Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves ka takuar sot kryetarin e ri të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojevic, dhe kryetarin e Zveçanit Dragisa Milovic.
Hargreaves ka thënë se zgjedhja paqësore e tyre ishte një zhvillim i mirëpritur në demokracinë e Kosovës.
“Ishte kënaqësi t’i takojë ata sot për të diskutuar për prioritetet e tyre dhe rëndësinë e sigurimit të një mjedisi të sigurt dhe prosperues për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Hargreaves.













