Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti polemizon me gazetaren serbe: S’ka kryeministër të Republikës së Kosovës që ka folur serbisht më shumë se unë

17/12/2025 - 17:31
në Lajme
A A
Kurti polemizon me gazetaren serbe: S’ka kryeministër të Republikës së Kosovës që ka folur serbisht më shumë se unë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në përurimin e urës së dytë mbi Ibër, që është destinuar për këmbësorët. Kurti ka thënë se ajo urë është për të rritur shkëmbimet mes dy pjesëve të Mitrovicës dhe s’është kundër askujt.

Pasi ka përfunduar adresimin në shqip, Kurtit i është bërë një pyetje nga një gazetare serbe, e cila i ka thënë se s’ka kuptuar asgjë nga deklarimet e tij, meqë nuk e di gjuhën shqipe dhe s’kanë përkthyes me veti.

Kurti i është përgjigjur asaj në gjuhën serbe, duke i thënë se ndoshta s’do të ishte keq që ndonjëherë të bëhen pyetje edhe në gjuhën shqipe, meqë kurrë s’është vonë për të mësuar një gjuhë tjetër.

“Shihni që unë po përgjigjem në serbisht, dhe ndoshta nuk do të ishte keq që edhe ju ndonjëherë t’i bëni pyetjet në shqip. Duhet të jemi të barabartë. Unë flas serbisht; pse edhe ju të mos flisni shqip? Dhe më besoni, kurrë nuk është vonë për të mësuar një gjuhë tjetër. Mendoj se ne si qenie njerëzore nuk jemi krijuar për të folur vetëm një gjuhë. Ja, unë po flas në gjuhën tuaj amtare dhe do t’ju përgjigjem në serbisht”, ka thënë Kurti.

Tutje kryeministri në detyrë ka vazhduar duke thënë se ura s’ka përkatësi etnike dhe se e lidh pjesën jugore dhe veriore të qytetit.

“Ne jemi këtu për të lidhur njerëzit, që të ketë sa më shumë tregti, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim – kulturor, arsimor, sportiv, e të tjera. Pra, ky urë nuk është kundër askujt. Ky urë është për të gjithë.Kjo urë është këmbësor, në fakt. Nuk është për makina, por vetëm për njerëzit që ecin nga njëra anë në tjetrën të qytetit. Është këtu për t’ju ndihmuar”, ka thënë Kurti tutje, raporton Express.

Ndërkohë gazetarja serbe e ka pyetur se kur do të takohet edhe me serbët lokalë që sipas gazetares “Kurti pretendon se i ka çliruar”.

“Desha t’ju pyes, se ju zakonisht theksoni se këta ura duhet të lidhin komunitetin serb dhe atë shqiptar. Si i lidhin ata konkretisht? Ajo që ne kemi mundur të shohim në periudhën e kaluar është se ju vini në pjesën veriore të Mitrovicës dhe praktikisht duket sikur bëni një paradë mode në shëtitoren kryesore, duke vizituar lokalet shqiptare. A keni folur ndonjëherë me serbët lokalë , jo me politikanë, jo me Listën Serbe, jo me ata të lidhur me Serbinë, por me ata të cilët pretendoni se i keni çliruar nga strukturat kriminale të Serbisë? A keni kontakt me ta?”, ka pyetur ajo.

Kurti është përgjigjur duke thënë se është takuar me shumë serbë, si në Veri por edhe kudo në Kosovë. Sipas Kurtit, s’ka asnjë kryeministër që ka bërë takime më së shumti dhe s’ka kryeministër që flet më shumë serbisht.

“Unë jam takuar me shumë serbë, si në pjesën veriore të Kosovës ashtu edhe kudo në Kosovë. Nuk ka asnjë kryeministër të Republikës së Kosovës që është takuar më shumë me serbë sesa unë. Nuk ka asnjë kryeministër tjetër që ka folur më shumë serbisht sesa unë”, ka thënë Kurti, shkruan Gazeta Express.

Ai tutje ka thënë se ka shume takime me serbët, por ata s’duan që ato të bëhen publike, meqë Beogradi i kontakton menjëherë dhe iu kërkon llogari se pse po flasin me kryeministrin e Kosovës.

“Tani, ka shumë serbë që flasin me mua, por nuk duan që kjo të bëhet publike, sepse Beogradi ushtron presion mbi ta dhe i kontakton menjëherë: ‘Pse po flet me kryeministrin e Kosovës?’ Pra, problemi nuk është te unë. Problemi është te regjimi autoritar në Beograd, i cili i shtyp dhe i ngulfat serbët këtu në Kosovë, që janë bashkëqytetarët e mi. Unë dua të jem, dhe jam kryeministër i të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë kombëtare apo fetare.”, ka thënë Kurti./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

PDK hap fushatën në Prizren, Bedri Hamza: 50% rritje page për mësuesi, mjekët, policët, zjarrëfikësit e ushtarët
Lajme

Bedri Hamza nga Prizreni: Dje vizitova Thaçin dhe Veselin, më kërkuan t’i presim të bashkuar

17/12/2025 - 20:31
79-shi i LDK-së, Besim Mulaj merr mbështetje të fuqishme në Istog
Lajme

79-shi i LDK-së, Besim Mulaj merr mbështetje të fuqishme në Istog

17/12/2025 - 20:21
Fadil Geci nderon dëshmorët e kombit, premton të jetë zëri i qytetarëve në Kuvend
Lajme

Fadil Geci nderon dëshmorët e kombit, premton të jetë zëri i qytetarëve në Kuvend

17/12/2025 - 19:50
Dje e gjeti të vetmuar, Halil Kastrari ia ndryshon jetën të moshuarit: Tani u la, u vesh dhe u ngroh
Lajme

Dje e gjeti të vetmuar, Halil Kastrari ia ndryshon jetën të moshuarit: Tani u la, u vesh dhe u ngroh

17/12/2025 - 19:26
Kica-Xhelili: Kurti, përmes Deharit, ka shkelur Kushtetutën vazhdimisht që nga 1 maji
Kryesore

Doarsa Kica-Xhelili tregon se a mund të ketë koalicion LDK-LVV për qeveri

17/12/2025 - 19:10
PDK hap fushatën në Prizren, Bedri Hamza: 50% rritje page për mësuesi, mjekët, policët, zjarrëfikësit e ushtarët
Lajme

PDK hap fushatën në Prizren, Bedri Hamza: 50% rritje page për mësuesi, mjekët, policët, zjarrëfikësit e ushtarët

17/12/2025 - 18:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re

    Duda Balje përdor gjuhë ofenduese gjatë një debati televiziv

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Faton Peci njofton për vendimin e dytë si kryetar i Mitrovicës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ndahen paratë për këto kategori të pensioneve

    316 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Debat edhe për motin, demantohet zyrtari i ASHNA që parashikoi temperatura të ashpra për Vit të Ri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Elshani deklarohet për punimet e komunës në palestrën sportive në veri

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë