peci, drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), i ka reaguar kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, i cili deklaroi dje në Zvicër se më shumë armatim kishte në odat e Kosovës sesa në kazermat e ushtrisë, para se ai të vinte në pushtet.

Fjali bukur e mirë për folklorizëm, thotë Peci, i cili e quan këtë deklaratë tentim për të manipuluar me të kaluarën dhe me të tashmen.

Peci shkroi se Kurti e ka gjetur të gatshme ushtrinë dhe e kishte detyrim ligjor që ta armatoste, ndërsa tashmë nuk po heziton që këtë çështje ta shndërrojë në marketing politik.

“Pra, Kurti nuk e “krijoi” ushtrinë, por ai e gjeti atë të gatshme si realitet ligjor dhe faktik në tavolinën e qeverisjes se tij, të cilën ai e kishte detyrim ligjor edhe ta armatoste në bazë të dinamikës paraprakisht të dakorduar me SHBA-të.

Kjo dinamikë e armatimit dhe zhvillimit të FSK-së u përshpejtua pas agresionit rus në Ukrainë, mirëpo VV nuk heziton ta shndërroj ate në marketing politik.”

Sipas tij, VV-ja tenton që ta lë në hije çështjen e kuadrove të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që ndodhi para fazës së armatimit.

“Ushtria nuk ndërtohet vetëm me armë pa pasur dije profesionale. Ajo ndërtohet me kuadra të shkolluara, me doktrinë bashkëkohore dhe organizim profesional. Fatmirësisht, shumë kuadra të FSK-së u formuan në shkolla elitare perëndimore para se të vinte faza e armatimit. Jo rastësisht edhe kjo e arritur e mëhershme tentohet të lihet në hije nga VV, dhe theksi mbahet te armatimi i FSK-së.”

Megjithatë, Peci thotë se për shtetet si Kosova, edhe armatosja optimale është e pamjaftueshme për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, pa aleatë të sigurt dhe të fuqishëm.

Në këtë kontekst, ai përmend ‘gabimet e panevojshme’, ndërsa thekson se situata sot është krejt ndryshe, transmeton Klankosova.tv

“Nuk duhen harruar në mes tjerash as gabimet e panevojshme (si epizodi i ngjyrosjes së autoblindave), as tensionet që çuan deri te përjashtimi i FSK-së nga Defender 2023, e as rikthimi te zotimet e detyrueshme te v.2013 për mos-angazhim në veri pa lejen e KFOR-it, për të shmangur përplasjet eventuale me NATO-n.

Mirëpo sot, situata është ndryshe. Derisa Kurti dhe qeveria e tij kujdestare po sanksionohet nga SHBA-të, FSK-ja po lehet jashtë tyre. Krejtë kjo pasi FSK është dëshmuar si institucion dhe partner serioz i Washingtonit, me kuadra të përgatitura, që nuk bëhet instrument i aventurave politike të VV-së, apo e cilësdo partie politike të Kosovës. Megjithate, edhe ky partneritet mund ta ketë limitin e tij, nëse vazhdohet me këtë sjellje, pasi fundi i fundit, në vendet demokratike, ushtria i përgjigjet qeverisë.”

Prandaj, sipas tij, të thuash “më shumë armatim në oda se në kazerma” tregon se sa pak respekt ka për shtetndërtimin dhe për ushtrinë profesionale.”

“Zëvendësimi i një detyrimi ligjor me fraza elektorale, që veç sa ngjallin emocione te ata që nuk e kuptojnë se çfarë është ushtria profesionale dhe çfarë janë aleancat, në rastin më të mirë është papërgjegjësi politike. Krejt kjo nuk i sjell asgjë të mirë as vendit dhe as FSK-së.”

Ndryshe, siç ka treguar edhe Peci, sipas një studimi të UNDP-së (2003), në Kosovë në duart e qytetarëve vlerësohej se kishte rreth 330,000 – 420,000 armë të lehta dhe të vogla.

“Kaq armë të këtyre llojeve nuk i ka as sot FSK, pasi nuk ka nevojë për ato. Ky posedim i madh u arsyetua atëherë me të kaluarën e përgjakshme dhe ndjenjën e pasigurisë së qytetarëve për të ardhmen. Ka mundësi që për këtë arsye na hynë edhe “odat” si “depo të armatimit” në frazeologjinë e kësaj fushate zgjedhore të VV-së.

Mirëpo, në ndërkohë, shumica e këtyre armëve janë vënë nën kontroll ligjor dhe një pjesë e madhe e qytetarëve i kanë dorëzuar ose legalizuar përmes mekanizmave të Policisë së Kosovës. Kjo është një arritur tejet e madhe në shtetndërtimin e Kosovës dhe sigurisë të qytetarëve të saj.

Në anën tjetër, FSK u shndërrua me ligj në forcë mbrojtëse me karakter ushtarak më 14 dhjetor 2018, në koordinim me partnerin tonë strategjik, SHBA-të, edhe pse kishte hezitime nga një numër jo i vogël i vendeve të NATO-s. Ky proces u finalizua politikisht gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, i cili i ka meritat e pamohueshme për këtë të arritur madhore.”

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku e Osmani takojnë rininë e Prishtinës: Na duhet shumë punë për t’ua bërë vendin më të drejtë

Abdixhiku e Osmani takojnë rininë e Prishtinës: Na duhet shumë punë për t’ua bërë vendin më të drejtë
25/05/2026 - 20:36

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, kanë takuar rininë në Parkun e Prishtinës. Abdixhiku thotë se një vend që...

Më shumëDetails

Haradinaj: Mu ma kanë puthë dorën se kam vra serbë, e Kurtit për çka? Që po e lufton UÇK-në a?

Haradinaj: Mu ma kanë puthë dorën se kam vra serbë, e Kurtit për çka? Që po e lufton UÇK-në a?
25/05/2026 - 20:01

Ish-ushtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar në “Kosova Live” puthjen e dorës së Albin Kurtit nga një qytetar, në një tubim të LVV-së duke bërë krahasime me...

Më shumëDetails

Hasanpapaj i LDK-së: Ndarja e 100 eurove nga Qeveria është “blerje klasike e votës”

Hasanpapaj i LDK-së: Ndarja e 100 eurove nga Qeveria është “blerje klasike e votës”
25/05/2026 - 19:49

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, Bardhyl Hasanpapaj, ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove për një pjesë të...

Më shumëDetails

Konfirmohet raportimi i Veriu.info/ Bedri Hamza thotë se Fatmir Limaj do ta mbështes PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Konfirmohet raportimi i Veriu.info/ Bedri Hamza thotë se Fatmir Limaj do ta mbështes PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit
25/05/2026 - 19:09

Veriu.info sot ka raportuar ekskluzivisht se është arritur marrëveshja mes Bedri Hamzës e Fatmir Limajt, që NISMA ta mbështesë PDK-në në fushatë zgjedhore. https://veriu.info/ekskluzive-arrihet-marreveshja-pdk-nisma-kjo-e-fundit-mbeshtet-pdk-ne-me-7-qershor/ Marrëveshjen mes tyre tashmë...

Më shumëDetails

Nga 1 qershori nuk lejohen pagesa me para të gatshme mbi 2 mijë euro

Fitime rekord / Mbi gjysmë miliardë € fitimi neto i bankave në Kosovë në tri vitet e fundit
25/05/2026 - 18:59

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ me individë nuk lejohen të bëhen me para të gatshme. Këto pagesa duhet të...

Më shumëDetails

Kryetarit të ri të AAK-së i “hup topi” ditën e parë – Gjini viziton fabrikën “Loni Dekor” në Vushtrri, por mendon se është në Mitrovicë

Kryetarit të ri të AAK-së i “hup topi” ditën e parë – Gjini viziton fabrikën “Loni Dekor” në Vushtrri, por mendon se është në Mitrovicë
25/05/2026 - 18:31

Largimi i Ramush Haradinajt nga kreu i AAK-së, duket se e ka ç'orientuar kryetarin e ri, Ardian Gjini, i cili ditën e parë të punës e ka nisur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    378 Shpërndaje
    Shpërndaje 151 Tweet 95
  • Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ekskluzive: Arrihet marrëveshja PDK-Nisma, kjo e fundit mbështet PDK-në më 7 qershor

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Shtesat nga Qeveria, reagon AKB: si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit?

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kryetarit të ri të AAK-së i “hup topi” ditën e parë – Gjini viziton fabrikën “Loni Dekor” në Vushtrri, por mendon se është në Mitrovicë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë