Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kusari: Vetëvendosje na ka denigruar me gjuhën më të rrezikshme të mundshme

16/12/2025 - 10:26
në Kryesore, Lajme
A A
Ofendime e ngacmime seksuale që tre vite në rrjetet sociale – Flutura Kusari ushtron kallëzim penal ndaj përkrahësit të VV-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Juristja e medias, Flutura Kusari ka thënë se asnjë parti politike në historinë e re të Kosovës nuk e ka cënuar më shumë lirinë e medias dhe të shprehjes, siç ka bërë Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook shkruan se në gjysmë dekaden e fundit, LVV-ja ka denigruar me gjuhën më të rrezikshme të mundshme.

“Falë saj, ngacmimi online i aktivistëve dhe gazetarëve pranohet si metodë normale. Na ka quajtur vrasës me pagesë.Truprojat e kryeministrit na kanë sulmuar fizikisht, sikur të ishim kese bërllogi.Kanë krijuar frikë deri në atë masë sa disa gazetarë e aktivistë kanë hezituar edhe të pinë kafe me politikanë opozitarë, nga frika e linçimit”.

“Na kanë ngacmuar me vite online përmes ngacmuesve të obsesionuar, obsesionim ky i ushqyer nga VV.Na kanë quajtur spiunë.Kanë ardhur në pushtet në vitin 2019 me rreth 20 sulme në vit, ndërsa sot bëhen mbi 70 në vit, drejtpërdrejt nga VV”.

Kusari mes tjerash thekson se për faj të tyre, Kosova ka rënë në indekse ndërkombëtare dhe jemi bërë vend për të cilin duhet të na vijë turp.

Më poshtë postimi i plotë:

Asnjë parti politike në historinë e re të Kosovës nuk e ka cënuar më shumë lirinë e medias dhe të shprehjes dhe të drejtën tonë elementare për t’i kërkuar llogari pushtetit, siç ka bërë Lëvizja Vetëvendosje!
Në gjysmë dekaden e fundit, Lëvizja Vetëvendosje na ka denigruar me gjuhën më të rrezikshme të mundshme. Falë saj, mgacmimi online i aktivistëve dhe gaztarëve pranohet si metodë normale.

Na ka quajtur vrasës me pagesë.

Truprojat e kryeministrit na kanë sulmuar fizikisht, sikur të ishim kese bërllogi.
Kanë krijuar frikë deri në atë masë sa disa gazetarë e aktivistë kanë hezituar edhe të pinë kafe me politikanë opozitarë, nga frika e linçimit.

Na kanë ngacmuar me vite online përmes ngacmuesve të obsesionuar, obsesionim ky i ushqyer nga VV.

Na kanë quajtur spiunë.

Kanë ardhur në pushtet në vitin 2019 me rreth 20 sulme në vit, ndërsa sot bëhen mbi 70 në vit, drejtpërdrejt nga VV.

Për faj të tyre, Kosova ka rënë në indekse ndërkombëtare dhe jemi bërë vend për të cilin duhet të na vijë turp.

I kemi lutur të mos e aprovojnë ligjin antikushtetues për KPM-në; në ditën e aprovimit e kanë përdorur foltoren e Kuvendit për të na përmendur dhe për të na sulmuar.

E kanë shndërruar RTK-në në za të Vv-së, ia kanë humbur dinjitetin njerëzve me dinjitet, e kanë kthyer në televizion partiak dhe ia kanë lënë pjesën kyçe të informimit veglave që u nënshtrohen vullnetarisht.

As nuk e kanë bërë ligjin për RTK-në, as për KPM-në, as për mbrojtjen e burimeve.
As nuk e kanë implementuar EMFA-në, as DSA-në.

As nuk kanë hartuar strategji për sigurinë e gazetarëve, as plan veprimi, as protokoll sigurie.

Asnjë rekomandim të Raportit të Progresit nuk e kanë zbatuar.

I kanë ndalur reklamat në media për t’i lënë të vdesin urie dhe nuk kanë ofruar asnjë mekanizëm që paratë publike të shpërndahen te mediat, ashtu siç duhet.

E kanë shkarkuar kryetarin më profesional dhe më të lavdëruar të KPM-së vetëm pse nuk u ka bindur, por e ka kryer punën sipas ligjit.

Kanë provuar të mbyllin televizione. Po, të mbyllin televizione. A e dini ku mbyllen televizionet?

I kanë sulmuar gjyqtarët dhe gjykatat që kanë mbrojtur lirinë e medias dhe të shprehjes.

E ne çfarë kemi bërë?
Ne nuk jemi nënshtruar.
Nuk jemi frikësuar.
Nuk jemi shantazhuar.

Dhe mbi të gjitha, kemi kryer punën tonë me profesionalizëm të lartë, duke vendosur standard në informim publik dhe aktivizëm.
E çfarë bën tani VV para zgjedhjeve?

Thotë: na falni, kemi gabuar.

Aha.

JU REKOMANDOJMË

“Vjosa ose ngrihet si anti-Albin ose dështon”, Blerim Latifi: Është ngritur si anti-Thaç, nuk është më ajo

“Vjosa ose ngrihet si anti-Albin ose dështon”, Blerim Latifi: Është ngritur si anti-Thaç, nuk është më ajo
24/03/2026 - 01:00

Analisti Blerim Latifi tha në Pressing në T7 se Vjosa Osmani, “është ngritë si anti-Thaç”, dhe tash nëse “hyn në politikë nuk është më ajo e njëjta”. Latifi...

Më shumëDetails

Ky është i dyshuari për plagosjen e Inspektorit policor në Prishtinë

Ky është i dyshuari për plagosjen e Inspektorit policor në Prishtinë
24/03/2026 - 00:55

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri i plagosur ka mbetur një inspektor...

Më shumëDetails

E dhimbshme: 17-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Gjermani

E dhimbshme: 17-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Gjermani
24/03/2026 - 00:49

Anik Avdullah Babatinca, 17 vjeç ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Gjermani. Familjarët e tij kanë bërë me dije se trupi i tij do të sjellët...

Më shumëDetails

“Hajde 1 minutë deri jashtë”, detaje ekskluzive se si u plagos inspektori në Prishtinë

“Hajde 1 minutë deri jashtë”, detaje ekskluzive se si u plagos inspektori në Prishtinë
23/03/2026 - 22:31

Një mosmarrëveshje ka quar në plagosjen e një personi sonte në mbrëmje tek “Rruga B” në Prishtinë. Mësohet se i plagosuri është Inspektori i IPK-së Arsim Beqiri. Sipas...

Më shumëDetails

Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë
23/03/2026 - 21:35

Një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës është plagosur sonte në lagjjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Veriu.info mëson se inspektori policor i plagosur është Arsim Beqiri nga...

Më shumëDetails

Sa ishte sot çmimi i naftës në Kosovë dhe vendet ku jetojnë bashkatdhetarët

Sa ishte sot çmimi i naftës në Kosovë dhe vendet ku jetojnë bashkatdhetarët
23/03/2026 - 20:59

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve të çmimeve apo situatave sikurse ajo në Iran. Por, vendet e rajonit kanë ndërmarrë masa për të përballuar rritjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    245 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 61
  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    680 Shpërndaje
    Shpërndaje 272 Tweet 170
  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë