Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tjetërsim apo “makijazh” për fushatë: Kurti fjalëbutë, pa sulme, prezanton listën e VV-së

15/12/2025 - 20:05
në Kryesore, Lajme
A A
Tjetërsim apo “makijazh” për fushatë: Kurti fjalëbutë, pa sulme, prezanton listën e VV-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dikur i quante opozitën hajvana e shumë epitete tjera ofenduese, por sot në të fushatës zyrtare, Kurti ka vendosur të ndryshojë diskurs.

Volumin e kishte në maksimal kur, me të hapur fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Albin Kurti pati nisur të prezantojë listën e Vetëvendosjes. Emrin e Glauk Konjucës, ai nuk e pati “thënë”, por e pati bërtitur. Kjo gjë kishte marrë dhenë në rrjete sociale dhe për nga tonet agresive, kishte tjetërsuar shumëkënd. Tonet e Albin Kurtit do të vendosnin edhe tonin konstant të lartë në atë fushatë. Por, krejt ndryshe ngjau sot në prezantimin e listës së Vetëvendosjes. Pa oktava të larta, pa kreshendo, pa piskama. Lexoi emrat e kandidatëve dhe ua përshkroi një historik të shkurtët, fjalëqetshëm, i fokusuar në kredencialet studimore e shkollore të tyre. Glauk Konjufca “autor i librave filozofikë” e Avni Dehari “autor i 33 librave për fëmijë e të rritur” dhe Albulena Haxhiu me “studime pas universitare në Universitetin e Evropës Juglindore (në Shkup)”, dhe të tjerë me radhë. Fillimisht intonimi i himnit kombëtar shqiptar për të dalë te shtjellimi elektoral i slloganit “siguri dhe begati” bashkë me “mos lësho pe”. Sulme ndaj kundërshtarëve politik, çka përbën risi, nuk pati.

…

Slloganin e vet “begati dhe siguri” e dha për prioritete kyçe të Vetëndosjes duke e vendosur në bashkëngjitje me “mos lësho pe”. Tha se “siguria do të jetë siguri e begatisë” dhe se ajo, me të në qeverisje, synon të jetë “universale”. Për më tepër, shtoi se shteti do të “pasurojë shoqërinë”.

“Kjo siguri do të jetë siguri e begatisë, begatia nuk është begati për disa, por për të gjithë. Kur shteti pasuron shoqërinë, secili e ndjen ndyshimin. Për ata që nuk kanë çdo vendim është mundësi. Kur të gjithë ndajnë sipas mundësi, vendi bën progres. Pasuirmi i shtetit ësht ëreflketim i pasurimit të qytetarit. Kur qytetari nuk lëshon pe, begatia arrin te çdo familje. Përparimi kur shoqëria nuk ndahet nga ana. Kur vlera ndahet drejtë, begatia bëhet universale, për çdo kënd. Andja begatia është prioriteti tjetër, së bashku me sigurinë”, tha Albin Kurti.

“Siguria dhe begatia e kanë adresë Vetëvendosjen. Çdo votë, për këtë numër është hap drejt sigurisë dhe begatisë gjithnjë më të madhe. Është ritmi i forcës qyteetari. Kur qytetari vendos, ndryshimi bëhe ti prekshëm. Nga vota mundësia për pasurimin e shoqërisë. Prandaj mos lëshoni pe. Kur qytetari nuk lëshon pe, shteti nuk ndalet. Mos lësho pe, është kujdes për të nesërmen, çdo hap para mos lësho pe, në ecje në përparim. Mos lësho pe, është energjia e mjekëve, inxhinierve, sportisti, ësht motivi i policiëve dhe ushtarakeë,ve studentëve dhe nxënësve. Duke mos lëshuar pe për ndryshime gjithnjë e më të mëdha”, tha ai.

Më tej vazhdoi ta pares koalicionin me Guxom, Alternativën dhe PShDK-në si forcë unitare e bazuar “në vlera kombëtare” dhe “me qytetarin mbi gjithçja”.

E ne që jemi këtu tash për siguri dhe begati duke mos lëshuar pe, jemi bashkë veçse edhe përherë e më shumë. Është mëarrëveshje për begati.

“Bashkimi ynë është urgjencë që i duhen vendin, sepse ne duam dhe punojml për Kosovë të drjetë e të mirë. Prandaj, të angazhohesh për siguri dhe begati do të thotë tashmë të bësh drejtësi. Ky koalicion është sinjal me jehon të fuqishme. Forcat mund të bahskohen në vlera kombëtare. Kjo listë e jona flet me dije”, tha mes tjerash ai.

JU REKOMANDOJMË

Hasanpapaj i LDK-së: Ndarja e 100 eurove nga Qeveria është “blerje klasike e votës”

Hasanpapaj i LDK-së: Ndarja e 100 eurove nga Qeveria është “blerje klasike e votës”
25/05/2026 - 19:49

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, Bardhyl Hasanpapaj, ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove për një pjesë të...

Më shumëDetails

Konfirmohet raportimi i Veriu.info/ Bedri Hamza thotë se Fatmir Limaj do ta mbështes PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Konfirmohet raportimi i Veriu.info/ Bedri Hamza thotë se Fatmir Limaj do ta mbështes PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit
25/05/2026 - 19:09

Veriu.info sot ka raportuar ekskluzivisht se është arritur marrëveshja mes Bedri Hamzës e Fatmir Limajt, që NISMA ta mbështesë PDK-në në fushatë zgjedhore. https://veriu.info/ekskluzive-arrihet-marreveshja-pdk-nisma-kjo-e-fundit-mbeshtet-pdk-ne-me-7-qershor/ Marrëveshjen mes tyre tashmë...

Më shumëDetails

Nga 1 qershori nuk lejohen pagesa me para të gatshme mbi 2 mijë euro

Fitime rekord / Mbi gjysmë miliardë € fitimi neto i bankave në Kosovë në tri vitet e fundit
25/05/2026 - 18:59

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ me individë nuk lejohen të bëhen me para të gatshme. Këto pagesa duhet të...

Më shumëDetails

Kryetarit të ri të AAK-së i “hup topi” ditën e parë – Gjini viziton fabrikën “Loni Dekor” në Vushtrri, por mendon se është në Mitrovicë

Kryetarit të ri të AAK-së i “hup topi” ditën e parë – Gjini viziton fabrikën “Loni Dekor” në Vushtrri, por mendon se është në Mitrovicë
25/05/2026 - 18:31

Largimi i Ramush Haradinajt nga kreu i AAK-së, duket se e ka ç'orientuar kryetarin e ri, Ardian Gjini, i cili ditën e parë të punës e ka nisur...

Më shumëDetails

LDK-ja nis zyrtarisht fushatën elektorale të enjten në Prishtinë

LDK-ja nis zyrtarisht fushatën elektorale të enjten në Prishtinë
25/05/2026 - 18:08

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka njoftuar për mbajtjen e tubimit të madh elektoral, i cili do të zhvillohet të enjten, më 28 maj, nga ora 18:00, në sallën...

Më shumëDetails

“Mallku koftë ky shtet e gjyq”, vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, 17 vjet burgim dorasit Bleon Dibrani

“Mallku koftë ky shtet e gjyq”, vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, 17 vjet burgim dorasit Bleon Dibrani
25/05/2026 - 17:01

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka shpallur fajtor Bleon Dibranin për vrasjen e 19-vjeçarit Ardit Zymeri dhe e ka dënuar me 17 vjet burgim për veprën penale të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    371 Shpërndaje
    Shpërndaje 148 Tweet 93
  • Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ekskluzive: Arrihet marrëveshja PDK-Nisma, kjo e fundit mbështet PDK-në më 7 qershor

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Shtesat nga Qeveria, reagon AKB: si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit?

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Shpresa Latifi Shala shpallet mësimdhënëse e vitit në Mitrovicë nga “Hamilton House Kosovë”

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë