Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Më pak produkte, çmime më të larta – kontrata e fundit për fletëvotime e kompanisë së lidhur me Martin Berishajn i kushton më shumë Kosovës

16/12/2025 - 11:57
në Kryesore, Lajme
A A
Më pak produkte, çmime më të larta – kontrata e fundit për fletëvotime e kompanisë së lidhur me Martin Berishajn i kushton më shumë Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompania sllovene CETIS, e cila në zgjedhjet e fundit komunale të vitit 2025 në Kosovë u përfshi në skandal lidhur me fletëvotime me gabime në kodet e vendvotimeve, është përzgjedhur sërish për të shtypur materialet zgjedhore për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës të 28 dhjetorit. CETIS ka furnizuar KQZ-në me materiale për votim edhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor, si dhe në zgjedhjet nacionale të mbajtura më 9 shkurt 2025. Në të tri rastet, kompania është përzgjedhur pa garë, përmes procedurës së negociimit. Demokracia.com ka krahasuar çmimet e produkteve në dy kontrata të njëjta, atë të 9 shkurtit dhe kontratën e fundit të 28 dhjetorit duke u ndalur te struktura e çmimeve dhe kostoja reale për buxhetin e Kosovës. Të dhënat tregojnë se kontrata e 28 dhjetorit rezulton më e shtrenjtë për njësi, ndonëse ka një vlerë totale pak më të ulët.

Dokumentet zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit në Shqipëri kanë zbuluar më herët edhe një lidhje të hershme mes ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dhe kompanisë sllovene CETIS D.D., e cila më pas ka fituar kontrata publike për shtypjen e fletëvotimeve në Kosovë.

Heqje produktesh, jo ulje çmimesh

Në shikim të parë, kontrata e 28 dhjetorit 2025 duket më e lirë 275,742 euro, krahasuar me 279,332 euro sa ishte vlera e kontratës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Megjithatë, analiza tregon se kjo diferencë nuk është rezultat i çmimeve më të favorshme, por vjen si pasojë e heqjes së një produkti nga kontrata e fundit.

Bëhet fjalë për “Listën e votuesve për vendvotimet me kusht”, e cila në kontratën e 9 shkurtit ishte pozicioni nr. 4, me çmim 4.15 euro për copë pa TVSH (4.90 euro me TVSH). Ky produkt nuk është përfshirë në kontratën e 28 dhjetorit, por kjo nuk nënkupton se nuk do të përdoret.

Pozicioni per çmimet e 9 shkurtit

Pozicioni per çmimet e 28 dhejtorit

Sipas të dhënave, nga 60 mijë copë të porositura në shkurt, janë shpenzuar vetëm 12,898, duke lënë të pashpenzuara 47,102 lista, të cilat KQZ pritet t’i përdorë edhe në zgjedhjet e dhjetorit. Kjo do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e kostos reale nuk reflektohet në kontratën e re, pasi mbulohet nga stoqet e kontratës paraprake.

Nëse merret si referencë i njëjti nivel shpenzimi edhe për zgjedhjet e dhjetorit (rreth 12,898 lista), atëherë kostoja e këtij produkti do të ishte rreth 63 mijë euro me TVSH. Kur kjo shumë i shtohet vlerës së kontratës së 28 dhjetorit, rezulton se kostoja reale dhe e krahasueshme e saj do të arrinte rreth 339 mijë euro, dukshëm më e lartë se ajo e 9 shkurtit.

Rritje e çmimeve për produkte bazike

Paralelisht me këtë, kontrata e 28 dhjetorit shfaq edhe rritje të ndjeshme të çmimeve për njësi. Çmimi i “Listës së votuesve” është rritur nga 4.15 euro në 5.90 euro për copë, një rritje prej rreth 42 për qind, ndonëse bëhet fjalë për të njëjtën kompani, të njëjtën procedurë të negociuar dhe vetëm rreth dhjetë muaj diferencë mes dy kontratave.

Në këtë kontekst, rezulton se kontrata e 28 dhjetorit është më e shtrenjtë në përmbajtje dhe në çmim për njësi, edhe pse në letër paraqitet me një vlerë pak më të ulët totale. Ulja artificiale e shumës është arritur duke hequr produkte nga kontrata dhe duke u mbështetur në stoqe të pashpenzuara, ndërsa kostoja reale për Kosovën është rritur.

Krahasimi i vlerës totale

Zgjedhjet 9 shkurt 2025- 279,332.67 euro

Zgjedhjet 28 dhjetor 2025- 275,742.40 euro.

Çmimi i listës së votuesve (për njësi)

9 shkurt       4.90 euro

28 dhjetor    6.96 euro

Rritje: +42%

Produkti i hequr nga kontrata e dhjetorit

Porositur në shkurt 60,000 copë

Shpenzuar 12,898 copë

Stok i mbetur 47,102 copë.

Kompania sllovene “Cetis” që prodhon dhe shtyp fletvotimet për zgjedhjet në Kosovës kishte “pranuar fajin” për çëshjten e numrave të shthurrur serikë në disa fletëvotime në Mitrovicë, shkruan Demokracia.com.

Dokumentet zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit në Shqipëri zbulojnë një lidhje të hershme mes ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dhe kompanisë sllovene CETIS D.D., e cila më vonë ka fituar kontrata publike për shtypjen e fletvotimeve zgjedhore në Kosovë.

Më 17 janar 2007, në Tiranë, u themelua kompania “Nacional Sh.A.”, me kapital fillestar 2 milionë lekë dhe aktivitet në organizimin e lojërave të fatit, llotarive televizive, dhe pasurive të paluajtshme.
Në dokumentet themeluese, të siguruara nga QKB, figurojnë si themelues:

CETIS D.D. – kompani sllovene e specializuar në shtypin e dokumenteve zyrtare (përfshirë fletvotime, pasaporta dhe karta identiteti),

STIL sh.p.k. (kompani shqiptare),

NIRVANA d.o.o. dhe LUCRUM d.o.o. (të dyja nga Kroacia),

si dhe Martin Berishaj, i cili kishte 10% të aksioneve dhe ishte pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë.

Në bordin themelues, përkrah Berishajt, figuron edhe Simona Potocnik, përfaqësuese e CETIS, e cila kishte rol drejtues që nga regjistrimi fillestar i shoqërisë.

Dalja e CETIS-it, por jo e Berishajt

Sipas të dhënave të QKB-së, në shkurt të vitit 2009, CETIS D.D. largohet nga pronësia e kompanisë “Nacional”, duke ia transferuar aksionet Shefqet Bucaliu, i cili bëhet aksionari më i madh me 46.6%.
Megjithatë, Martin Berishaj vazhdon të mbetet në kompani si aksionar me 10% dhe anëtar bordi deri në vitin 2013, duke marrë pjesë në vendimmarrjet dhe zmadhimet e kapitalit (DOKUMENT)

.Në këtë periudhë, në strukturën e kompanisë futen edhe dy aksionarë të rinj shqiptarë – Alban Dabulla dhe Perparim Zagani, të cilët blejnë aksionet e kompanive të tjera themeluese.
Kështu, “Nacional Sh.A.” kalon nga një kompani me kapital të përbashkët slloveno-kroat në një strukturë pronësie kryesisht shqiptare, por me origjinë të dokumentuar ndërkombëtare.

Rritja e kapitalit dhe aktivitetet në lojërat e fatit

Në vitin 2017, kapitali i kompanisë rritet nga 2 milionë lekë në 60 milionë lekë, ndërsa pjesëmarrjet rishpërndahen si vijon:

Shefqet Bucaliu – 40%,

Alban Dabulla – 40%,

Martin Berishaj – 10%,

Perparim Zagani – 10%.

Objekti i aktivitetit zgjerohet për të përfshirë lojërat e fatit “Bingo Televizive” dhe veprimtari tregtare të pasurive të paluajtshme. Raportet financiare të dorëzuara në QKB tregojnë për qarkullim shumëvjeçar në miliona euro, ndërsa kompania shfaqet si një prej operatorëve më të mëdhenj në këtë fushë në Shqipëri.

Lidhja e dokumentuar CETIS – Berishaj

Dokumentet e themelimit e bëjnë të qartë se Martin Berishaj dhe CETIS kanë qenë bashkëthemelues të drejtpërdrejtë të “Nacional Sh.A.” në fillim të vitit 2007. CETIS, përfaqësuar nga znj. Simona Potocnik, kishte rol drejtues në bordin e kompanisë. Kjo lidhje është e rëndësishme, sepse CETIS, disa vite më vonë, ka fituar tendera publikë në Kosovë për shtypjen e fletvotimeve zgjedhore, ndërkohë që Martin Berishaj është bërë ambasador dhe zyrtar i lartë shtetëror i Republikës së Kosovës.

Situata aktuale dhe pronësia përfundimtare

Sipas Regjistrit të Pronarit Përfitues, përditësuar më mars 2022, Martin Berishaj dhe Perparim Zagani nuk figurojnë më si pronarë në “Nacional Sh.A.”. (DOKUMENT)
Pronësia aktuale është e përqendruar tek:

Shefqet Bucaliu – 40% e aksioneve,

Alban Dabulla – 40% e aksioneve (DOKUMENT)

Megjithatë, emri i Berishajt mbetet në dokumentet historike të kompanisë për më shumë se një dekadë, që nga themelimi e deri në rritjen e kapitalit në vitin 2017 – periudhë kur CETIS ka qenë gjithashtu e lidhur me tenderë publikë në Kosovë.

Sipas regjistrimeve më të fundit në QKB, “Nacional Sh.A.” vazhdon të jetë kompani aktive, me seli në Tiranë, por ndaj saj janë vendosur masa sigurie tatimore dhe sekuestro konservative nga Drejtoria e Tatimeve dhe përmbarues privatë, për shkak të detyrimeve të papaguara ndaj shtetit në periudhën 2020–2025.

Njëri nga drejtuesit kryesorë të CETIS, Radenko Mijatović, i cili është edhe Kryetar i Federatës së Futbollit të Sllovenisë, nënshkroi në mars 2025 një partneritet strategjik me kompaninë energjetike GEN-I, e cila është përmendur shpesh në raportimet mediatike lidhur me Berishajn.

Njëri nga drejtuesit kryesorë të CETIS, Radenko Mijatović, mban edhe pozitën e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Sllovenisë (NZS). Në mars 2025, Mijatović nënshkroi një marrëveshje partneriteti me kompaninë energjetike GEN-I, e cila u bë sponsor i përfaqësueses kombëtare të Sllovenisë deri në korrik të atij viti.

Ndërsa CETIS po fitonte tendera në Kosovë, një nga drejtuesit kryesorë të saj, Radenko Mijatović, ishte ngjitur në majat e sportit slloven. Ai mban njëkohësisht pozitën e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Sllovenisë, ndërsa në mars 2025 nënshkroi një partneritet strategjik me kompaninë energjetike GEN-I d.o.o., e njohur për lidhjet e saj në rajon dhe përmendur shpesh në raportimet që lidhen me Martin Berishajn.

Sipas komunikatës zyrtare të Federatës sllovene, GEN-I u bë “partner energjetik i përfaqësueses kombëtare deri në korrik të vitit 2025”. Pra, Radenko Mijatović është aktualisht Presidenti i Nogometna zveza Slovenije (NZS) (Federata e Futbollit e Sllovenisë) që nga dhjetori 2016. www.nzs.si+2UEFA.com+2

Ai gjithashtu shfaqet si një ndër drejtuesit e kompanisë CETIS d.d. (si anëtar i bordit/drejtues ekzekutiv) në të dhënat publike të kompanisë. Cetis+2Cetis+2

Sipas një artikulli, thuhet se Mijatović në mars 2025 ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi midis NZS dhe GEN-I, ku GEN-I është bërë partner i federatës kombëtare të futbollit t Sllovenisë

https://www.nzs.si/novica/NZS_in_GEN_energija_sklenila_stratesko_partnerstvo?id=60702&id_objekta=1.

Me kompaninë GEN akuzohej se kishte lidhje edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Raportimet mediatike theksonin veçanërisht disa transaksione nga degët serbe të GEN-it në kompanitë e Berishajt.

Pos përmendjes së aferës më GEN, emri i Berishajt ishte përmendur edhe në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, kur Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte thënë se ka nisur hetim për dyshimet e ngritura nga raportimet se Berishaj ishte përfshirë në transportimin e kundërligjshëm të votave me postë të mërgimtarëve. /Demokracia.com/

JU REKOMANDOJMË

“Vjosa ose ngrihet si anti-Albin ose dështon”, Blerim Latifi: Është ngritur si anti-Thaç, nuk është më ajo

“Vjosa ose ngrihet si anti-Albin ose dështon”, Blerim Latifi: Është ngritur si anti-Thaç, nuk është më ajo
24/03/2026 - 01:00

Analisti Blerim Latifi tha në Pressing në T7 se Vjosa Osmani, “është ngritë si anti-Thaç”, dhe tash nëse “hyn në politikë nuk është më ajo e njëjta”. Latifi...

Më shumëDetails

Ky është i dyshuari për plagosjen e Inspektorit policor në Prishtinë

Ky është i dyshuari për plagosjen e Inspektorit policor në Prishtinë
24/03/2026 - 00:55

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri i plagosur ka mbetur një inspektor...

Më shumëDetails

E dhimbshme: 17-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Gjermani

E dhimbshme: 17-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Gjermani
24/03/2026 - 00:49

Anik Avdullah Babatinca, 17 vjeç ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Gjermani. Familjarët e tij kanë bërë me dije se trupi i tij do të sjellët...

Më shumëDetails

“Hajde 1 minutë deri jashtë”, detaje ekskluzive se si u plagos inspektori në Prishtinë

“Hajde 1 minutë deri jashtë”, detaje ekskluzive se si u plagos inspektori në Prishtinë
23/03/2026 - 22:31

Një mosmarrëveshje ka quar në plagosjen e një personi sonte në mbrëmje tek “Rruga B” në Prishtinë. Mësohet se i plagosuri është Inspektori i IPK-së Arsim Beqiri. Sipas...

Më shumëDetails

Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë
23/03/2026 - 21:35

Një inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës është plagosur sonte në lagjjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Veriu.info mëson se inspektori policor i plagosur është Arsim Beqiri nga...

Më shumëDetails

Sa ishte sot çmimi i naftës në Kosovë dhe vendet ku jetojnë bashkatdhetarët

Sa ishte sot çmimi i naftës në Kosovë dhe vendet ku jetojnë bashkatdhetarët
23/03/2026 - 20:59

Tregu i Kosovës është shumë i ekspozuar ndaj ndryshimeve të çmimeve apo situatave sikurse ajo në Iran. Por, vendet e rajonit kanë ndërmarrë masa për të përballuar rritjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    245 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 61
  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    680 Shpërndaje
    Shpërndaje 272 Tweet 170
  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë