Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka thënë se çdo të premte do të mbajë takim me qytetarë.
Peci ka thënë që secili qytetar mund të caktoj termin te kabineti,në mënyrë që t’i adresojë hallet e mitrovicasëve.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi ☀️
🤝 Ashtu siç e kam thënë, 1 ditë në javë takime me qytetarë.
🗓️ Çdo të premte, do t’ia dedikoj secilit qytetar nga secila lagje, secili fshat e secili lokalitet. Nga sot mund ta caktoni termin për takim përmes kabinetit.
�Çdo hall dëgjohet dhe, me mundësi financiare e bazë ligjore, do të adresohet.
🙋 Në shërbim të qytetarit!
Numri kontaktues: 038 200 420 00















