Kuvendi i Shqipërisë po përballet me momente tensionuese përgjatë seancës plenare të së enjtes.
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, teksa po ballafaqohej fizikisht me punonjësit e gardës, shihet duke mos e lëshuar çamçakëzin nga goja.
Pamjet janë publikuar nga ‘Euronews Albania’.
Deputetët e PD ndezën flakadanë dhe hodhën sende në drejtim të kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Ky i fundit përjashtoi nga seanca plenare deputetin e PD Klevis Balliu.













