Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kreu i VV-së, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin lokal TV Prizreni, ka folur për sfidat që qeveria e tij ka pasur gjatë drejtimit të shtetit në pesë vitet e fundit.
Kurti ka përmendur sulmet e ndodhura në Banjskë dhe në kanalin e Ibër-Lepencit.
Sipas Kurtit, Serbia përmes sulmit në Banjska kishte tentuar që ta ndante Kosovën, derisa sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e ka quajtur si sulm kinetik.
Menjëherë pas këtyre, Kurti ka përmendur Gjykatën Kushtetuese dhe vendimet e këtij institucioni si sfidë të radhës.
”Një sfidë tjetër kanë qenë aktgjykimet e Kushtetueses, e cila siç dihet na rrëzoi cmimin tavan për produktet bazë”, ka thënë Kurti.
Më tej ka përmendur pandeminë, sigurimin e vaksinave e inflacioni i vitit 2022./Express/














