Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryeministri Kurti në Therandë: Kosova po ecën përpara, ka kaluar koha e premtimeve pa mbulesë

18/12/2025 - 22:53
në Lajme
A A
Kryeministri Kurti në Therandë: Kosova po ecën përpara, ka kaluar koha e premtimeve pa mbulesë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot, në tubimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi” në Therandë, u prezantuan zotimet e qeverisë për mandatin e ardhshëm, krahas kujtimit të punëve të mira të realizuara gjatë mandatit të kaluar.

Në fjalën hyrëse, kryetari i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Therandë, Jetmir Durmishi, theksoi se Qeveria Kurti II ka realizuar projekte të shumta sociale dhe infrastrukturore, duke e përmirësuar dukshëm jetën e qytetarëve të Therandës dhe të gjithë Kosovës. Ai u shpreh se edhe mandati i ardhshëm do të vazhdojë me projekte në interes të qytetarëve, për më shumë siguri dhe begati.

Kryeministri Albin Kurti theksoi rëndësinë e votimit sa më masiv të numrit 116, për të vazhduar me punët e mira si ato që i realizuam gjatë mandatit katërvjeçar. Ai u shpreh se lufta kundër krimit dhe korrupsionit është përkthyer drejtpërdrejt në rritje ekonomike dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.

“Siguria është shndërruar në begati. Por siguria nuk është vetëm rend dhe ligj, ajo është edhe energji, ujë, punë e sigurt dhe parashikueshmëri për qytetarët. Çdo masë që kemi ndërmarrë ka për qëllim punë më të mirë, jetë më të sigurt dhe shtet më të fortë”, theksoi Kurti.

Duke folur për premtimet elektorale të kundërshtarëve, Kryeministri Kurti tha se ato janë premtime pa mbulesë. “Ne kemi trend të vazhdueshëm zhvillimi dhe qytetarët po e përjetojnë këtë. Ata që dikur rritnin pagat vetëm 4%, sot premtojnë rritje 50%. Ndërsa ne kemi vepruar: buxheti për pagat në sektorin publik është rritur për 47% krahasuar me kohën kur morëm detyrën dhe këtë trend do ta vazhdojmë”, u shpreh ai.

Kurti theksoi se zhvillimi ekonomik nis nga prodhimi vendor. “Pa prodhim nuk ka pavarësi ekonomike. Shteti do të jetë partner i sipërmarrësit. Në mandatin e ardhshëm, një miliard euro do të ndahen për prodhuesit vendorë, me theks të veçantë edhe për Therandën”, tha ai.

Në aspektin social, Kryeministri kujtoi se para qeverisjes së Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk kishte shtesa për nëna dhe fëmijë. “Sot kemi mbështetje për lehonat dhe shtesa për fëmijët nga 0 deri në 16 vjeç. Mbështetja për lehonat do të rritet në 500 euro në vitin e ardhshëm”, theksoi Kurti.

Ai vuri në pah edhe investimet në çerdhe, duke theksuar se brenda katër vjetësh janë ndërtuar 73 çerdhe, krahasuar me vetëm katër çerdhe të ndërtuara për 17 vjet nga qeveritë e mëparshme.

Kryeministri Kurti foli edhe për investimet konkrete në Therandë dhe Suharekë. Ai theksoi se po ndërtohet stadiumi i ri i qytetit me 6500 ulëse, me investim rreth 11 milionë euro. Po ashtu, janë realizuar investime të rëndësishme në infrastrukturë rrugore, ujësjellës, bujqësi dhe kulturë, përfshirë ndërtimin e Digës së Dragaçinës, rrugë të reja lokale dhe investimin prej 3.8 milionë euro në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi”.

Në bujqësi, nga mbi 120 mijë fermerë përfitues në nivel vendi, rreth 4 600 janë nga Suhareka, ndërsa janë ndërtuar edhe sisteme të reja ujitjeje. Kryeministri përmendi edhe ndërtimin e çerdhes “Flutura” për 160 fëmijë, një nga çerdhet më të mëdha në Kosovë.

Në fund, Kryeministri Kurti prezantoi pesë vendimet e para të mandatit të ardhshëm, përfshirë buxhetin rekord prej 4 miliardë eurosh për vitin 2026, pagën e 13-të për shërbyesit publik dhe pakon për përballje me inflacionin, duke u bërë thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor ta mbështesin Lëvizjen VETËVENDOSJE! për vazhdimin e rrugës së zhvillimit, sigurisë dhe begatisë.

JU REKOMANDOJMË

Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

Vdes prishtinasi që u plagos nga polici gjatë një bastisjeje para disa ditësh
28/06/2026 - 23:49

Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Ferizaj mbrëmjen e së dielës. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë...

Më shumëDetails

Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir
28/06/2026 - 23:25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Maznik të Deçanit, ku dy persona kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e goditjes nga rryma. Lajmin...

Më shumëDetails

Këta janë dy personat që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit

Këta janë dy personat që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit
28/06/2026 - 22:56

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait me të birin në Deçan. Ai njoftoi se bëhet fjalë për Xhemajl Mustafajn dhe birit të...

Më shumëDetails

Del RAPORTI/ Shqipëria, e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe

Del RAPORTI/ Shqipëria, e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe
28/06/2026 - 22:32

Pavarësisht lajmeve të paguara në mediat ndërkombëtare, propagandës qeveritare dhe mediatike për “Shqipërinë turistike”, ajo që ndodh në terren është një realitet krejt tjetër. Teksa agjencitë qeveritare numërojnë...

Më shumëDetails

Dyshohet për vdekjen e një kosovari në Ulqin

Dyshohet për vdekjen e një kosovari në Ulqin
28/06/2026 - 22:00

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Plazhin e Vogël në Ulqin. Siç po raportohet në media, një person i moshuar ka...

Më shumëDetails

PREVENT: Beogradi shfrytëzon dezinformimin me rryma fetare për të dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës

PREVENT: Beogradi shfrytëzon dezinformimin me rryma fetare për të dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës
28/06/2026 - 21:36

Serbia vazhdon të përdorë narrativat për ekstremizmin islam si pjesë të një strategjie për ta dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe për të minuar harmoninë ndërfetare mes shqiptarëve,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Mosmarrëveshja mes ish-krushqve në Skenderaj eskalon në kanosje me armë, sekuestrohen revole e fishekë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • Vëllezërit bëhen “kërrsh” mes vete në Obiliq për shkak të një prone, ndalohen për 48 orë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë