Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dokumenti zyrtar: EFT-ja e Vuk Hamoviqit u licensua në shtator të vitit 2021 – gjatë Qeverisë Kurti II

16/12/2025 - 20:59
në Kryesore, Lajme
A A
Dokumenti zyrtar: EFT-ja e Vuk Hamoviqit u licensua në shtator të vitit 2021 – gjatë Qeverisë Kurti II
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Lahu, ka publikuar dokumentin që dëshmon licensimin e kompanisë EFT, në pronësi të biznesmenit Vuk Hamoviq, proces që ndodhi pikërisht në periudhën kur në pushtet erdhi Qeveria Kurti II dhe anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji ishin të emëruarit e ish-kryeministrit Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Lahu ka publikuar dokumentin e plotë të licencimit të kësaj kompanie, të datës 2 shtator 2021.

“Unë, Berat Lahu, nuk po shpif.

Armend Muja dhe Artane Rizvanolli më mirë është ta pranojnë se sa të perpiqen ta fshehin te vërtetën e tmerrshme dhe të pabesueshme të licencimit të EFT.

Me 02 Shtator 2021, është Licencu EFT, nga ZRRE.” – ka shkruar ai, duke bashkëngjitur njoftimin e ZRRE-së për licencim.

Në një paraqitje së fundi në një intervistë në “Debat Plus”, ai shpjegoi detaje se si të emëruarit e Albin Kurtit në Zyrën e Rregullatorit për Energji cenuan sigurinë nacionale të vendin me vendimin e vitit 2021, duke licencuar kompaninë “EFT” të biznesmenit serb, Vuk Hamoviq.

Siç sqaroi Lahu, ndonëse Hamoviq kishte aplikuar një vit më herët, drita e gjelbër iu dha pikërisht gjatë qeverisjes Kurti, në kohën kur kryesuesi dhe gjysma e Bordit të ZRrE-së ishin emëruar nga Vetëvendosje.

“EFT, Vukhamoviçi në vitin 2015 nëse nuk gaboj e themelon një kompani në Kosovë – EFT dhe në dhjetor 2020 aplikon për licencim. Deri në atë kohë, deri në vitin 2020 kur KOST del nga konjeksioni me Serbinë, rryma ka kalu nëpër Serbi”, tha ai.

“Në momentin që KOST pavarësohet, Serbia e ndërpret mundësinë e qarkullimit të energjisë në kuptimin e ankandeve e kështu me radhë dhe Kosovës i duhet që të bashkëpunojë ose të shkëmbej rrymë nëpërmjet Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Më 1 dhjetor, Komiteti merr vendim që KOST të pavarësohet, më 1 dhjetor Vukhamoviç aplikon për licencë në ZRrE dhe më 14 dhjetor zyrtarizohet dalja e KOST nga rrjeti interkonektiv me Serbinë dhe më 2 shtator, Ymer Fejzullahu i jep licencën EFT-së. Jo vetëm Fejzullahu por gjysma e Bordit të ZRrE-së në atë kohë zgjidhet nga Vetëvendosja, zgjedhen dy anëtarë dhe kryesuesi – që janë shumica; 3 nga 5 dhe ka vendimmarrje.” – shpjegoi Lahu.

Dokument

EFT, siç shpjegoi ai, licencën e mori licensën në vitin 2021, në kohën kur në qeveri ishte tashmë Vetëvendosje dhe kur kryesuesi i Bordit të ZRrE-së ishte pikërisht një person i përzgjedhur nga kjo parti.

“EFT licencën e merr në 2021-ës dhe prej asaj që ne vazhdimisht kemi qenë kundër, vjen dhe licensohet në kohën kur në qeveri është Vetëvendosje dhe kryesuesi i Bordit është dikush që është përzgjedhur nga Vetëvendosje.

Kjo për mu, kur e kam marrë vesh, ka qenë e pakapshme sepse kanë qenë dy elemente të ndryshme pse s’është dashur të ndodh kjo – pse duhet t’i hiqet licensa EFT-së e që mund të bëhet. Energjia, krahas ujit dhe telekomunikacionit, janë resurse dhe infrastrukturë kritike për një shtet. E dini rastin e Ibër Lepencit – krejt Evropa e ka pranu që është infrastrukturë kritike, sulmi aty është sulm terrorist.” – shtoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Pse Kurti s’po e propozon Osmanin për presidente, flet ish-deputeti i VV’së

Pse Kurti s’po e propozon Osmanin për presidente, flet ish-deputeti i VV’së
03/03/2026 - 21:13

Ish-deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, tha se mungesa e propozitës së Vjosa Osmanit për president nga Vetëvendosje nuk lidhet me kompetencat e saj, por me llogaritje të brendshme...

Më shumëDetails

Vulin: Serbia të veprojë në Kosovë sikur Izraeli me Mosadin në Iran

Vulin: Serbia të veprojë në Kosovë sikur Izraeli me Mosadin në Iran
03/03/2026 - 21:08

Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin Kurti dhe çdo individi që, sipas tij, ndjek...

Më shumëDetails

SHBA-ja dhe Izraeli bombardojnë një aeroport në Teheran

SHBA-ja dhe Izraeli bombardojnë një aeroport në Teheran
03/03/2026 - 20:20

Sipas raportimeve të agjencive iraniane të lajmeve, qytetarët e kryeqytetit kanë dëgjuar një seri shpërthimesh, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në mesin e banorëve. Raportet paraprake sugjerojnë se...

Më shumëDetails

Rutte fjalim në Kuvendin e RMV: Siguria në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për NATO-n

Rutte fjalim në Kuvendin e RMV: Siguria në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për NATO-n
03/03/2026 - 20:14

Pavarësisht se nga jeni, nga cila pjesë e aleancës transatlantike jeni, ne qëndrojmë së bashku me ju dhe së bashku do të jemi mbrojtës të paqes dhe sigurisë...

Më shumëDetails

Kryediplomati kinez i thotë homologut izraelit se sulmet ndaj Iranit duhet të ndalen

Kryediplomati kinez i thotë homologut izraelit se sulmet ndaj Iranit duhet të ndalen
03/03/2026 - 20:11

Kina i kundërshton sulmet ushtarake të nisura nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kundër Iranit dhe e kërkon ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive, i tha të martën homologut...

Më shumëDetails

Merz: Jemi në një linjë me SHBA, të rrëzojmë regjimin e tmerrshëm në Iran

A po e rrezikon debati për pensionet qeverinë në Gjermani?
03/03/2026 - 20:09

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se është në të njëjtën linjë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump për sa i përket rrëzimit të regjimit iranian. “Jemi në të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takim tjetër me Abdixhikun në Kuvend, Kurti pyetet a pritet të ketë marrëveshje

    “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Pas sulmit fizik, reperi “Mossi” kërcënon sërish gazetarin Burim Pacolli: “Nuk ki me kon asnjeher i mbrojtur”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Na duhen 80 vota”, Nagavci e Vetëvendosjes jep një kahje të re për zgjedhjen e presidentit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Burim Pacolli reagon pas sulmit: U godita nga Mossi dhe disa persona të tjerë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Ma këpute shpirtin, Adushi i nanës” – reagimi prekës i nënës së 21-vjeçarit mitrovicas që humbi jetën në aksidentin tragjik

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë