Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bedri Hamza prezanton pesë zotimet e para: Rritje pagash prej 50%, pensione më të larta dhe ulje të tatimeve

18/12/2025 - 12:33
në Lajme
A A
Bedri Hamza prezanton pesë zotimet e para: Rritje pagash prej 50%, pensione më të larta dhe ulje të tatimeve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një videospot, përmes të cilit ka prezantuar pesë zotimet e tij të para për qytetarët e Kosovës.

Në mesazhin e tij, Hamza ka theksuar se këto zotime synojnë lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe rritjen e mirëqenies së tyre.

“Sot dua t’ju prezantoj pesë zotimet e mia të para, të cilat do t’i realizoj si Kryeministër i vendit, për t’ua lehtësuar jetën dhe për ta përmirësuar mirëqenien e çdo qytetari të Kosovës”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka bërë të ditur se zotimi i parë ka të bëjë me rritjen e pagave në sektorin publik.

“Do t’i rrisim pagat 50% për të gjithë punëtorët e sektorit publik”, ka thënë Hamza.

Po ashtu, Hamza ka paralajmëruar rritje të ndjeshme të pensioneve dhe ndihmave sociale.

“Do t’i rrisim të gjitha pensionet 50%, përfshirë ndihmat sociale, dhe pensioni më i ulët do të jetë 250 euro”, ka theksuar ai.

Një tjetër zotim lidhet me uljen e tatimit për pagat, me qëllim që punëtorët të kenë më shumë të ardhura mujore.

“Do ta ulim tatimin për pagat, ashtu që secili punëtor të marrë më shumë para në fund të muajit”, ka deklaruar Hamza.

Hamza ka paralajmëruar edhe ulje të TVSH-së për produktet bazike ushqimore.

“Do ta ulim TVSH-në për produktet esenciale dhe për shumë prej tyre do ta bëjmë zero, ashtu që çmimet e tyre të ulen”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka njoftuar se energjia elektrike do të lirohet nga TVSH-ja.

“Do ta heqim TVSH-në për energjinë elektrike, për faturë më të ulët dhe të përballueshme”, ka shtuar Hamza.

Në përmbyllje, kandidati për Kryeministër ka theksuar se këto zotime janë konkrete dhe të realizueshme.

“Këto janë zotimet e mia: të domosdoshme, të realizueshme dhe jetike”, ka përfunduar Hamza.

JU REKOMANDOJMË

Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

Vdes prishtinasi që u plagos nga polici gjatë një bastisjeje para disa ditësh
28/06/2026 - 23:49

Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Ferizaj mbrëmjen e së dielës. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë...

Më shumëDetails

Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir
28/06/2026 - 23:25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Maznik të Deçanit, ku dy persona kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e goditjes nga rryma. Lajmin...

Më shumëDetails

Këta janë dy personat që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit

Këta janë dy personat që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit
28/06/2026 - 22:56

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait me të birin në Deçan. Ai njoftoi se bëhet fjalë për Xhemajl Mustafajn dhe birit të...

Më shumëDetails

Del RAPORTI/ Shqipëria, e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe

Del RAPORTI/ Shqipëria, e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe
28/06/2026 - 22:32

Pavarësisht lajmeve të paguara në mediat ndërkombëtare, propagandës qeveritare dhe mediatike për “Shqipërinë turistike”, ajo që ndodh në terren është një realitet krejt tjetër. Teksa agjencitë qeveritare numërojnë...

Më shumëDetails

Dyshohet për vdekjen e një kosovari në Ulqin

Dyshohet për vdekjen e një kosovari në Ulqin
28/06/2026 - 22:00

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Plazhin e Vogël në Ulqin. Siç po raportohet në media, një person i moshuar ka...

Më shumëDetails

PREVENT: Beogradi shfrytëzon dezinformimin me rryma fetare për të dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës

PREVENT: Beogradi shfrytëzon dezinformimin me rryma fetare për të dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës
28/06/2026 - 21:36

Serbia vazhdon të përdorë narrativat për ekstremizmin islam si pjesë të një strategjie për ta dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe për të minuar harmoninë ndërfetare mes shqiptarëve,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    221 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Mosmarrëveshja mes ish-krushqve në Skenderaj eskalon në kanosje me armë, sekuestrohen revole e fishekë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Vëllezërit bëhen “kërrsh” mes vete në Obiliq për shkak të një prone, ndalohen për 48 orë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë