Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka publikuar një ftesë nga Presidenca e Kosovës.
Nëpërmjet saj, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ftuar mërgimtarët në një tubim, dedikuar mërgimtarëve.
Sipas Gecajt, kjo ftesë në dukje një gjest i bukur dhe fisnik, e humb çdo kuptim pozitiv kur organizohet vetëm dy ditë para zgjedhjeve.
“Një aktivitet i tillë mund dhe duhej të ishte mbajtur shumë më herët, ose pas datës 28 dhjetor. Qëllimi i vërtetë pas këtij organizimi është aq i dukshëm, sa e kuptojnë edhe “zogjtë e malit.””, ka shkruar Gecaj i cili Osmanit i është referuar si mashë e Albin Kurtit.














